Lajmet

Përmbytjet në Korenë e Jugut u marrin jetën të paktën 39 personave

Mes viktimave ishin dymbëdhjetë individë që humbën jetën tragjikisht në një nënkalim që u përmbyt.

Published

on

Numri i të vdekurve nga shiu i dendur në Korenë e Jugut është rritur në 39, dhe presidenti i vendit Yoon Suk Yeol fajësoi të hënën autoritetet duke thënë se kanë dështuar të ndjekin protokollet e reagimit ndaj fatkeqësive.

Mes viktimave ishin dymbëdhjetë individë që humbën jetën tragjikisht në një nënkalim që u përmbyt.

Që nga e enjtja e javës së kaluar, rajonet qendrore dhe jugore të vendit janë goditur nga reshjet e shiut, duke arritur kulmin e sezonit të shirave që nisi në fund të qershorit.

Ministria e Brendshme ka raportuar gjithashtu nëntë persona të zhdukur dhe 34 të plagosur në të gjithë vendin.

Dymbëdhjetë persona humbën jetën në një nënnkalim në qytetin qendror të Çeongju. Incidenti ndodhi të shtunën kur një përmbytje e menjëhershme përfshiu 16 automjete, duke përfshirë një autobus. Nëntë presona të tjerë pësuan lëndime.

Incidenti ka ngritur shqetësime për aftësinë e Koresë së Jugut për të parandaluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj dëmeve nga përmbytjet.

Disa përdorues të rregullt të rrugës kritikuan qeverinë për mos ndalimin e hyrjes në nënkalim, pavarësisht parashikimeve për përmbytje.

Vitin e kaluar, kur reshjet më të mëdha në 115 vjet që shkatërruan Seulin, duke përfshirë distriktin e pasur Gangnam, rezultuan me vdekjen e të paktën 14 personave dhe përmbytje të metrove, rrugëve dhe shtëpive, qeveria u zotua të marrë masa për të trajtuar më mirë fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Presidenti Yoon, i cili kohët e fundit u kthye nga një udhëtim jashtë shtetit, bëri thirrje për një takim brenda agjencisë për reagimin ndaj fatkeqësive të hënën. Ai pranoi se situata ishte përkeqësuar për shkak të menaxhimit të dobët të zonave me ndjeshmëri të lartë.

“Ne kemi theksuar vazhdimisht rëndësinë e kontrollit të aksesit në zonat e rrezikshme dhe zbatimin e evakuimeve parandaluese që nga viti i kaluar. Megjithatë, nëse parimet themelore të reagimit ndaj fatkeqësive nuk respektohen në vend, garantimi i sigurisë publike bëhet i vështirë”, tha Yoon gjatë takimit.

Ai u kërkoi autoriteteve të bëjnë përpjekje maksimale në shpëtimin e viktimave dhe premtoi mbështetje për përpjekjet e rimëkëmbjes dhe familjet e prekura.

Ai gjithashtu propozoi përcaktimin e zonave të prekura nga përmbytjet si zona të veçanta të fatkeqësive. 

Lajmet

Sot prezantohen rezultatet e çmimeve të pronave banesore

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban sot konferencën për media me rastin e publikimit të të dhënave për Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB) në Republikën e Kosovës.

Ky indeks publikohet për herë të parë në Kosovë pas kërkesave të shumta nga përdoruesit e statistikave zyrtare.

“Ky publikim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e statistikave ekonomike dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare për analizën e tregut të patundshmërive”, njofton ASK.

Në këtë konferencë do të flasin Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, Hekuran Murati, Ministër në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Ahmet Ismaili, Guvernatori i BQK-së, Avni Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Kurse prezantimi i rezultateve, do të bëhet nga Arlinda Mataj, Udhëheqëse e Divizionit të Statistikave të Çmimeve në ASK./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Aksidentohen 8 vetura në Gjermani, dëmet mbi 100 mijë euro

Published

on

Në Sttuttgart asgjë nuk funksionoi në rrugën drejt Fellbach në trafikun e orës së pikut, kur gjatë një aksidenti u përfshin tetë automjete.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, tha një zëdhënës i policisë duke shtuar se fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Zëdhënësi i policisë tha se dëmet materiale kapin shifrën 120 mijë euro dhe se rruga në drejtim të Fellbach, rrethi Rems-Murr-Kreis, ishte e mbyllur./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kupa e Italisë, në çerekfinale përballja shqiptare Gjimshiti – Zhegrova

Published

on

Atalanta mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll.

Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë.

Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova.

Takimet do të zhvillohen më 4 dhe 11 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë planifikuar për 4 mars (ndeshja e parë) dhe 22 prill (ndeshja e dytë).

Finalja është planifikuar për datën 13 maj 2026, sipas traditës në stadiumin Olimpik në Romë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here edhe me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do ë sillen ndërmjet 1 deri 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7-10 gradë celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5 metër për sekondë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara