Lajmet

Përmbyten 500 familje në Vushtrri

Published

on

500 familje në komunën e Vushtrrisë janë përmbytur si shkak i vërshimeve, ndërkohë që Lumi “Sitnica” ka dalë nga shtrati. Me mijëra hektarë tokë janë përmbytur, e këto vërshime po konsiderohen si më të mëdha që nga viti 1979.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me gjendjen emergjente të krijuar në komunën e Vushtrrisë, kryetari Xhafer Tahiri tha se kjo komunë mbrëmë dhe sot paradite është përballur me vërshime të mëdha, vërshime të cilat nuk mbahen mend qe nga viti 1979.

Veç tjerash, bëri të ditur se shumë rrugë të qytetit janë bllokuar. Ndërsa, zonat më të prekura janë ato të qytetit.

“Mbrëmë dhe sot ka pasur vërshime të mëdha. Lumi ‘Sitnica’ ka dalë nga shtrati dhe janë përmbysur me qindra hektarë tokë. Dhe 500 familje dhe shtabi të cilat janë përmbytur nga uji. Për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë viktimë të njerëzve. Ndërkohë që banorët janë ndihmuar në evakuimin e tyre. Janë evakuuar rreth 100 familje nga FSK, zjarrfikësit dhe vullnetarë. Ne dje e kemi shpallur gjendjen e emergjencës civile”, theksoi ai.

Tahiri po ashtu theksoi se ka pasur dëme të mëdha edhe në toka bujqësore dhe ferma. Ai bëri të ditur që janë 120 dele janë mbytur në një fermë, dhe ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur të shpëtojnë ata.

“Niveli i ujit ka filluar të bie, situata ka filluar të qetësohet. Të gjitha ekipet komunale janë duke u dalë në ndihmë banorëve qe sa më lehtë të përballojnë këtë situatë. Komuna ka zero fonde që të ndihmojë këto familje. Duhet të ketë përkrahje nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Shkolla “Naim Frashëri” dhe Palestra e Sportit në Samadrexhë do të shfrytëzohen për strehim në rast nevoje të këtyre familjeve.

Lajmet

United Hospital sjell ekspertizën e avancuar në ERCP – diagnostikim dhe trajtim modern për sëmundjet biliare dhe pankreatike

Published

on

Prishtinë – Në fushën e gastroenterologjisë dhe endoskopisë moderne, United Hospital ofron procedurën ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography), një teknikë e specializuar që mundëson vlerësimin dhe trajtimin e problemeve të rrugëve biliare dhe pankreasit, në raste të përzgjedhura klinikisht.

Në United Hospital, teknologjia moderne endoskopike dhe përvoja e specialistëve bashkohen për t’u ofruar pacientëve një qasje bashkëkohore ndaj patologjive komplekse të sistemit biliar dhe pankreatik. ERCP përdoret kryesisht në raste të gurëve në rrugët biliare, ngushtimeve të kanaleve biliare ose pankreatike, kolangitit, disa komplikimeve pankreatike, tumoreve të rrugëve biliare apo pankreasit dhe rrjedhjeve biliare pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Sëmundjet e rrugëve biliare dhe pankreasit kërkojnë diagnostikim të saktë, vlerësim të specializuar dhe ndërhyrje të realizuar me precizion të lartë. Në këtë dimension të mjekësisë moderne, ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography) përfaqëson një procedurë të avancuar të endoskopisë terapeutike, e cila u mundëson specialistëve të identifikojnë dhe trajtojnë një sërë patologjish komplekse të sistemit biliar dhe pankreatik.

Në United Hospital, kjo fushë e gastroenterologjisë ndërthur ekspertizën e mjekëve specialistë, teknologjinë bashkëkohore endoskopike dhe qasjen multidisiplinare ndaj pacientit, duke krijuar kushte për trajtim të personalizuar dhe të orientuar drejt sigurisë. ERCP ka një rol veçanërisht të rëndësishëm në trajtimin e obstruksioneve të rrugëve biliare, gurëve të kanalit biliar, strikturave, rrjedhjeve biliare dhe patologjive të tjera që kërkojnë ndërhyrje terapeutike të drejtpërdrejtë.

Në duart e një ekipi të specializuar, teknologjia nuk është vetëm mjet diagnostikues – ajo shndërrohet në mundësi për ndërhyrje precize, minimalisht invazive dhe të përshtatur me nevojat konkrete të pacientit. Kjo është qasja që synon të ofrojë United Hospital në kujdesin modern gastroenterologjik dhe endoskopik.

Një nga karakteristikat kryesore të ERCP është mundësia që, krahas vlerësimit endoskopik dhe imazherik, të kryhen edhe ndërhyrje terapeutike në të njëjtën procedurë, kur kjo është e indikuar. Në varësi të gjendjes së pacientit, mund të realizohen procedura si heqja e gurëve nga kanalet biliare ose vendosja e stentëve për të përmirësuar drenimin e tyre.

Teknologji moderne, ndërhyrje e specializuar dhe kujdes profesional
Në United Hospital, ERCP zhvillohet në një mjedis të pajisur për procedura të avancuara endoskopike, me synim sigurinë, saktësinë dhe kujdesin ndaj pacientit. Duke qenë procedurë e specializuar dhe me rreziqe të mundshme, indikacioni përcaktohet individualisht nga mjeku specialist pas vlerësimit të plotë klinik.

Për pacientët e përzgjedhur, kjo qasje minimalisht invazive mund të shmangë nevojën për disa ndërhyrje kirurgjikale më të mëdha dhe të mundësojë rikthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme.

United Hospital – aty ku teknologjia moderne, ekspertiza mjekësore dhe kujdesi profesional ndërthuren për një qasje bashkëkohore ndaj shëndetit tuaj digjestiv.

📞 Caktoni terminin: 046 60 70 70
📍 United Hospital, M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë/rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës

Published

on

Policia e Kosovës ka sqaruar se ndalimi i hyrje-daljeve dhe parkimit të automjeteve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, më 8 shtator, është bërë me kërkesë zyrtare të Drejtorisë së Shërbimeve Teknike të Kuvendit.

Sipas Policisë, kërkesa ka paraparë që, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes, të mos lejohej hyrja, dalja dhe parkimi i automjeteve në këto hapësira.

Ndalimi është bërë për shkak të pastrimit të oborrit dhe parkingjeve me mekanizëm adekuat. Policia ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të rikthehen procedurat e rregullta për hyrje-daljet dhe parkimin e personave të autorizuar.

PK-ja ka theksuar se veprimet e saj i ndërmerr në përputhje me autorizimet ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe zbatimin e kërkesave zyrtare të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë në vlerë 1.5 milionë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e pesë personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në një rast që lidhet me tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.

Arrestimet janë realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet hetimore të zhvilluara deri më tani dyshohet se personat e përfshirë, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, kanë pajisur në mënyrë të kundërligjshme personin me inicialet M.S. me fletë poseduese për një pronë prej dy hektarësh në Fushë Kosovë.

Më pas, dyshohet se M.S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që pronën ta tjetërsojë përmes shitblerjes te personat me inicialet M.Z. dhe M.Z.

Prokuroria dyshon se gjatë këtij procesi janë përdorur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa vlera e pronës kap shumën prej 1 milion e 500 mijë eurosh.

Pesë të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara