Lajmet nga UBT

Përmbyllet suksesshëm edicioni i dymbëdhjetë i “Global UBT Fest 2023”

30 shkolla verore gjatë 31 ditëve të korrikut, mblodhën studentë, profesorë, ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Published

on

Festivali tradicional më i madh i dijes dhe shkencës në Kosovë dhe Evropë “Global UBT Fest 2023” suksesshëm ka përmbyllur edicionin e dymbëdhjetë me të gjitha aktivitetet e parapara për këtë vit.

30 shkolla verore gjatë 31 ditëve të korrikut, mblodhën studentë, profesorë, ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, nga Kosova, rajoni dhe bota, për të organizuar debate e ligjërata tematike rreth temave specifike, të cilat u trajtuan me qëllim që studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të avancojnë dhe të përfitojnë njohuri të reja rreth profesionit të tyre.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi theksoi se “Global UBT Fest 2023” ka shërbyer si një platformë e fuqishme për të nxitur ndarjen e dijes dhe për të frymëzuar rininë në ndjekjen e pasionit të tyre për dije dhe shkencë. Rektori Hajrizi vuri në dukje se angazhimi i pjesëmarrësve dhe profesionalizmi i tyre në prezantimet e tyre ka kontribuar në një eksperiencë të pasur edukative për të gjithë.

“Festivali u shënua me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë prezantime të akademikëve të shquar, punëtori kreative, sesione dhe takime për të shkëmbyer idetë dhe njohuritë e tyre. Shkolla verore ofroi një gamë të gjerë temash dhe disiplina shkencore, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të zgjedhin ato që i interesonin më shumë”, tha Rektori Hajrizi.

Ky festival mblodhi pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe bota, për të trajtuar tema specifike që kanë të bëjnë me fushat e tyre të studimit, si dhe ishte një mundësi unike për të zgjeruar dijen dhe për të eksploruar aspekte të ndryshme të profesionit të tyre.

Pjesëmarrja aktive dhe angazhimi i të gjithë pjesëmarrësve, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe ideve, bënë që ky festival të jetë një nga evenimentet më të suksesshme në fushën e dijes dhe shkencës në Kosovë dhe Evropë.

Lajmet nga UBT

UBT do të ndajë çmimin më të lartë institucional për Tony Clement

Published

on

By

Ju njoftojmë me kënaqësi se UBT do të organizojë një ngjarje të veçantë më 21.05.2025, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, ku do të mirëpresim Tony Clement, udhëheqës publik i shquar me përvojë të gjerë në politikat dhe qeverisjen shëndetësore në Kanada, dhe përtej.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, z. Clement do të mbajë një ligjëratë publike me temën: “Ndërtimi i urave: Mësime mbi lidershipin, inovacionin dhe bashkëpunimin mes Kanadasë dhe Kosovës”, si dhe do të nderohet nga UBT me Honorary Degree “Excellence in Leadership” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shëndetësi, inovacion dhe zhvillim ekonomik.

Ngjarja do të përfshijë edhe një vizitë në kampus.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi merr pjesë në Javën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Akademik në TU-Sofia të Bullgarisë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në Javën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Akademik, e cila po mbahet në Universitetin Teknik të Sofjes (TU-Sofia).

Në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, Rektori Hajrizi shoqërohet nga një delegacion prej pesë anëtarësh nga UBT, përfshirë profesorë dhe studiues të fushave të ndryshme, të cilët kanë mbajtur prezantime dhe kanë shkëmbyer përvoja me përfaqësues të universiteteve nga Evropa, Amerika Latine dhe rajoni i Ballkanit.

Rektori Hajrizi ka zhvilluar takime me Rektorin e TU-Sofia, Prof. Dr. Georgi Venkov, Zëvendësrektoren Prof. Dr. Lidia Galabova, si dhe me drejtoreshën e programit Erasmus+ në Bullgari dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve akademike partnere.

Rektori Hajrizi mbajti një prezantim mbi vizionin dhe qasjen e UBT-së si një institut lider në arsim, i cili ndërthur arsimin, kërkimin shkencor dhe zhvillimin teknologjik në mënyrë të integruar. Ndërsa, Prof. Dr. Zhilbert Tafa, zhvilloi një prezantim rreth temës “Insights and Research in IoT” dhe Prof. Dr. Besnik Qehaja prezantoi hulumtime të reja në fushën e menaxhimit dhe inovacionit.

Delegacioni i UBT-së u bë pjesë aktive e paneleve dhe ligjëratave të shumta, ku trajtuan tema aktuale si: inteligjenca artificiale, algoritmet për edukim të personalizuar, digjitalizimi i arsimit, IoT dhe zhvillimet në rrjetet e avancuara 6G.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi takon drejtuesit e Interporto S.p.A për partneritet në logjistikë dhe infrastrukturë

Published

on

By

Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtuesit e kompanisë prestigjioze Interporto S.p.A në qytetin e Bolonjës – një ndër qendrat më të mëdha logjistike në Evropë, e njohur për kapacitetet e saj të avancuara në transport dhe menaxhim logjistik.

Në këtë takim morën pjesë Dr. Stefano Caliandro, Avokat dhe lektor i së Drejtës së Punës dhe të Drejtës së BE-së në Universitetin e Bolonjës, Giuseppe Dall’Asta, Menaxher i përgjithshëm i Interportos dhe Dr. Alessandro Alberani, i cili ka qenë edhe president i mëparshëm i Interportos dhe i organizatës ACER.

Takimi u fokusua në identifikimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe INTERPORTO S.p.A, me qëllim krijimin e urave të reja të bashkëpunimit akademik dhe profesional.

Ky takim vjen në vazhdën e synimeve të UBT-së për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë në sektorë strategjikë, si logjistika, inxhinieria e ndërtimit, infrastruktura dhe planifikimi hapësinor, ku UBT tashmë ofron programe akademike cilësore dhe të përqendruara në tregun global të punës.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e kësaj vizite për vendosjen e një partneriteti afatgjatë me një nga portet më të rëndësishme të Italisë, me qëllim shfrytëzimin e përvojës dhe teknologjisë së avancuar të Bolonjës si model për ndërtimin e portit të thatë të Kosovës, i cili do të shërbente si nyje e re logjistike rajonale dhe nxitës për zhvillimin ekonomik të vendit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT afron Kosovën me qendrat kërkimore më të avancuara në Evropë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga drejtori i njësisë kërkimore të CINECA-s, Dr. Sanzio Bassini, pati mundësinë të njihej nga afër me kapacitetet e jashtëzakonshme të kësaj platforme teknologjike, e cila përfaqëson një burim strategjik për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe transformimit digjital në Evropë.

Gjatë vizitës u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit konkret ndërmjet UBT-së dhe qendrës CINECA në fusha si inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave të mëdha (big data), simulimet shkencore, teknologjitë emergjente, si dhe shfrytëzimi i fuqisë së superkompjuterit për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në arsim, shëndetësi, energji dhe klimë.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë që kanë partneritete të tilla për avancimin e kapaciteteve kërkimore dhe inovative të institucioneve kosovare dhe për ndërlidhjen më të fuqishme me rrjetet shkencore evropiane. Ai gjithashtu prezantoi qasjen e UBT-së si një universitet lider në rajon për digjitalizimin dhe integrimin e teknologjive të avancuara në procesin arsimor dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Continue Reading

Të kërkuara