Kronikë e zezë

Përleshje në Pejë, i mituri plagoset me thikë

Policia ka arrestuar edhe të dyshuarit.

Published

on

Një përleshje nё mes tё disa personave ka ndodhur në Pejë mesditën e së enjtes dhe njё i mitur ka mbetur u plagosur me thikë dhe ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit, njёri nga ta gjithashtu i mitur, ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” rreth orës 12:00.

Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё janё arrestuar edhe tё dyshuarit.

Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtës dhe prindit, i dyshuari i parё me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa i dyshuari i dytё, i mitur, ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan: Mashtroi një familje me bileta aeroplani

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari i kishte marrë një shumë parash një familjeje, duke u premtuar rrejshëm se do t’u siguronte bileta udhëtimi me aeroplan.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedua të mëtejshme ligjore./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara