Lajmet

Përleshen trupat indiane dhe kineze, shkak kufiri i Himalajeve

Kufiri i diskutueshëm 2,100 milje ka qenë prej kohësh burim zënkash midis Nju Delhit dhe Pekinit.

Published

on

Trupat indiane dhe kineze janë përleshur në kufirin e tyre të diskutueshëm të Himalajeve, incidenti i parë i njohur midis dy tyre në gati dy vjet.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Indisë tha se ushtarët nga të dyja palët pësuan lëndime të lehta në përballje, e cila u zhvillua të premten në sektorin Tawang në territorin verilindor të Indisë të Arunachal Pradesh, një rajon i largët dhe jomikpritës që kufizohet me Kinën jugore.

Kufiri i diskutueshëm 2,100 milje ka qenë prej kohësh burim zënkash midis Nju Delhit dhe Pekinit, me tensionet që u përshkallëzuan ndjeshëm në qershor rë vitit 2020 kur luftimet midis dy palëve rezultuan në vdekjen e të paktën 20 ushtarë indianë dhe katër kinezë në Aksai Chin-Ladakh.

Duke folur me ligjvënësit të martën, ministri i Mbrojtjes i Indisë, Rajnath Singh akuzoi trupat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA) se po përpiqen të ndryshojnë “në mënyrë të njëanshme” status quo-në duke u përpjekur të kalojnë vijën e kontrollit aktual (LAC) – kufirin de facto të dy vendeve.

“Përballja që pasoi çoi në një përleshje fizike në të cilën ushtria indiane me guxim parandaloi PLA-në që të kalonte në territorin tonë dhe i detyroi ata të ktheheshin në postet e tyre”, tha Singh, duke shtuar se nuk kishte lëndime serioze nga ana indiane.

Singh tha se takimi u zhvillua të dielën dhe palës kineze iu “kërkua të përmbahej nga veprime të tilla dhe të ruante paqen dhe qetësinë” përgjatë kufirit. Çështja po trajtohej edhe përmes kanaleve diplomatike, shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Kinës nuk e pranoi drejtpërdrejt incidentin në një konferencë të planifikuar rregullisht të lajmeve të martën.

“Me sa dimë, zona kufitare Kinë-Indi është përgjithësisht e qëndrueshme dhe të dyja palët kanë mbajtur komunikim të qetë për çështjet e kufirit përmes kanaleve diplomatike dhe ushtarake”, tha zëdhënësi Wang Wenbin kur u pyet për deklaratën e Indisë për incidentin.

Kina shpresonte se India do të ishte “në të njëjtën faqe” për të “ruajtur bashkërisht paqen dhe stabilitetin e kufirit Kinë-Indi”, shtoi ai./UBTNews/

Lajmet

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave, me fokus të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara