Lajmet

Përhapja e lehtë e varianteve të reja të Covid 29

Pse po përhapen më lehtë variantet e reja të SARS-CoV-2?

Published

on

“The Economist”

Si të gjitha organizmat e gjalla edhe viruset kanë ciklet e tyre jetësore. Ato janë parazitare, duke filluar në momentin kur një virus-prind infekton një krijesë tjetër dhe pushton qelizat e tij për të bërë kopje të vetvetes.

Në rastin e SARS-CoV-2, virusi që po shkakton pandeminë aktuale, kjo ndodh kur virusi depërton përmes një enzime të quajtur ACE2 në membranën e disa qelizave njerëzore, dhe rrëshqet në gjenomën e saj. Ky pushtim qelizor ndihmohet nga një proteinë që e studion sipërfaqen e virusit.

Ndryshimet në këtë proteinë, të nxitura nga ndryshimet gjenetike për shkak të mutacionit, ndryshojnë edhe vetitë e përgjithshme të virusit, dhe sidomos aftësinë e tij për t’u përhapur nëpër popullata. Natyra e ndryshueshme e viruseve,e ka burimin tek rastësia e natyrshme që ndodh brenda procesit të prodhimit të kopjeve të çdo objekti, duke i bërë të pashmangshmegabimet, të cilat quhen mutacione.

Shumica dërrmuese e viruseve nuk i mbijetojnë dot gabimeve në procesin e shumimit.

Por disa po, dhe madje mund të lulëzojnë si rezultat i këtyre ndryshimeve, duke e fituar konkurrencën me viruset paraardhës, dhe duke u përhapur në një mënyrë më efikase nëpër popullatën e tyre pritëse.

Ekzistojnë disa pjesë të strukturës së virusit, të cilat janë më të afta të përballojnë mutacionet:proteina që vesh nga jashtë virusin është më tolerante ndaj ndryshimeve. Viruset që pësojnë mutacione dhe mbijetojnë quhen variante. Ato nisën të shfaqeshin në nëntorin e vitit të kaluar, me variantin Alfa që u zbulua fillimisht në Kent, në juglindje të Anglisë.

Variantet e reja, duhet se kanë prioritet në krahasim me ato të vjetrat, nëse shndërrohen në formën dominuese të virusit.

Një nga mutacionet e para që rrit transmetueshmërinë u njoh si N501Y ose“Nelly”, një nga tetë mutacionet që karakterizuan proteinën virale të variantit Alfa. Emri teknik i mutacionit i referohet ndryshimeve në gjenomin e virusit. “501” do të thotë që ndryshimi po ndodh në aminoacidin 501 në një zinxhir prej 1.273 të tilla që përbëjnë proteinën virale.

Meqenëse aminoacidet e ndryshme kanë veti kimike paksa të ndryshme, ky ndryshim ka një ndikim në strukturën e proteinës mbështjellëse.

Për pasojë ndryshon edhe mënyra e shpërndarjes së ngarkesës elektrike. Kjo nga ana e saj ndryshon paksa formën e proteinës, pasi zonat me ngarkesë elektrike pozitive tërheqin zona me ngarkesë negative. Falë kësaj dinamike, N501Y lejon që një pjesë thelbësore e kulmit të rrotullohet rreth 20 gradë, duke bërë që të përshtatet më mirë me receptorin ACE2.

Kjo gjë e rrit transmetueshmërinë. Mutacione të tjera kryejnë një truk të ngjashëm Delta, varianti që u zbulua për herë të parë në Indi dhe që aktualisht po përhapet në të gjithë botën, duket të jetë edhe më i transmetueshëm se Alfa dhe variantet e tjera. Edhe pse nuk është e qartë, pasi studimet e hollësishme strukturore mbi proteinën e këtij varianti nuk kanë përfunduar ende.

Por Ravindra Gupta, virolog molekular në Universitetin e Kembrixhit dhe kolegët e tij argumentojnë se transmetueshmëria e shtuar e Delta ka të bëjë pjesërisht me një mutacion në vendin aminoacidin nr.681. Kjo është pika në majë ku lidhet me ACE2, dhe proteina virale çahet më dysh.

Ndërkohë ekzistojnë edhe mutacione të tjera teorike që e bëjnë virusin më të transmetueshëm dhe të cilat ai nuk i ka arritur akoma. Por edhe të tjerë që e ndihmojnë atë të shmangë antitrupat që lëshon sistemi imunitar në mënyrë që të mbrojë trupin nga infeksioni. / bota.al

Lajmet

Kosova ekstradon në Gjermani një shtetas të kërkuar përmes INTERPOL-it për trafikim droge

Published

on

By

Policia e Kosovës ka realizuar sot me sukses ekstradimin e një shtetasi gjerman drejt vendlindjes së tij, i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar. Operacioni u udhëhoq nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim të plotë me njësitë e tjera të policisë dhe institucionet e drejtësisë në vend.

I dyshuari me inicialet A.R. ishte arrestuar më parë në Kosovë, pasi autoritetet e drejtësisë në Gjermani kishin lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Ai ngarkohet me veprën penale “Trafikim me narkotikë”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ky ekstradim u krye në përputhje të plotë me ligjet në fuqi, duke dëshmuar edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë dhe efikas në fushën e sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci nga Kroacia: FSK dëshmoi profesionalizëm të lartë në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26”

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në kuadër të stërvitjes së madhe ndërkombëtare “Combat Power 26”, e cila u zhvillua në Slunj të Kroacisë. Ky aktivitet 11-ditor bëri bashkë mbi 3,000 ushtarakë nga vendi mikpritës dhe qindra pjesëtarë nga vendet aleate e partnere, përfshirë SHBA-në, Italinë, Shqipërinë e Slloveninë.

Në këtë stërvitje, Republika e Kosovës u përfaqësua nga një kontingjent prej 45 ushtarakësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elemente të mbështetjes logjistike. Ministri Maqedonci u shpreh i ndjerë mjaft krenar me performancën e ushtarëve kosovarë, duke theksuar se ata dëshmuan disiplinë të lartë në terrene sfiduese dhe konfirmuan se FSK zotëron kapacitetet e plota për të operuar krah për krah me ushtritë e NATO-s.

Si një pikë të veçantë të progresit, ministri veçoi avancimin në fushën e qëndrueshmërisë logjistike, specifikisht në shërbimet e ushqimit. Ai bëri të ditur se nga varësia prej operatorëve privatë që ishte para një viti, FSK sot ka ndërtuar kapacitete të plota organike, sa që kuzhinierët ushtarakë kosovarë ofruan mbështetje ushqimore edhe për forcat partnere gjatë këtij ushtrimi.

Në fund, Maqedonci rikonfirmoi se bashkëpunimi strategjik me Kroacinë është i ndërtuar mbi një miqësi të sinqertë mes dy popujve. Ai porositi se Kosova po forcon çdo ditë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe mbetet një partner i besueshëm që kontribuon me përgjegjësi për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova humb mbi 40 milionë euro nga BE-ja për shkak të mosmiratimit të reformave në Kuvend

Published

on

By

Kosova pritet të humbasë një pjesë të konsiderueshme të fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Për shkak të mospërmbushjes së reformave të parapara brenda afatit shtesë, që ishte deri më 30 qershor 2026, vendi do të mbetet pa mbi 40 milionë euro nga totali prej 882 milionë eurosh që i takonin.

Lajmin e bëri të ditur koordinatori kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje Ekonomike (IRRrE), Jeton Zulfaj, gjatë një konferencë për media të mbajtur këtë të mërkurë, më 1 korrik. Ai sqaroi se nga 13 hapat reformues që kishin afat shtesë, vetëm shtatë u zbatuan, ndërsa gjashtë të tjerë mbetën të papërfunduar. Sipas Zulfajt, paratë për këta hapa të dështuar humbin përgjithmonë dhe nuk mund të rikuperohen më.

Dështimi kryesor rëndon mbi Kuvendin e Kosovës, pasi rreth 83 për qind e reformave të papërmbushura vareshin pikërisht nga miratimi i ligjeve në parlament. Ndër reformat ligjore që nuk u përfunduan në kohë janë: Ligji për Energjinë dhe Energjinë Elektrike; Sistemi i kontrollit të ndihmës shtetërore; Ligji për Inovacionin dhe ai për Kamatëvonesat; Pakoja e ligjeve për reformën në drejtësi (përfshirë KPK-në dhe KGJK-në); Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar

Pavarësisht kësaj humbjeje, Kosova do të dorëzojë më 16 korrik kërkesën e parë zyrtare tek Komisioni Evropian për të tërhequr fondet për 15 reformat që janë përmbushur me sukses deri në fund të qershorit. Në total, Agjenda e Reformave përmban 111 hapa, ku 49 prej tyre janë ende në proces zbatimi, e ku 27 hapa të tjerë pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti. /E,A/

 

Continue Reading

Lajmet

UBT në Prizren hap dyert për studentët e rinj: Gjashtë drejtime në kampusin më inovativ në rajon

Published

on

By

UBT si institucion lider i arsimit të lartë në Kosovë ofron mundësi të shkëlqyera studimi edhe në Prizren, duke sjellë kampusin më inovativ në rajon më afër studentëve që synojnë një karrierë të suksesshme.

Përmes një gërshetimi të teknologjisë moderne dhe programeve cilësore, ky kampus është shndërruar në një pikënisje të rëndësishme për formësimin e kuadrove të reja dhe lidhjen e tyre direkte me tregun e punës.

Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme dhe profesionale, UBT në Prizren ofron gjashtë drejtime studimi mjaft të kërkuara.

Të rinjtë mund të studiojnë në programin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë për t’u bërë pjesë e industrisë globale të teknologjisë, apo në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor për të projektuar mjediset e të nesërmes.

Gjithashtu, profilet si Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, së bashku me Fakultetin Juridik, ofrojnë përgatitje të lartë për udhëheqje biznesi dhe fushën e drejtësisë.

Për më tepër, studentët e pasionuar pas fushave specifike dhe krijuese kanë në dispozicion programet Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, si dhe Dizajnin. 

Drejtori i kampusit të UBT-së në Prizren, Vehbi Sofiu, potencoi se ky kampus është projektuar për t’iu përgjigjur kërkesave më të mëdha të tregut.

“Përmes programeve inovative dhe kampusit modern brenda ITP-së, synimi ynë është t’u ofrojmë të rinjve të Prizrenit arsim të standardeve botërore direkt në qytetin e tyre. I ftoj të gjithë studentët e rinj të bëhen pjesë e UBT-së, ku talenti shndërrohet në sukses dhe ku ne së bashku formësojmë liderët e së nesërmes”, shprehet Sofiu.

Ndërsa, reputacioni ndërkombëtar i UBT-së është konfirmuar fuqishëm në rangimin global WURI, ku UBT është renditur si universiteti numër një në botë për nga brendi dhe reputacioni, si dhe është vlerësuar me titullin prestigjioz “Engaged University of the Year” para shumë universiteteve të njohura botërore.

Ky kampus përfaqëson një kryeqendër të vërtetë të mundësive, jo vetëm për studentët nga Prizreni por edhe nga qytetet tjera si Kukësi, Suhareka, Rahoveci, ku talenti dhe përkushtimi i secilit student shndërrohen në sukses të garantuar.

Profesioni që keni ëndërruar tashmë gjendet në qytetin tuaj, duke ju ofruar të gjitha mjetet e nevojshme që idetë tuaja të marrin formë dhe vlerë.

Siguroni vendin tuaj në kohë dhe filloni rrugëtimin tuaj akademik në institucionin që udhëheq me inovacionin.

Aplikimi është i hapur dhe mund të realizohet plotësisht online përmes platformës zyrtare: apliko.ubt-uni.net

 

Continue Reading

Të kërkuara