Shëndeti

Përgjumja gjatë ditës, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni?

Published

on

Me stilin modern të jetesës, jo të gjithë mund të flenë menjëherë sapo ndihen të lodhur. Pavarësisht lodhjes, qëndrimi zgjuar është domosdoshmëri dhe i paevitueshëm.

Në këtë artikull do të mësoni disa këshilla mjaft interesante të cilat mund t’i zbatoni sa herë do të keni nevojë të qëndroni zgjuar.

Dëgjoni muzikë – Sidomos ajo me tone të gëzueshme dhe festive funksionon mirë për të larguar gjumin dhe për të qëndruar zgjuar.

Pini një kafe – Kafja përmban kafeinë që ndikon në zgjimin e trurit dhe trupit.

Dilni në ajër të pastër ose në një vend të ndriçuar – Drita është sinjali që i nevojitet trurit për t’u zgjuar.

Nëse qëndroni në vend të ndriçuar mirë, ju mund ta gënjeni sistemin tuaj dhe ta bëni të mendojë se është koha për të qëndruar zgjuar.

Pini ujë – Dehidratimi ju bën të plogësht, të lodhur e të përgjumur. Nëse pini ujë mjaftueshëm e hidratoheni, e largoni lodhjen por edhe gjumin nga sytë.

Aktivitet Fizik – Ecja është një aktivitet fizik i rëndësishëm për ta pajisur organizmin me oksigjen. Organizmi çliron edhe hormonet që ju bëjnë të ndiheni më energjikë.

Stimulimi i trurit – Mërzitja nga rutina shkakton lodhje, dëshira për të dremitur a për të mbyllur sytë për pak, është e madhe. Nëse duhet të qëndroni zgjuar, angazhohuni në biseda me miqtë a lexoni diçka që ju ngjallë interes.

Mungesa e Gjumit dhe rëndësia e tij – Gjumi është thelbësor për shëndetin. Mungesa e tij shkakton probleme serioze sidomos në tru.

Një studim i kohëve të fundit, ka treguar se njerëzit që bëjnë gjumë të keq, ose që zgjohen herë pas here natën janë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit. Mundohuni të keni një rutinë sa më të rregullt të gjumit gjatë natës. /UBT News/

Shëndeti

Si të veproni kur keni tension të lartë gjaku?

Published

on

Në Amerikë, pothuajse një në tre të rritur po jeton me presion të lartë të gjakut, prandaj tema e rekomandimeve dietike për presionin e lartë të gjakut po bëhet gjithnjë e më shumë popullore këto ditë.

Çfarë shkakton presionin e lartë të gjakut?

Zakonisht mos-konsumimi i perimeve dhe frutave të mjaftueshme rezulton në një konsum të lartë të natriumit dhe konsumim të ulët të kaliumit, gjë që mund të kontribuojë në zhvillimin e presionit të lartë të gjakut.

Pra, me presion të lartë të gjakut, ju rekomandohet që të keni një dietë të ulët në natrium dhe yndyrë, të shmangni këto ushqime:

Turshitë – Janë super të ulëta në kalori dhe yndyrë, e janë të larta në vitaminë K, që ndihmon gjakderdhjen e gjakut pas lëndimit. Ato janë të ngarkuar me natriumi, një bishtajore e mesme siguron më shumë se 570 mg natriumi, që është më shumë se 1/3 e nevojave të përditshme të rekomanduara. Pra, nëse jeni me presion të lartë të gjakut, kufizoni marrjen tuaj të turshive.

Lakra turshi – Kanë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë sigurimin e vitaminës C dhe K, hekurit dhe një sasi të mirë të fibrave, rrit sistemin imunitar, po duhet të kufizoni sasinë, ose zgjidhni markat e ulëta të natriumit. Një lakër turshi ka më shumë se 460 mg natriumi, 19% të konsumit tuaj të rekomanduar ditor.

Proshuta – Nuk është vetëm e shijshme, por përmban vitamina B (vitamina B1, B2, B3, B6, B12), vitamina D si dhe mineralet e zinkut, hekurit dhe magnezit, që janë të gjitha thelbësore për jetë shëndetësore. Pse shumica e njerëzve ndjehen të frikësuar për ta ngrënë?

Meqë është super e lartë në natriumi, tri feta përmbajnë rreth 270 mg natriumi dhe 4.5 gram yndyrë, prandaj është e mençur të provoni proshutën e gjelit të detit për konsum më të ulët të natriumit në vend të proshutës normale.

Qumështi – Kur jeni duke u përpjekur për të ndërtuar muskuj, qumështi i plotë është zgjedhja më e mirë, siguron më shumë yndyrë se sa keni nevojë, një filxhan me qumësht përmban 8 gram yndyrë. Nëse jetoni me presion të lartë të gjakut, provoni të konsumoni qumështin 2%, pasi të gjitha llojet e qumështit përmbajnë e ngopur yndyror dhe mund të çojë në sëmundje të zemrës. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ujë me mjaltë me kanellë vlen shumë në mëngjes

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Bajamet ndihmojnë të humbni peshë

Published

on

Bajamet përmbajnë disa lëndë ushqyese që trupi juaj i tret. Trupi nuk i absorbon rreth 10-15% të kalorive që gjenden në bajame. Përveç kësaj, disa prova thonë se bajamet mund të nxisin metabolizmin tuaj.

Falë përbërësve që përmbajnë për ngopjen, bajamet janë një ushqim i mrekullueshëm për të humbur peshë. Këtë e mbështesin disa hulumtime.

Në një studim, një dietë me 84 gramë bajame është për 62% më efektive në krahasim me një dietë me karbohidrate.

Një studim tjetër në 100 femra mbipeshë zbuloi se ata që konsumonin bajame humbën më shumë peshë sesa ato në një dietë pa bajame.

Ata gjithashtu treguan përmirësime në perimetrin e belit dhe shënjuesit e tjerë të shëndetit.

Pavarësisht se përmbajnë shumë yndyrë, bajamet patjetër që janë një ushqim i lehtë për humbje peshe.

Continue Reading

Shëndeti

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak?

Published

on

Djathi është i pasur me yndyrna e kjo mund t’a bëjë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin.

Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale. Këshillohet për paradiabetikët që kanë nivel të ulët yndyrnash në trup.

Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.

Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve, ndihmon në stabilizimin e nivelit të insulinës. Megjithëse rekomandohet konsumimi i djathrave me pak yndyrë në këtë rast nuk ka rëndësi lloji i tij.

Zgjidhni djathin që preferoni e do përfitoni vlerat minerale që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit, personat që konsumuan sasi të vogël djathi çdo ditë patën rrisk më të vogël përsa i’u përket sëmundjeve të zemrës.

Të dhënat për këtë studim që u morën për një periudhë 10 vjeçare treguan për rëndësinë e këtij ushqimi.

Sa duhet të konsumoni?

Ekspertët rekomandojnë rreth 40 gramë djathë në ditë, por tregohuni të kujdesshëm ta konsumoni të freskët, djathi është i pasur në probiotikë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Çelësi për një jetesë të shëndetshme është ngrënia e e pastër.

Edhe në rastin e kosumimit të djathit mund të zgjidhni ta hani si çdo ushqim tjetër të kombinuar me shumë perime. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara