Lajmet

Përgjegjësia e dialogut bie mbi Qeverinë – Haliti: S’është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës

Published

on

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, në një intervistë për Ekonomia Online tha se nuk është e nevojshme që patjetër opozita të jetë pjesë e delegacioneve në dialog me Serbinë.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore duhet të adresohet tek ata që Kushtetuta u ka dhënë të drejtën për të përfaqësuar, pra te Qeveria e vendit.

“Nuk do të thotë opozita me qenë pjesë e delegacioneve, do të thotë opozita me qenë e informuar, pjesë e debatit të brendshëm me qenë pjesë e debatit edhe me dyer të mbyllura pse jo kur ka nevojë, por përgjegjësia duhet me qenë e adresuar tek ata që u ka dhënë kushtetuta e Kosovës të drejtën me përfaqësuar”.

Tutje ai theksoi që procesi i dialogut është i shumanshëm, por ai është shumë skeptik për arrijnë e një marrëveshje pa ndërhyrjen e BE-së dhe ShBA-së.

“Dialogu tani është i shumanshëm, është dialogu me BE-në dhe dialogu me Serbinë. Unë jam shumë skeptik që mund të arrihet ndonjë marrëveshje e shpejtë me Serbinë, pa e parë një shtytje të madhe të BE-së dhe ShBA-së, për të arritur në pikën ku duhet të përfundoj dialogu. Ata na kanë dhënë mesazhe vazhdimisht, ne jemi përpjekur me zgjidh problemin, ndoshta problemi për mua ka qenë i zgjidhur, mos me pas nevojë shumë me debatuar, por sidoqoftë ne duhet punojmë dhe Qeveria duhet të jetë e angazhuar për të bërë politikë shtetërore në raport me dialogun”, theksoi tutje ai.

Raportimi i fundit në Komisionin për Punë të Jashtme, nga zëvendësministri Besnik Bislimi ngjalli reagime dhe debate.

Haliti thekson që raportimi ishte në mënyrë jo të rregullt dhe që sipas tij, Qeveria duhet ta ketë të qartë që Kosova është republikë parlamentare.

“Po raportimi ishte i ftuar në mënyrë jo të rregullt për mua, sepse është thirrur personalisht nga kryetari i komisionit, pa marrë miratimin e anëtarëve të komisionit, në pamundësi për t’u përgatitur dhe pa materiale përkatëse që është dashur me i pas me vete, se çfarë do të raportojë. Megjithatë mirë është që ka zëvendëskryeministër, kemi debatuar ka dhënë opinionin e vet edhe në seancën e hapur dhe të mbyllur, nuk ka mbetur asnjë çështje për të cilën nuk ka dhënë përgjigje”.

“Prandaj mendoj që është obligim i secilit dikaster qeveritar që të raportojë në Kuvend dhe është diçka që mua më pengon jo vetëm tek kjo Qeveri, por në përgjithësi që akoma Qeveria e Kosovës nuk po e kupton se na jemi republikë parlamentare dhe nuk jemi republikë qeveritare dhe nuk po mund ta gjej ku është kontrolli qeveritar këtu”, përfundoi Haliti për Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve.

Orav ka thënë se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit të fortë të Kosovës ndaj parimeve demokratike, derisa është nënvizuar edhe rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë së re.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorët e BE-së kanë kërkuar gjithashtu ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Orav ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin S.R nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas Prokurorisë Speciale për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e PSRK së.

S.R është në mesin e të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh.

Kujtojmw se, më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përleshjes me protestuesit serbë.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Continue Reading

Të kërkuara