Lajmet

Përfundon intervistimi i gruas së Radoqiçiqit nga policia

Publikuar

Pas rreth dy orë intervistim, bashkëshortja e terroristit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq ka dalë nga objekti i policisë në veri të Mitrovicës. Ajo ka dalë e shoqëruar nga avokati i saj, Miodrag Bërklaq. Gjithçka është zhvilluar shpejt, ndërsa për t’i ikur mediave automjeti i tyre me targa KG ka dalë nga pjesa e pasme e objektit.

Numër i madh i hetuesve nga Prishtina janë parë në objektin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ema Radoiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.

Lajmet

​Ish-deputeti i LDK-së lirohet nga aktakuza për keqpërdorim vote

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga akuza ish-deputetin e LDK-së, Shkumbin Gashi dhe Sylë Balaj, pasi nuk është provuar se ata kanë kryer veprën penale për të cilën akuzoheshin nga Prokuroria Speciale.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli, tha se “…nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen andaj të njëjtit lirohen nga akuza”.

Shpallja e aktgjykimi është bërë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë në prezencë të akuzuarve Gashi, me mbrojtësin, avokatit Admri Kurmehaj dhe Balajt me mbrojtësin, avokatin Xhafer Tahiri, ka shkruar ky i fundit në një postim në Facebook.

Shkumbin Gashi, Kastriot Blakaj, Dardan Blakaj, Tahir Shala dhe Sylë Balaj akuzoheshin për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Në maj 2023, Kastriot Blakaj është dënuar me dy vjet burgim me kusht, ndërsa në gusht 2023 Shpëtim Shala ishte dënuar me 11 muaj burgim me kusht. Në maj 2023, Tahir Shala ishte dënuar me 20 muaj burg me kusht, ndërsa Dardan Blakaj në prill 2023 ishte dënuar me 11 muaj burg me kusht.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qeveria e konfirmon takimin Kurti-Vuçiq me 26 qershor, tregon për temat që do të diskutohen

Publikuar

nga

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen me 26 qershor.

Ai ka thënë se në fokus të këtij takimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazike të arritur në Bruksel dhe aneksit të saj, të pajtuar në takimin e Ohrit.

Ky takim është thirrur nga përfaqësuesi i lartë Bashkimit Evropian, Josep Borrell, takim ky i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut.

“Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kryeministri i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, i cili është paraparë për javën tjetër, më 26 qershor. Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara”, kanë thënë nga Qeveria.

Përfaqësuesit e vendeve perëndimore, ndërkohë, u përpoqën disa herë të bindin Kurtin dhe Vuçiqin që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojnë hapat për zbatimin e marrëveshjes, por pa rezultat.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vulini serbëve: Dëgjojeni këngën “vrite, vrite serbin”, para se të shkoni me pushime në Shqipëri a Kroaci

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj thirrjeve që tifozëria gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Kroacisë bëri në drejtim të serbëve.

Ndaj këtyre reagimeve, ai ka kërkuar që serbët të rimendojnë nëse duan të shkojnë për pushime verore në Shqipëri a Kroaci.

“Të gjithë serbët që duan të pushojnë në Shqipëri apo në Kroaci, duhet të dëgjojnë edhe një herë se çfarë po u thotë (kënga): ‘vritni, vrisni serbin’, dhe nëse nuk u mjafton, shijoni detin, derisa t’ju ​​gjejnë”, tha zv.kryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin.

Në mediat serbe kanë pretenduar se në stadium gjatë ndeshjes së djeshme Shqipëri-Kroaci në kuadër të Evropianit 2024 është brohoritur “vrite, vrite serbin”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

UBT ndan çmimin “Leadership Excellence Award” për kryetarin e Bashkisë së Portos, Rui Moreira

Publikuar

nga

Në një ceremoni solemne, nën patronatin e Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me vendim të Këshillit Akademik, UBT ndau çmimin më të lartë për ekselencë “Leadership Excellence Award” për kryetarin e Bashkisë së Portos, Rui Moreira.

Kjo ngjarje u mbajt në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, dhe u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë e personaliteteve të njohura nga sfera e arsimit, biznesit dhe politikës.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë kontributit të liderëve në përmirësimin e jetës shoqërore dhe zhvillimin e komuniteteve. Ai vuri në dukje se kontributi i kryetarit Moreira ka qenë thelbësor për zhvillimin e qytetit të Portos dhe ka shërbyer si një model frymëzimi për liderët e tjerë në Evropë dhe më gjerë.

Kryetari Rui Moreira, duke pranuar çmimin, shprehu mirënjohjen e tij dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe autoriteteve lokale.

Njashtu, kryetari Moreira potencoi se “UBT është një prej institucioneve më inovative të arsimit të lartë, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”.

Çmimi special “Leadership Excellence Award” nga UBT u jepet personaliteteve të shquara për kontributin e madh në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, duke përfshirë edukimin, kulturën, inovacionin dhe zhvillimin ekonomik. Ky çmim synon të inkurajojë dhe të promovojë lidershipin dhe ekselencën në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara