Lajmet
Përfundon dëshmia e ish-ushtarakut amerikan në rastin Thaçi dhe të tjerët
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKanë përfunduar kundërpyetjet e mbrojtjes për dëshmitarin, Steven Russell, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën e sotme ka vijuar dëgjimi i dëshmitarit, i cili është shoqëruar nga përfaqësues të qeverisë amerikane. Pas marrjes në pyetje nga mbrojtja e Thaçit dhe Veselit dje, në seancën e sotme ky dëshmitar është marrë në pyetje nga mbrojtja e Selimit, Krasniqit dhe nga trupi gjykues. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkaq Jakup Krasniqi e ka ndjekur seancën përmes video-lidhjes.
Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully ka insistuar në pyetjet për dëshmitarin e ZPS-së lidhur me kartat identifikuese të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëse kanë pasur kontakt me Ministrinë e Rendit Publik.
Tully: A është e drejtë që KFOR-i nuk ka qenë në kontakt me këtë ministri, me sa keni ju dijeni, dhe nuk e dinte se kush kishte e kush nuk kishte kartela të tilla identifikimi?
Russell: Sikur po ju thoja, udhëzimet tona ishin këto: kartelat që nuk janë nga IOM-i apo nga komisioni për zbatimin e përbashkët apo Kombet e Bashkuara, duheshin sekuestruar. Nëse kishin lidhje me UÇK-në, qoftë kjo nga ministritë apo funksionet civile, ne e kishim për udhëzim, kishim direktivë që t’i sekuestronim, t’i merrnim këto.
Tully: Pyetja ime ishte kjo, ju nuk keni qenë në kontakt me këtë ministri për të komunikuar me ta e për t’i pyetur kush kishte kartela të tilla identifikimi. Ju kishit vetëm për detyrë që t’i merrnit këto kartela?
Russell: Po, sipas marrëveshjes teknike ne kishim për detyrë t’i merrnim këto kartela identifikimi.
Tully: Ju po përgjigjeni me jo, ju nuk ishit kontakt me këtë ministri?
Russell: Nga perspektiva jonë ne kishim urdhra. Sipas marrëveshjes nuk ekzistonin institucione legjitime sepse atëherë ishte mandati i OKB-së ta kryente këtë detyrë.
Tully: Po e marrë si jo.
Russell: Ju po bëni një pyetje shumë të vështirë dhe doni një përgjigje të thjeshtë”, tha Russell.
Gjatë dëshmisë së tij dje, Russellit i është prezantuar një kartë, ku u tha se në të shkruhet “Ministria e Rendit Publik-letërnjoftim zyrtar”. Ish-ushtaraku amerikan tha se kanë sekuestruar shumë dokumente e kompjuterë.
“Kemi sekuestruar shumë dokumente me letra me kokë, kemi sekuestruar kompjuterë, kemi sekuestruar shumë dokumentacion. Por gjithashtu kemi gjetur edhe raporte që i kemi lexuar më vonë dhe shumë dokumente zyrtare sigurish që kishin një formë më të unifikuar”, shtoi ai.
Russell u pyet edhe lidhur me bastisjet që kanë kryer në fjetore dhe protestën e shqiptarëve rreth portës.
Tully: Bastisja që kryet ju në fjetore, nuk ishte e fshehtë kjo është e qartë.
Russell: Task-forca ‘Falcon’ kishte dijeni të plot për atë që po ndodhte.
Tully: E morën vesh edhe banorët e zonës dhe u mblodhën me qindra njerëz jashtë portës dhe krijuan një far prishje të rendit aty.
Russell: Nëse po thoni që ne deshëm të bënim teatër aty, atëherë kjo është një parashtrim i pasaktë. Ne deshëm që kjo bastisje të kryhet sa më shpejt, por kjo zgjati shumë sepse duheshin bërë fotografi dhe këto fotografi duhet të ju tregonim një prej viktimave të pretenduara. Pra, ne menduam se do të kishim përfunduar bastisjen brenda dy orësh, nuk kishim për synim të qëndronim, nuk kishim për synim të prishnim rendin publik në Gjilan atë ditë. Ne deshëm të hyjmë në fjetore dhe të largoheshim”, tha dëshmitari i ZPS-së.
Edhe avokati i Krasniqit, Aiden Ellis ka pyetur lidhur me bastisjen nga KFOR-i në fjetore dhe nëse ka parë dokumente të nënshkruara nga Ahmeti Isufi. Dëshmitari Steven Russell tha se ka qenë i pranishëm në këtë bastisje dhe e ka parë dokumentin, i cili i është dhënë nga Florim Kllokoqi.
Dëshmitari Steven Russell u pyet nga gjyqtari, Ginel Metro, nëse ushtarët e UÇK-së kanë pasur mundësi të raportojnë për ngjarjet që kishin ndodhur para KFOR-i të jetë në terren.
“Kishte raportime si nga ana e serbëve dhe e shqiptarëve që raportonin për varre masive dhe donin që ne t’i hetonim. Pra, gjëra të kësaj natyre. Raportonin për krime që kishin ndodhur edhe para se të mbërrinin forcat e NATO-s edhe thonin ‘ja këtu janë varrosur njerëzit’ ose ‘janë varrosur atje’. Jemi përpjekjur t’i hetojmë, ishte një lajm i madh për këdo që donte të hetonte varret masive të gjente vendndodhjen e këtyre varreve masive. Zakonisht këto raporte vinin nga fshatarët e zonës ose nga personat me të cilët kishim kontakte. Kemi marrë raportime të ngjashme edhe nga serbët edhe nga shqiptarët”, përfundoi ai.
Në gjashtë muajt e parë, siç shtoi ai, misioni i KFOR-it përpiqej që të mos digjeshin pronat edhe të mos vriteshin njerëzit.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Vendi
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Published
24 minutes agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.
Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.
Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Lajmet
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Published
36 minutes agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.
Gjatë takimit, Konjufca informoi Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.
Vendi
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
Published
47 minutes agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.
Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.
Lajmet
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Published
2 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Partitë politike opozitare shprehen, se për zgjedhjen e Presidentes/it të Kosovës duhen marrëveshje politike me partinë në pushtet në mënyrë që të gjendet një emër konsensual.
Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë nga koha kur Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë presidenten apo presidentin e ri të vendit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare. Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë është deklaruar se dëshiron të kandidojë edhe për një mandat pesëvjeçar, por, në këtë fazë, akoma asnjë nga subjektet politike nuk janë deklaruar hapur, nëse do ta mbështesin kandidaturën e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që është edhe lideri i partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar konsultimet me partitë politike opozitare për ta diskutuar çështjen e presidentit, por, as Kurti, në këtë fazë akoma nuk është deklaruar nëse do ta mbështesë presidenten aktuale, Vjosa Osmani, edhe për një mandat. Do të ketë konsensus me opozitën?
Kurti takimin e parë që zhvilloi për çështjen e presidentit ishte ai me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, me të cilin, sipas Kurtit, “Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar”. “U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit, për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, tha Kurti pas takimit me Bedri Hamzën.
Kreu i PSK, pas takimit me Kurtin, tha se zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur. “Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, tha Hamza, që është edhe kryetar i partisë më të madhe opozitare, PDK.
Albin Kurti, nga ana e tij, paralajmëroi takim edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për të vazhduar më pas edhe me udhëheqësit e subjekteve tjera parlamentare në opozitë. Të gjitha partitë politike opozitare shqiptare në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën gjithsej 41 mandate në Parlament, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e vetme ka 57 mandate.
Partitë opozitare nuk duhet të dorëzohen pa kushte
Për analistët politikë, rezultati i zgjedhjeve të dhjetorit ishte kryesisht pasojë e gabimeve strategjike të partive opozitare. Analisti Artan Muhaxhiri i tha më herët DW-së se kjo patjetër që nuk do të thotë se partitë opozitare “duhet të dorëzohen pa kushte në procesin e zgjedhjes së presidentit, sepse ky është kontekst i ri në të cilin ato janë të patejkalueshme”. “Proporcionalisht me pushtetin parlamentar, roli parësor në gjetjen e zgjidhjes i takon gatishmërisë së Kurtit për të ofruar propozime të respektueshme dhe realiste, pa performanca komplikuese. Gjatë gjithë mandatit Presidentja Osmani ka qenë përkrahëse e devotshme e ideve të Kryeministrit Kurti, prandaj rikandidimi i saj eventual do të mund të mendohej vetëm nëse Kurti do të ishte i gatshëm për të lëshuar pe ndaj ndonjë kërkese të rëndësishme opozitare”, thotë Muhaxhiri. Kryeministri Kurti më herët është deklaruar se ai do ta takoi Osmanin dhe të flasë me të, sikundër që është i gatshëm të flasë edhe me subjektet e tjera politike, qoftë për ta rizgjedhur Osmanin, qoftë për kandidat tjetër konsensual. /DW Shqip/
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Shpërthen dhuna pasi forcat meksikane të sigurisë vrasin bosin e kartelit të drogës “El Mencho”
Vritet personi i armatosur që tentoi të hyjë në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago
Emrat më të popullarizuar të vajzave që po dominojnë listat
57 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë
A do të bëhen realitet aeroplanët e pasagjerëve me një pilot?
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
