Lajmet nga UBT

Përfundoi me sukses Akademia Verore e Fakultetit të Stomatologjisë dhe Teknikës Dentare

Published

on

Me datë 07-09 korrik 2025, në UBT, u zhvillua me sukses Akademia Verore e organizuar nga Fakulteti i Stomatologjisë dhe Teknikës Dentare, me temën: “Stomatologjia digjitale – ku jemi sot?”.

Akademia tre-ditore u vlerësua si një ndër ngjarjet më të rëndësishme akademike dhe profesionale të këtij viti, duke bashkuar profesionistë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë, si dhe studentë të talentuar të cilët prezantuan punime shkencore të mentoruar nga profesorët e tyre.

Dita e parë – 07 korrik 2025

Në ditën e parë të konferencës u mbajtën ligjërata nga profesionistë eminentë të fushës së stomatologjisë dhe teknikës dentare, të cilët ndanë përvoja dhe njohuri mbi zhvillimet më të fundit të stomatologjisë digjitale:

  • Dr. Nart Ajeti
  • Dr. Mohammed Nasreddine
  • Thomas Garrod Pullar
  • Dr. Aneta Mijoska
  • Dr. Albert Syla
  • Dr. Fitim Shabani
  • Arlind Celina
  • Dr. Yllka Gashi

Dita e dytë – 08 korrik 2025

Dita e dytë i kushtohej prezantimeve të punimeve shkencore të studentëve, të realizuara nën mentorimin e profesorëve të tyre. Studentët demonstruan aftësi hulumtuese dhe qasje të reja ndaj temave aktuale në stomatologji.

Sesionet e para:

  • Lis Iberdemaj, Nina Jevriq
  • Ela Bejtullahu, Vesa Mazreku
  • Yllka Metaj, Leke Demjaha
  • Omer Bacaku, Elion Hajraj
  • Venera Komoni, Driola Qerkini
  • Irena Bekqeli, Leke Demjaha

Sesionet e dyta:

  • Dea Zejnullahu
  • Lum Krasniqi, Tringa Muhadri
  • Fisnik Namlixhiu, Etleve Xhakli
  • Eliza Rizvanolli, Anila Alidema
  • Riola Sylejmani, Anda Okllapi

Dita e tretë – 09 korrik 2025

Konferenca u mbyll me zhvillimin e katër punëtorive praktike (workshops), ku pjesëmarrësit patën mundësi të angazhoheshin në mënyrë interaktive dhe të përfitonin njohuri të thelluara praktike:

  • Workshop 1: Arlind Celina – Laboratori Kesh – MiYo liquid ceramic
  • Workshop 2: Dr. Albert Syla – HandsOn – Implantet monofazike dhe bifazike
  • Workshop 3: Dr. Yllka Gashi – Bora Dental – Kompozitet
  • Workshop 4: Genis Nallbani – Linea Aligners

Një risi këtë vit ishte edhe përfshirja e alumnive të suksesshëm të UBT në panelin vlerësues të punimeve të studentëve, përkrah stafit akademik.

Përveç profesorëve Prof. Asst. Dr. Agim Prokshaj (dekan), Prof. Ast. Dr. Dugagjin Sokoli (drejtor për çështje akademike), Prof. Asst. Genc Demjaha (prodekan), Jeta Kiseri Kubati (profesoreshë e ortopedisë së nofullave), Dr. Spec. Krenare Mehmeti dhe Dr. Spec. Adelina Loxha, këtë vit në panel ishin edhe alumnit: Dr. Nart Ajeti, në ditën e pare dhe Dr. Zlata Kocan, në ditën e dytë

Koordininatorët e përkushtuar të këtij edicioni ishin Prof. Asst. Genc Demjaha, Dr. Spec. Adelina Loxha, Dr. Spec. Krenare Mehmeti

UBT falënderon të gjithë ligjëruesit, alumnit, mentorët, studentët dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre në suksesin e këtij aktiviteti madhor akademik dhe profesional, duke riafirmuar përkushtimin e institucionit për avancimin e dijes dhe inovacionit në shërbim të shëndetit oral.

Lajmet

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

lajme

UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë

Published

on

By

Në një intervistë në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se 25-vjetori i këtij institucioni përfaqëson jo vetëm një përvjetor jubilar, por edhe një moment reflektimi për të arriturat dhe synimet e ardhshme në arsim, shkencë, inovacion dhe teknologji.

Hajrizi ka deklaruar se gjatë këtij çerek shekulli, UBT-ja është angazhuar në ndërtimin e një sistemi arsimor me qasje inovative, duke synuar të ndikojë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

“Është një vit që jo vetëm duhet të reflektojmë, por është një angazhim prej çerek shekulli, ku vitet më të mira të jetës kanë qenë angazhim për të ndërtuar një sistem të arsimit dhe një qasje inovative në arsim. Ka qenë një rezultat i mirë, por edhe një moment reflektimi se çfarë kemi arritur dhe çfarë duam të arrijmë”, është shprehur Hajrizi.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre 25 vjetëve ka pasur zhvillim në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, shkencën, inovacionin, teknologjinë dhe zhvillimin e biznesit, duke vlerësuar se UBT-ja ka pasur ndikim në këtë proces transformues.

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit, UBT-ja ka planifikuar disa aktivitete që do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, me fokus të veçantë në fushën akademike dhe shkencore.

Sipas Hajrizit, gjatë kësaj jave në Kosovë do të organizohen tri ngjarje ndërkombëtare, njëra pas tjetrës, të cilat synojnë të sjellin në vend komunitetin akademik dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Ngjarja e parë do të mbahet të mërkurën dhe do t’i kushtohet Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive. Hajrizi ka bërë të ditur se kjo konferencë organizohet për herë të dytë dhe do të mbledhë përfaqësues të komunitetit vendor dhe ndërkombëtar në UBT.

“Kemi mbërritur në fund të vitit ku do të shënojmë edhe përmbylljen e 25-vjetori dhe mbi këtë kemi menduar t’i organizojmë disa evente të cilat ndërlidhen edhe në shenjë të 25-vjetorit. Këtë vit i kemi mbledh disa ngjarje, javen e ardhshme kemi disa aktivitete që lidhen me pjesën akademike shkencore dhe i kemi tri ngjarje të nivelit botëror që i organizmojnë në Kosovë në të njëjtën kohë njëra pas tjetrës që e plotësojnë gjithë javën. Konferenca e parë që e organizojmë të mërkurën ka të bëjë me Konferencën Ndërkombëtare Botërore për Mjekësinë Sportive, është hera e dytë që organizohet por është një konferencë që sjell gjithë komunitetin edhe ndërkombëtar edhe vendor në UBT në Kosovë”, u shpreh Hajrizi.

Përmes këtyre aktiviteteve, UBT-ja synon të shënojë përmbylljen e 25-vjetorit, duke vënë në pah të arriturat e deritanishme dhe duke hapur diskutime për zhvillimet e ardhshme në arsim, shkencë dhe inovacion.

Continue Reading

lajme

UBT hap AI Business Hub, duke kompletuar ekosistemin për zhvillimin e kompetencave dhe mbështetjen e bizneseve

Published

on

By

UBT ka hapur zyrtarisht AI Business Hub, një hapësirë të re që synon të forcojë kompetencat në fushën e inteligjencës artificiale dhe të ofrojë mbështetje për bizneset në Kosovë dhe më gjerë.

AI Business Hub është rezultat i projektit TBEAI (Transforming Business Education with AI in Western Balkans), një projekt i financuar nga Komisioni Evropian përmes programit Erasmus+, i cili synon transformimin e edukimit të biznesit përmes integrimit të inteligjencës artificiale në Ballkanin Perëndimor.

Me hapjen e këtij Hub-i, UBT plotëson edhe më tej ekosistemin e tij të inovacionit, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e kompetencave digjitale, avancimin e njohurive në inteligjencën artificiale dhe mbështetjen e sektorit të biznesit në përballjen me sfidat e transformimit digjital.

AI Business Hub synon të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet akademisë, teknologjisë dhe biznesit, duke krijuar hapësirë për bashkëpunim, zhvillim të aftësive profesionale dhe zbatimin e zgjidhjeve të inteligjencës artificiale në praktikat e përditshme të bizneseve. Përmes kësaj nisme, studentët, profesionistët dhe ndërmarrjet do të kenë mundësi të përfitojnë nga një qasje më e orientuar drejt nevojave të tregut, duke nxitur inovacionin, rritjen e produktivitetit dhe përgatitjen për ekonominë digjitale.

Hapja e AI Business Hub dëshmon përkushtimin e UBT-së për të ndërtuar një ekosistem që jo vetëm zhvillon kompetencat e së ardhmes, por edhe përkrah bizneset në Kosovë dhe më gjerë, duke i ndihmuar ato të shfrytëzojnë potencialin e inteligjencës artificiale për zhvillim dhe konkurrueshmëri.

UBT vazhdon të investojë në inovacion, dije dhe teknologji, duke e shndërruar inteligjencën artificiale në një mundësi konkrete për zhvillimin e arsimit, sipërmarrjes dhe ekonomisë.

Continue Reading

Lajmet

Diplomacia në epokën e inteligjencës artificiale: Rektori Hajrizi folës në Akademinë Diplomatike për Diplomatë të Rinj

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte folës në edicionin e 12-të të Akademisë Diplomatike për Diplomatë të Rinj, ku në fokus ishte potenciali transformues i inteligjencës artificiale në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe praktikën diplomatike.

Gjatë diskutimit, Rektori Hajrizi trajtoi mundësitë dhe sfidat që sjellin teknologjitë e reja për diplomacinë bashkëkohore, duke vënë në pah ndikimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e praktikave diplomatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Diskutimi theksoi rëndësinë e inovacionit, përshtatshmërisë dhe qasjeve të përgjegjshme ndaj teknologjive të reja, në një kohë kur inteligjenca artificiale po krijon perspektiva të reja për të ardhmen e diplomacisë.

Pjesëmarrja në këtë akademi pasqyroi rëndësinë e ndërveprimit ndërmjet akademisë, teknologjisë dhe diplomacisë, si dhe të dialogut mbi mënyrat se si inovacioni mund të kontribuojë në zhvillimin e praktikave diplomatike në të ardhmen.

Continue Reading

Të kërkuara