Lajmet

​Përfshihet nga flaka një objekt në Prishtinë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Lajmet

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Published

on

By

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë sërish thirrje Serbisë për të ndërmarrë hapat të menjëhershëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023.

“Ne e kemi marrë parasysh paralajmërimin e zyrës së prokurorit të lartë në Beograd më 2 dhjetor 2024 për hapjen e hetimeve në këtë rast”, tha një zëdhënës i bllokut të premten.

Ai shtoi se Serbia është e detyruar të bashkëpunojë në hetimet për rastin e Banjskës.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.

Në dhjetor, kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, tha se vendimi për të ngritur aktakuzë kundër Radoiçiqit, do të merrej deri në fillim të vitit 2025.

Në Serbi, Radoiçiq dyshohet për vepra të tjera penale, përkatësisht për “krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe prodhim, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve”.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së e përsëriti të premten se për Serbinë përparimi në bisedimet për anëtarësim në bllokun evropian do të varet edhe nga përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe nga sundimi i ligjit.

Vendet anëtare në BE-së në dhjetorë nuk ishin pajtuar se Serbia i ka përmbushur të gjitha kushtet për të hapur disa kapituj në procesin e negociatave të anëtarësimit, edhe pse Komisioni Evropian kishte dhënë vlerësimin se ato kushte ishin përmbushur nga ana e Beogradit.

Disa shtete anëtare kundërshtimin për hapjen e këtyre kapitujve e kishte arsyetuar me mungesën e rezultateve në sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë, të cilin BE-ja përmes përfaqësuesit të saj të lartë e kishte quajtur “sulm terrorist”.

Disa shtete të BE-së janë sidomos të pa kënaqura me faktin se nuk ka akoma as aktakuzë ndaj Radoiçiqit./REL/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Itali

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës rihter ka tronditur rajonin e Sicilisë pasditen e së premtes.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit është regjistruar 44 kilometra të Capo d’Orlando.

Tërmeti ka rënë në orën 16:19 minuta, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka raportime për dëme materiale.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës, gati për zgjedhjet e 9 shkurtit

Published

on

By

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës u mbajt takim zyrtar lidhur me planifikimet dhe angazhimin e Policisë në zbatimin e planit operativ “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Në këtë takim morën pjesë menaxhmenti i lartë, në krye me drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, drejtorët e departamenteve si dhe udhëheqës e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga Prokuroria e Shtetit, KQZ-ja, KFOR-i, EULEX-i, OSBE-ja dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane e zyrës së BE-së në Kosovë.

Të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore, në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Drejtori Hoxha, gjatë këtij takimi, ka theksuar se përmes realizimit të planit operativ duhet të krijohet një ambient i sigurt dhe i qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës përmes mbajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Përveç tjerash, ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajmet

Kreu i KQZ në Kroaci pas raportimeve për shkelje: Zyrtarisht nuk e dimë çfarë ka ndodhur me votat

Published

on

By

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq ende zyrtarisht nuk e di se çfarë ka ndodhur, pas raportimeve mediatike lidhur me votat me postë të mërgatës në Kroaci.

Një ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se kishte nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Zyrtarisht ende nuk dimë asgjë. Kemi dëgjuar edhe prej mediave, ka edhe fjalë nga KQZ-ja, por zyrtarisht ende nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Mbeten të vërtetohen në fazat e mëvonshme”, tha Radoniqi kur u pyet nga gazetarët me të përfunduar mbledhja e KQZ-së më 7 shkurt.

Radoniqi tha se KQZ-ja ka emëruar stafin e ambasadave të Kosovë për tërheqjen e votave nga postat.

Por, si ka shkuar procedura atje saktësisht nuk e di”, tha ai duke iu referuar situatës së raportuar në Kroaci.

Megjithatë, gjatë mbledhjes, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, tha se raportimet për këtë ngjarje i konsideron si “përpjekje për të denigruar integritetin, KQZ-së, qoftë të MPJD-së e qoftë të ambasadorit në fjalë”.

Ai tha se falë KQZ-së dhe stafit diplomatik është mundësuar realizimi i regjistrimit të votuesve, votimit me postë dhe sjelljen e zarfeve në përfaqësitë diplomatike nga adresat postare, pas dështimit të procesit të nënshkrimit të kontratës me një operator ekonomik, që ato të dërgoheshin me postë në Kosovë.

E uroj edhe Prokurorinë për punën që është duke e bërë dhe le të dalë sa më parë edhe Prokuroria, meqë ka treguar një interesim të jashtëzakonshëm edhe në këtë çështje natyrisht edhe për shkak të presioneve politike dhe të jashtme, shumë mirë, le ta shikojë dhe secilin proces, Prokuroria është e lirë ta verifikojë hetojë dhe ta shohë që nuk ka bash asgjë prej asgjëje”, tha Krasniqi.

Ai madje kërkoi që KQZ-ja të paraqesë para publikut të gjitha informacionet për këtë rast.

Le t’i tregohet publikut që ato 10-20 zarfe, sa kanë mundur të jenë, janë tërhequr për shkak të presionit të postës që kanë pasur për t’u tërhequr nga ekipet e autorizuara”, tha ai.

Më 9 janar filloi votimi me postë për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat mbahen më 9 shkurt.

Nga 104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pra, 67.421 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgonin pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Por, më 3 shkurt KQZ-ja doli me një sqarim duke thënë se për shkak të afateve kohore, nuk ka qenë e mundur të nënshkruhet kontrata me operatorin për shërbimet postare.

Andaj, KQZ tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat. Këto tërheqje janë zhvilluar në një proces transparent, me njoftimin paraprak të vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët nuk kanë evidentuar ndonjë vërejtje në protokollet e tërheqjes dhe në praninë e zyrtarëve të KQZ-së”, u tha në njoftimin e 3 shkurtit.

Ndryshe, për herë të parë Kosova do të organizojë më 8 shkurt edhe votimin fizik në disa përfaqësi diplomatike jashtë vendit./REL/

Continue Reading

Të kërkuara