

Lajmet nga UBT
Përfitoni nga zbritja 40% në Shkollën Fillore UBT – Regjistrojini fëmijët tuaj në shkollën me teknologji dhe edukim të avancuar
Published
4 months agoon
By
UBTnewsKeni dëshirë që fëmijët tuaj të kenë mundësi të shkëlqyer arsimimi? Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT është aty për t’ju ofruar mundësinë më të mirë për edukim të nivelit të lartë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Dhe tani, me zbritje 40% për regjistrimet deri në muajin qershor, kjo është mundësia perfekte për të siguruar një arsim të shkëlqyer për fëmijët tuaj!
Pse të regjistroheni në Shkollën Fillore UBT?
Mësim bazuar në STEAM: Shkolla UBT është pionier në implementimin e sistemit edukativ të bazuar në STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë), duke mundësuar që nxënësit të zhvillojnë aftësi të rëndësishme për të ardhmen.
Mësim kreativ dhe interaktiv: Me Classroom 3.0, nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë në një mjedis modern dhe interaktiv, duke u angazhuar në aktivitete që stimulojnë mendimin kritik dhe kreativitetin.
Gjuhë të huaja: Gjuhët sikurse, ajo: angleze, gjermane dhe italiane, janë të integruara në çdo aspekt të mësimit, për t’u siguruar që nxënësit janë të përgatitur për tregun global.
Vlerat edukative: Përveç njohurive akademike, Shkolla Fillore UBT fokusohet në zhvillimin e kompetencave personale, sociale dhe qytetare, duke formuar individë të përgjegjshëm dhe liderë të ardhshëm.
Shfrytëzo mundësinë tani! Deri në muajin qershor, regjistrojeni fëmijët tuaj në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët UBT dhe përfitoni nga zbritja prej 40% për tarifat e regjistrimit. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur për të investuar në të ardhmen e fëmijëve tuaj me një arsim të klasit të parë!
Për më shumë informacione dhe për t’u regjistruar, vizitoni https://ubt.school/ ose kontaktoni me ne në: +383 46 332 233 | [email protected]
Aktualitet
Një hap drejt karrierës ndërkombëtare: Zgjidh Masterin në të Drejtën Komerciale në UBT
Published
2 days agoon
September 3, 2025By
Driton Iseni
Në epokën e globalizimit dhe digjitalizimit të tregjeve, ligji i biznesit është bërë një prej fushave më të rëndësishme dhe më të kërkuara në botën profesionale. Duke e njohur këtë nevojë, UBT ofron Programin Master (LLM) në të Drejtën Komerciale (Tregtare), i cili është dizajnuar për juristë, profesionistë dhe të diplomuar në drejtësi që synojnë të specializohen në sektorin e biznesit dhe tregtisë ndërkombëtare.
Ky program nuk është vetëm një rrugëtim akademik, por edhe një mundësi drejt karrierës ndërkombëtare, duke u ofruar studentëve njohuri të avancuara, përvojë praktike dhe një qasje kritike ndaj sfidave të së drejtës tregtare.
Çfarë përfiton një student i këtij programi?
- Njohuri të avancuara mbi kontratat tregtare – nga hartimi deri te ekzekutimi i tyre, duke përfshirë rastet e shkeljes dhe arbitrazhit.
- Të drejtën e shoqërive tregtare – themelimi, qeverisja, menaxhimi dhe shpërbërja e kompanive, sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Ekspertizë në të drejtën e konsumatorit dhe konkurrencës – ku studentët aftësohen të analizojnë dhe krahasojnë kuadrot ligjore të Kosovës me ato të BE-së dhe tregjeve globale.
- Pronësia intelektuale dhe inovacioni – trajnim i veçantë mbi menaxhimin e patentave, markave tregtare, të drejtave të autorit dhe sekreteve tregtare, thelbësore për bizneset moderne.
- Simulime të proceseve gjyqësore – studentët marrin pjesë në skenarë praktikë, duke menaxhuar ekipe, hartuar kontrata reale dhe përgatitur mbrojtje ligjore.
- Aftësi kërkimore dhe akademike – programi ofron mjete të avancuara për hulumtim shkencor, duke i përgatitur studentët për publikime dhe studime të thelluara.
Pse Master në të Drejtën Komerciale në UBT?
UBT është i vetmi institucion në Kosovë që kombinon teorinë e avancuar akademike me praktikën ligjore ndërkombëtare, përmes:
- Punëtorive me juristë dhe ekspertë të shquar vendas e të huaj.
- Pjesëmarrjes në raste reale të tregut global.
- Integrimit të studentëve në rrjetin profesional të UBT-së, i cili përfshin partneritete me kompani, institucione publike dhe organizata ndërkombëtare.
Objektivat kryesore të programit:
- Formimi i një baze solide mbi të drejtën tregtare kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Zhvillimi i aftësive për të adresuar çështje komplekse të qeverisjes korporative dhe përgjegjësisë sociale të bizneseve.
- Nxitja e mendimit kritik dhe kreativ në menaxhimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
- Përgatitja e profesionistëve për një treg pune që kërkon ekspertë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje për sfidat ligjore të epokës moderne.
Misioni i programit
Misioni i Masterit në të Drejtën Komerciale është të edukojë juristë me standarde të larta etike dhe profesionale, të pajisur me njohuri që tejkalojnë kufijtë e zakonshëm të teorisë dhe që lidhen drejtpërdrejt me praktikën. Në këtë mënyrë, UBT synon të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit, stabilitetit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.
Ky program është një mundësi e artë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e një fushe ku ligji dhe biznesi takohen, krijojnë inovacion dhe udhëheqin zhvillimin global.
Aktualitet
Ekspertizë e avancuar dhe praktikë reale: Masteri në E Drejta Penale (LLM) në UBT
Published
3 days agoon
September 2, 2025By
Driton Iseni
UBT ofron programin Master në të Drejtën Penale (LLM), një ndër programet më prestigjioze dhe të specializuara në vend, i cili ofron formim të avancuar profesional dhe akademik për juristë, prokurorë, avokatë, gjyqtarë dhe ekspertë të zbatimit të ligjit.
Ky program është ndërtuar për të përgatitur gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të drejtësisë penale, duke kombinuar njohuritë teorike me praktikat bashkëkohore të hetimit dhe gjykimit penal.
Përmes tij, studentët fitojnë kompetenca të thelluara mbi të drejtën penale, procedurën penale, kriminologjinë, politikat kriminale dhe fushat ndërlidhëse si viktimologjia, penologjia dhe shkencat forenzike.
Një program i standardeve evropiane
Kurrikula e Masterit është ndërtuar sipas parimeve të Procesit të Bolonjës, duke u fokusuar në të nxënit aktiv dhe punësueshmërinë e të diplomuarve. Ajo përfshin edhe përputhjen me kornizat ligjore evropiane dhe ndërkombëtare, duke u dhënë studentëve njohuri mbi të drejtën penale krahasuese, të drejtën penale ndërkombëtare, si dhe mbi konventat e Bashkimit Evropian dhe të institucioneve ndërkombëtare.
Programi është zhvilluar duke u bazuar në praktikat më të mira të disa prej shkollave juridike më prestigjioze evropiane, si Universidad Carlos III de Madrid, Shkolla Juridike e Birminghamit dhe ajo e Kentit, duke ofruar një përmbajtje të avancuar dhe në harmoni me nevojat e kohës.
Objektivat dhe misioni
Misioni i programit është që të formojë profesionistë me standarde të larta etike dhe profesionale, të cilët jo vetëm do të kontribuojnë në sistemin e drejtësisë, por edhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë publike në vend dhe rajon.
Çfarë fitojnë studentët?
Me përfundimin e studimeve, studentët e Masterit në të Drejtën Penale në UBT do të jenë të aftë:
- Të kuptojnë dhe analizojnë në mënyrë kritike doktrinën dhe praktikat e së drejtës penale në nivel kombëtar e ndërkombëtar;
- Të hartojnë kallëzime penale, aktakuza dhe aktgjykime, duke simuluar procese gjyqësore reale;
- Të zhvillojnë hulumtime shkencore dhe të ofrojnë zgjidhje për sfidat e reja ligjore;
- Të menaxhojnë raste komplekse që lidhen me krimin e organizuar, krimin ekonomik dhe fenomenet kriminale bashkëkohore;
- Të ndërthurin njohuritë ligjore me ato të shkencave ndihmëse si kriminologjia, viktimologjia dhe forenzika.
Një hap drejt karrierës së sigurt
Falë kombinimit të studimeve akademike, praktikës profesionale dhe angazhimit kërkimor, ky master i hap rrugën punësimit në institucione kyçe të drejtësisë: gjykata, prokurori, polici gjyqësore, zyra të avokatisë dhe organizata ndërkombëtare që merren me sundimin e ligjit.
UBT ofron një mjedis akademik modern, me staf vendor dhe ndërkombëtar, laboratorë të avancuar ligjorë dhe qasje të drejtpërdrejtë në praktika konkrete.
Aktualitet
Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
Published
3 days agoon
September 2, 2025By
Driton Iseni
Nga qindra aplikime të profesorëve universitarë nga Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, Prof. Dr. Avni H. Alidemaj, pedagog dhe studiues në UBT, ka fituar një grant të rëndësishëm në kuadër të Fondit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor. Ky program prestigjioz u dedikohet anëtarëve të stafit akademik për të zhvilluar hulumtime shkencore dhe për të kontribuar në mësimdhënie në universitete elitare evropiane.
Nga Kosova, vetëm katër kandidatë kanë fituar këtë grant, ndërsa Prof. Alidemaj do të angazhohet gjatë muajit tetor në Universitetin Çarls të Pragës, ku do të realizojë projekte kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe do të mbajë ligjërata për studentët e Fakultetit Juridik.
Universiteti Çarls është një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Evropë dhe ndër më të vjetrit në botë. I themeluar në vitin 1348, ky universitet ka mbi 677 vite traditë akademike dhe sot renditet në mesin e 300 universiteteve më të mira botërore.
Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për Prof. Alidemajn dhe UBT-në, por edhe për akademinë kosovare në përgjithësi. UBT vazhdon të jetë një urë e fuqishme e shkëmbimeve akademike dhe kërkimore ndërkombëtare, duke sjellë njohuri të reja, përvoja të vlefshme dhe standarde bashkëkohore për studentët dhe shoqërinë kosovare në tërësi.
Aktualitet
Transformo pasionin tënd në karrierë – edhe pak vende të lira në programin Art dhe Media Digjitale në UBT
Published
4 days agoon
September 1, 2025By
Driton Iseni
Për të gjithë të apasionuarit pas artit dhe teknologjisë, UBT ofron mundësinë e fundit për të aplikuar në programin Art dhe Media Digjitale, një fushë që kombinon kreativitetin me aftësitë digjitale dhe menaxheriale.
Ky program përgatit studentët për një karrierë të pasur dhe dinamike në industrinë kreative, duke u aftësuar të punojnë si:
- Dizajner grafik,
- Artist digjital,
- Producent multimedial,
- Menaxher kreativ i projekteve artistike dhe mediatike.
Programi ofron njohuri praktike dhe përvojë reale, duke përfshirë punë në projekte multimediale, zhvillim të dizajnimeve inovative dhe menaxhimin e proceseve kreative. Studentët do të kenë mundësinë të punojnë me teknologji moderne dhe mjete digjitale që përdoren në industrinë kreative kombëtare dhe ndërkombëtare.
UBT synon që të krijojë një mjedis ku krijimtaria, teknologjia dhe menaxhimi bashkohen, duke u mundësuar studentëve të formojnë një portofol profesional të nivelit të lartë dhe të jenë gati për sfidat e tregut të punës.
Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e një rrugëtimi që të hap dyert drejt karrierës ndërkombëtare në botën kreative: APLIKO TANI ONLINE!

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

ZRRE-ja licencon operatorë të rinj për furnizim me energji elektrike

Rama padit Ministrinë e Financave: 35 milionë euro të bllokuara politikisht ndaj Prishtinës

Ja shenjat që tregojnë se jeni një person i pjekur emocionalisht

713.3 milionë euro të hyra në ATK nga janari deri në gusht

Turqia mund Gjeorgjinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026

Policia raporton për raste të armëmbajtjes pa leje, drogë, dhunë dhe aksidente trafiku

Miranda Kerr bashkë me Orlando Bloomin dhe Katy Perryn për ditëlindjen e vajzës së tyre

Një femër raportohet e zhdukur në Gjakovë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet1 month ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës