Kronikë e zezë

Përfitoi në emër të bamirësisë, arrestohet personi

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Published

on

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se në emër të bamirësisë ka mashtruar një person, duke i marrë 134 euro.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja kishte ndodhur më 29 tetor, kur viktima kishte raportuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 29.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar e ka telefonuar me numër të fshehur dhe i ka thënë se do ju ndihmoj pasi punoj në një organizatë humanitare, ku e gjithë kjo ishte një mashtrim. Nga viktima i dyshuari kishte përfituar para në vlerë 134 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Lajmet

Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një këmbësor

Published

on

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në Viti, ku një automjet ka goditur një këmbësor.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishin të përfshirë një automjet, i drejtuar nga një mashkull kosovar, dhe një këmbësor, po ashtu mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja e plagosur muajin e kaluar në Klinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një grua ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra gjatë një incidenti të ndodhur muajin e kaluar në Klinë, rast ky i cilësuar nga organet e rendit si “Vrasje e rëndë”.

Ngjarja fillestare kishte ndodhur më 6 shtator rreth orës 18:30. Pavarësisht trajtimit intenziv mjekësor që nga ajo ditë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë më 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Skënderaj i kërkuari për krime lufte ndaj popullatës civile

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës maj-qershor të vitit 1998 në rajonin e Skënderajt.

Arrestimi i të dyshuarit  erdhi pas një pune të jashtëzakonshme hetimore nga njësitë përkatëse policore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje për procedo të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur pa shenja jete pasditën e së dielës në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 18:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Rasti po trajtohet nga organet e rendit si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara