Shëndet

Përfitimet shëndetësore nga mjalti me qumësht

Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe qumështit përfshijnë përparësitë në kujdesin e lëkurës dhe rritjen e qëndrueshmërisë.

Published

on

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini qumësht me mjaltë?

Qumështi dhe mjalti mund të bëjnë mrekulli nëse konsumohen secila më vete, por kur merren së bashku, ato ofrojnë përfitime shëndetësore surprizuese (të habitshme). Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe qumështit përfshijnë përparësitë në kujdesin e lëkurës dhe rritjen e qëndrueshmërisë.

Mjalti, tradicionalisht është përdorur për shëndetin për shkak se përmban antioksidantë, antibakterie si dhe ka efekte qetësuese dhe anti-inflamatore në çështjet e frymëmarrjes. Qumështi, nga ana tjetër, tradicionalisht është vlerësuar për përmbajtjen e tij të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë vitaminën A, B, vitaminën D si dhe kalcium, proteinën e kafshëve dhe acid laktik.

Megjithatë, këto atribute mund të kombinohen kur qumështi dhe mjalti konsumohen së bashku. Rezultati përfshin përfitime unike dhe shumë të dëshiruara për ju.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe qumështit

Përkujdesje lëkure

Si mjalti ashtu edhe qumështi posedojnë veti antimikrobiale dhe pastruese. Përdorimi i maskës së mjaltit është efektiv për lehtësimin e akneve. Këto veti rriten kur të dy përbërësit merren së bashku. Pastrues të shumtë janë përgatitur duke përdorur qumësht dhe mjaltë, sepse përzierja i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. Kombinimi përdoret shpesh në SPA-të e njohura në mbarë botën.

Tretje

Sipas një studimi të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, mjalti është një burim i mirë i prebiotikëve. Prebiotikët janë lëndë ushqyese që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e probiotikëve, baktereve të dobishme që rriten dhe zhvillohen në zorrët tona dhe në sistemin e tretjes.

Prebiotikët kanë treguar një efekt stimulues në ‘bifidobakteret’, një lloj probiotiku i gjetur në qumësht. Karbohidratet dhe oligosakaridet në mjaltë nxisin një funksion të shëndetshëm dhe të duhur të këtyre baktereve të dobishme që janë esenciale për mirëmbajtjen e shëndoshë dhe funksionimin e traktit GI.  Kur ekuilibri bakterial në traktin digjestiv është i mirë, eliminon një numër kushtesh irrituese, duke përfshirë kapsllëkun, dhimbjen e barkut dhe pengon zhvillimin e rritjes së dëmshme bakteriale.

Rrit qëndrueshmërinë

Dihet se një gotë qumësht me mjalt çdo mëngjes, përmirëson qëndrueshmërinë e një personi. Ndërsa qumështi përmban proteina, mjalti përmban karbohidratet e nevojshme që kërkohen për një stimul efektiv të metabolizmit. Qumështi dhe mjalti të marra së bashku, sigurojnë forcë për të gjithë duke përfshirë fëmijët dhe të moshuarit.

Shëndeti i kockave

Ndërsa hulumtimi për mjaltin vazhdon, gradualisht bëhet e qartë se mjalti vepron si transportues i lëndëve ushqyesve në të gjithë trupin. Mjalti ka treguar se mund të shërbejë si integrues në marrjen e kalciumit në trup, ku qumështi dihet se është një burim i pasur. Kjo është konfirmuar nga një studim i kryer te brejtësit, nga Dr Merlin Ariefdjohan, Universiteti i Kolorados, SHBA.

Prandaj, konsumimi i mjaltit dhe qumështit së bashku, jo vetëm që i jep trupit tuaj ushqyesin e nevojshëm (kalcium) për të pasur një shëndet të mirë të kockave, por gjithashtu do të maksimizojë absorbimin e tij në trup. Nivelet e duhura të kalciumit mund të parandalojnë osteoporozën dhe inflamacionin e nyjeve.

Parandalon pagjumësinë

Mjalti dhe qumështi janë përdorur tradicionalisht si mjete “kundër” pagjumësisë. Individualisht, ato janë të dyja efektive, por efektet forcohen kur merren së bashku. Mjalti është një nga përbërësit e rrallë të sheqerit që shkakton rritje të kontrolluar në sasinë e insulinës, gjë që gjithashtu nxit triptofanin që të lirohet brenda në tru.

Tryptophani normalisht shndërrohet në serotonin, i cili nxit një ndjenjë relaksimi. Kështu pra, mjalti dhe qumështi mund të përdoren për të “luftuar” pagjumësinë.

Vetitë anti-plakje

Kombinimi i qumështit dhe mjaltit ndikon në të gjithë trupin, duke e bërë atë të shkathët dhe të duket si i ri. Njerëzit në shumë civilizime të lashta, përfshirë grekët, romakët, egjiptianët dhe indianët, pinë qumësht me mjaltë për të ruajtur rininë e tyre. Meqenëse qumështi dhe mjalti mund të ndihmojnë në sigurimin e një jete të gjatë, kombinimi i tyre ishte i njohur si “eliksiri i jetës”.

Vetitë antioksiduese që ndodhin kur qumështi dhe mjalti kombinohen së bashku, janë të mëdha sepse antioksidantët sulmojnë radikalët e lirë të cilat janë një nga shkaqet kryesore të degradimit të lëkurës dhe rrudhave. Dr. Brendan Niemira, udhëheqës i hulumtimit në Qendrën Kërkimore të USDA, në një nga studimet e tij, i konfirmon vetitë antioksiduese të mjaltit dhe qumështit.

Vetitë Antibakteriale

Hulumtimet kanë treguar se qumështi dhe mjalti kanë një efekt më të theksuar në bakteret e Staphylocoçus se sa kur konsumohen veçmas.

Besohet gjithashtu se mjalti, shtuar në qumësht të ngrohtë, ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së fryrjes, kapsllëkut, dhe çrregullimin e zorrëve. Është gjithashtu i mirë për trajtimin e çrregullimeve të frymëmarrjes si ftohja dhe kollitja./gazetamapo/

Rajoni

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Shëndet

Vjeshta në tavolinën tuaj, ushqime për zemër të fortë

Published

on

Frutat dhe perimet e stinës së vjeshtës janë të pasura me shije dhe lëndë ushqyese, duke u bërë një aleat i çmuar për shëndetin e zemrës.

Ato ofrojnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në funksionimin e zemrës, ulin kolesterolin dhe parandalojnë formimin e pllakës në arterie.

Ekspertët rekomandojnë të konsumohen të paktën 2,5 filxhanë perime dhe 2 filxhanë fruta çdo ditë, si pjesë e një diete të balancuar.

Disa prodhime të vjeshtës dallohen veçanërisht për efektin mbrojtës ndaj zemrës:

Kungulli: i pasur me beta-karoten që shndërrohet në vitaminë A dhe antioksidantë; farat ndihmojnë në uljen e tensionit dhe kolesterolit.

Mollët: përmbajnë fibra dhe polifenole që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.

Shega: e pasur me polifenole që mbështesin qarkullimin dhe mund të ndihmojnë në uljen e tensionit.

Bamjet: përmbajnë fibra, vitaminë K, C dhe folate.

Boronicat e kuqe: ndihmojnë në uljen e tensionit dhe përmirësojnë funksionin vaskular.

Patatet e ëmbla: kombinim i fibrave, beta-karotenit dhe kaliumit për presion më të qëndrueshëm të gjakut.

Edhe ndryshime të vogla, si një mollë në ditë ose shtimi i lahanidës në sallatë, bëjnë diferencë të madhe për zemrën dhe cilësinë e jetës. Duke konsumuar rregullisht prodhime sezonale, jo vetëm që mbështesim shëndetin, por fermerët vendas dhe mjedisin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pija që ju mban të shëndetshëm gjatë stinës së ftohtë

Published

on

Me afrimin e stinës së ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Një pije e thjeshtë nga përbërës me vitamina, antioksidantë e veti natyrale antibakteriale që ndihmojë trupin të qëndrojë i fortë dhe energjik.

Konsumi i rregullt përmirëson rezistencën e trupit, rrit energjinë dhe vitalitetin, dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve sezonale. Njerëzit që e përdorin raportojnë ndjenjë më të madhe force, përqendrimi e sistem imunitar më të qëndrueshëm.

Pse kjo pije forcon imunitetin?

Limoni është burim natyral i vitaminës C, i cili mbështet funksionin e qelizave të bardha. Mjalti ka veti antibakteriale e qetëson fytin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë anti-inflamatorë dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kombinimi i përbërësve krijon stimulues natyral të fuqishëm për sistemin imunitar.

Eksperienca tregon se konsumimi i rregullt i kësaj pijeje ndihmon trupin të luftojë viruset dhe infeksionet më shpejt, duke sjellë energji më të mirë dhe më pak ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

Si ta përgatisni në shtëpi:

Lëngu i një limoni

1 lugë gjelle mjaltë

1 cm xhenxhefil të freskët

Një majë shafrani i Indisë

Përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni një herë në ditë, më mirë në mëngjes me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë është i shpejtë, efektiv dhe sjell ndryshime të dukshme në forcën dhe rezistencën e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të përdoret vaj ulliri për skuqje?

Published

on

Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Një pyetje e zakonshme është nëse mund të përdoret për skuqje.

Pikat e forta

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë acide yndyrore të shëndetshme, veçanërisht acidi oleik, i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të keq e mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta, si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët, ky vaj është zgjedhja më e mirë.

Pika e tymit

Një element i rëndësishëm për gatimin me vaj është pika e tymit, temperatura në të cilën vaji digjet e lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi 190–210°C, që e bën të përshtatshëm për shumë skuqje në shtëpi, si perime, vezë apo mish i lehtë.

Megjithatë, për skuqje të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk është më i rekomanduar, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.

Rekomandimet e ekspertëve:

Përdoreni pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.

Për skuqje të thella, zgjidhni vajra me pikë tymi më të lartë.

Shmangni gjithmonë ngrohjen e tepërt të vajit, pasi humb vlerat ushqyese dhe mund të bëhet i dëmshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara