

Published
4 years agoon
By
Betim GashiNëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të humbur peshë, për të forcuar muskujt apo për t’u çlodhur atëherë noti është zgjidhja më e mirë që mund të bëni. Sidomos tani që temperaturat janë të larta, pse të mos e përfshini notin në rutinën tuaj të përditshme.
Ofron relaksim
Kur dilni për vrapim, përballeni me makina apo biçikleta dhe duket të tregoni kujdes të vazhdueshëm. Përkundrazi, në ujë do të qentësoheni dhe të largoni stresin e jetës së përditshme.
Forcon shëndetin kardiovaskular
Sa më shumë të notoni, aq më shumë do të përfitoni për sa i përket gjendjes tuaj fizike.
Noti funksionon si një mënyrë e shkëlqyer për të humbur peshë pa e lodhur shumë trupin.
Përmirëson fleksibilitetin
Nëse doni të përmirësoni fleksibilitetin tuja, joga nuk është opsioni i vetëm. Diapazoni i lëvizjes nga noti zgjat muskujt duke i bërë nyjet më fleksibël dhe ndihmon në rikuperim.
Përmirëson performancën në sportet e tjera
Noti mund të përmirësojë performancën tuaj atletike, duke ndihmuar të zhvilloni qëndrueshmëri, ndërsa në të njëjtën kohë, ndihmon në shërimin më të shpejtë. /abcnews.al
You may like
Shëndeti
Kujdes nga këto tri pije të përditshme, po ju dëmtojnë arteriet
Published
6 hours agoon
June 11, 2025
Kur mendojmë për shëndetin, ushqimi na vjen i pari në mendje. Por shpesh harrojmë një faktor po aq të rëndësishëm: pijet që konsumojmë çdo ditë.
Disa pije nuk janë të padobishme, por mund të jenë edhe të rrezikshme për shëndetin e zemrës. Ekspertët paralajmërojnë se përveç ushqimeve, duhet të jemi të kujdesshëm edhe me atë që pimë, kur bëhet fjalë për shëndetin kardiovaskular.
1. Smoothiet e gatshme me përmbajtje të lartë sheqeri
Smoothiet e frutave mund të tingëllojnë si një zgjedhje e shëndetshme, por versionet komerciale shpesh përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar.
“Sasia e lartë e sheqerit në disa smoothie nxit inflamacionin, rezistencën ndaj insulinës dhe të dëmtojë arteriet,” shpjegon nutricionistja Katherine Gervasio për SheFinds.
Shumë prej tyre përmbajnë deri 390 kalori për porcion, duke kontribuar në shtim në peshë e rrezik të sëmundjeve kronike. P0ërgatisni smoothie vetë në shtëpi me fruta të freskëta, perime dhe produkte qumështi pa sheqer të shtuar.
2. Pijet energjike
Një shpërthim energjie duket joshës, por pijet energjike janë shpesh një përzierje e rrezikshme e sheqerit dhe kafeinës. “Këto pije mund të rrisin presionin e gjakut dhe të ndikojnë negativisht në elasticitetin e arterieve,” thekson Gervasio.
Kafeina stimulon adrenalinën e rrit presionin, ndërsa sheqeri i tepërt ndërhyn në balancën e yndyrnave në gjak. Në vend të tyre, preferoni çaj jeshil ose kafe të zezë, natyrisht, në sasi të moderuara.
3. Alkooli
“Alkooli është toksik për çdo qelizë në trupin tonë,” thekson kirurgu kardiak Dr. Jeremy London.
Edhe konsumimi i moderuar rrit rrezikun e aritmisë, hipertensionit dhe problemeve të tjera kardiake.
Sipas Dr. Olalekan Otulana, alkooli jo vetëm që rrit presionin e gjakut, por nxit inflamacion dhe çrregullon ekuilibrin e kolesterolit — duke dëmtuar arteriet në mënyrë të vazhdueshme.
Rekomandimi i ekspertëve është i qartë: kufizoni ose hiqni dorë nga alkooli për të ruajtur zemrën tuaj të shëndetshme.
Shëndeti
Konsumimi i pijeve të gazuara mund të jetë më i rrezikshme se ngrënia e çokollatave
Published
10 hours agoon
June 11, 2025
Studiuesit nga Universiteti Brigham Young në Utah dhe disa institucione në Gjermani kanë deklaruar se konsumimi i sheqerit në formë të lëngshme mund të ketë ndikim më të keq sesa konsumimi i tij përmes ushqimit.
Sipas tyre, pirja e sheqerit, sidomos përmes pijeve të gazuara apo lëngjeve të ëmbla, lidhet më shumë me rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Rreth 38 milionë amerikanë jetojnë me diabet dhe 90-95% e tyre kanë diabet të tipit 2, ka raportuar The Independent.
“Ky është studimi i parë që krijon një lidhje të qartë në varësi të dozës mes burimeve të ndryshme të sheqerit e rrezikut për diabet të tipit 2. Ai tregon pse pirja e sheqerit, qoftë përmes pijeve të gazuara apo lëngjeve, është më problematike për shëndetin sesa ngrënia e tij”, tha profesoresha e shkencave ushqimore në BYU, Karen Della Corte.
Studiuesit kanë theksuar se kjo ndodh sepse pijet e ëmbla përmbajnë “sheqerna të izoluara”, pra sheqerna të nxjerra nga frutat apo burime tjera e të shtuara në ushqimet e përpunuara. Sheqerna të shtuara gjenden jo vetëm te pijet energjike, limonadat, pijet sportive dhe pijet e gazuara, por edhe te buka, drithërat e përpunuara, jogurtët me pemë dhe ushqimet e konservuara.
Këto sheqerna shkaktojnë ndikim më të madh në nivelin e sheqerit, duke e mbingarkuar mëlçinë, rritur yndyrën në këtë organ dhe duke çuar në rezistencë ndaj insulinës, hormonit që ndihmon në rregullimin e sheqerit. Personat me diabet kanë nevojë për injeksione insuline për ta mbajtur sheqerin nën kontroll.
Sheqeri që ndodhet natyrshëm në ushqime të pasura me lëndë ushqyese, siç janë frutat e drithërat e plota, nuk e mbingarkon mëlçinë se tretet më ngadalë falë fibrave, yndyrave, proteinave dhe përbërësve të tjerë të dobishëm. Studiuesit kanë analizuar të dhënat e mbi gjysmë milioni njerëzish nga kontinente të ndryshme. Rezultatet kanë treguar se çdo racion prej 350 ml pije të ëmbël rriste rrezikun për diabet të tipit 2 me 25 për qind.
“Kjo lidhje e fortë tregon se rreziku fillon që nga racioni i parë ditor, pa ndonjë kufi minimal të ‘sigurt’”, kanë deklaruar autorët e studimit.
Edhe konsumimi ditor i lëngut të frutave rriste rrezikun për diabet, megjithëse në masë më të vogël, çdo 240 ml lëng frutash shtonte rrezikun me 5 për qind.
Interesant është fakti se sheqeri në formën e zakonshme apo sheqeri total që merret nga ushqimet e tjera nuk ka treguar të njëjtin rrezik dhe në disa raste madje pati efekt të kundërt, Konsumimi i lartë i sheqerit lidhet me rrezikun për obezitet, diabet të tipit 2, sëmundje kardiovaskulare dhe kancer. Por, sipas Harvard Medical School, sheqeri gjithashtu siguron energji dhe ka “rol të rëndësishëm në ushqim”.
“Ky studim nënvizon nevojën që të kemi rekomandime edhe më të rrepta për sheqernat në pije, si ato në pijet e gazuara dhe në lëngjet e frutave, sepse ato lidhen drejtpërdrejt me dëmtimin e shëndetit metabolik. Në vend që të dënojmë të gjitha sheqernat e shtuara, udhëzimet e ardhshme ushqimore duhet të marrin parasysh efektet e ndryshme të sheqerit në varësi të burimit dhe formës së tij”, ka thënë Della corte.
Shëndeti
Plot me proteina e vitamina, ja pse skumbri është peshku më i shëndetshëm në botë
Published
12 hours agoon
June 11, 2025
Plot me acide yndyrore, proteina cilësore dhe vitamina thelbësore, skumbri është një nga ushqimet më të fuqishme për organizmin.
Pak njerëz mendojnë për përfitimet që ka skumbri për organizmin, duke u përqendruar vetëm te shija e saj. Megjithatë, çdo produkt ka vlera kimike dhe ndikon në trup në një mënyrë të caktuar.
Skumbri përmban sasi proteinash e yndyrnash, veçanërisht kur peshku kapet gjatë dimrit në rajonet veriore. Përmbajtja mesatare e yndyrës është rreth 13 gramë, mjaftueshëm për ta klasifikuar si peshk yndyror. Proteina në skumbri është 18 gramë, absorbohet tre herë më shpejt se proteina në mishin e viçit.
Ky peshk është me pak kalori. Për të përmbushur nevojat ditore për kalori vetëm me skumbri, duhet konsumuar rreth 700 gramë, por gjithmonë duhet mbajtur parasysh edhe sasia e yndyrës që përmban.
I pasur me acide yndyrore të pangopura, që janë të çmuara për trupin e veprojnë si antioksidantë. Ato forcojnë membranat qelizore përmes neutralizimit të radikaleve të lira – elektrone të lira që mund të dëmtojnë strukturën qelizore dhe funksionet e saj. Ky dëmtim mund të çojë në shfaqjen e një sërë sëmundjesh, përfshirë edhe ato onkologjike. Për të shmangur këto pasoja, është e rëndësishme të konsumohen produkte të shëndetshme si skumbri.
Nuk është rastësi që fëmijëve u rekomandohet vaji i peshkut, është i pasur me acide yndyrore të pangopura. Përbërja kimike ndikon pozitivisht në rritjen dhe zhvillimin harmonik të fëmijëve. Po ashtu, është jashtëzakonisht i dobishëm për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji.
Për të parandaluar çekuilibrin mes rritjes e zhvillimit të organeve të brendshme te adoleshentët, skumbri duhet të përfshihet në dietën e tyre, përmban edhe minerale me vlera të mëdha për shëndetin, si kalium, fosfor, fluor, squfur, zink, klor dhe natrium.
Ka përqendrim të lartë të vitaminës B12 dhe PP. Vitaminat e grupit B ndihmojnë në sintezën e ADN-së, marrin pjesë në metabolizmin e yndyrnave.
Konsumimi i rregullt ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, përmirëson funksionimin e sistemit tretës dhe forcon sistemin nervor.
Ndihmon në formimin e hemoglobinës dhe përmirëson oksigjenimin e trupit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrnave të shëndetshme dhe acideve yndyrore të pangopura, skumbri është e dobishëm për funksionimin e trurit, për lëkurën dhe për shëndetin e flokëve.
Fosfori që përmban ndihmon në ndërtimin e enzimave, që janë thelbësore për nisjen e reaksioneve kimike në qeliza.
Vitaliteti i organizmit mbështetet nga përfitimet e një lloji të vetëm peshku. Acidet fosforike që gjenden te skumbri janë komponent i rëndësishëm i indeve të skeletit të njeriut, çka e bën të dobishëm si për fëmijët ashtu për të rriturit, sidomos me kalimin e viteve kur shfaqen probleme me sistemin muskulor.

Me kalimin e moshës, shumë prej nesh bëhen më të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së muskujve të shëndetshëm dhe kockave të forta. Ndërsa ushtrimet e rregullta luajnë një rol kyç, një dietë e pasur me lëndë ushqyese është po ashtu thelbësore.
Kumbullat e thata kanë tërhequr vëmendje të madhe nga shkencëtarët për përfitimet e tyre të mundshme shëndetësore.
Dr. Mary Jane De Souza nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë po studion si kumbullat ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore e dendësisë së kockave, veçanërisht tek gratë mbi 45 vjeç, që po kalojnë ndryshime të lidhura me menopauzën.
Humbja natyrale e masës muskulore dhe ulja e dendësisë së kockave ndikojnë në forcën fizike, ekuilibrin dhe rezistencën ndaj lëndimeve. Prandaj, shumë persona mbi 45 vjeç kërkojnë mënyra të thjeshta për të ruajtur vitalitetin, dhe ushqyerja është një nga mjetet më të aksesueshme.
Kumbullat e thata janë të pasura me vitamina, fibra dhe polifenole, përbërës me vetitë antioksiduese që ndihmojnë në shëndetin e qelizave, përfshirë ato të muskujve dhe kockave.
Kumbullat e thata si aleat i kockave dhe muskujve
Përveç efekteve të mira në tretje, kumbullat e thata përmbajnë elementë që mund të ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore dhe forcës së kockave. Ngrënia e tyre rrit nivelin e IGF-1 (faktor rritjeje i ngjashëm me insulinën), i cili luan rol në zhvillimin e kockave dhe rritjen e muskujve. Kmbullat përmbajnë sorbitol natyral dhe acide organike që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, duke siguruar energji më të qëndrueshme gjatë ditës.
Gjetjet më të fundit shkencore
“Ky është studimi i parë i kontrolluar rastësisht që analizon në mënyrë tridimensionale strukturën dhe forcën e kockave,” tha Dr. De Souza.
Pjesëmarrëset konsumuan katër deri në gjashtë kumbulla të thata në ditë. Rezultatet treguan se kjo praktikë ndihmon në ngadalësimin e humbjes së indit kockor pas menopauzës. Gratë që hanin rregullisht kumbulla ruajtën dendësi më të qëndrueshme të kockave, duke treguar potencialin mbrojtës të frutit në shëndetin e sistemit skeletor.

Kujdes nga këto tri pije të përditshme, po ju dëmtojnë arteriet

Brooklyn Beckham thuhet se i ka thënë familjes së tij se nuk dëshiron të ketë kontakt me ta – nuk u përgjigjet më prindërve e vëllezërve

OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë

Konsumimi i pijeve të gazuara mund të jetë më i rrezikshme se ngrënia e çokollatave

Inteligjenca artificiale është kërcënuese për profesionet që kryhen nga gratë

Një Shqipëri dëshpëruese, notat e lojtarëve Kuqezi

Ndodhi përsëri! Emri ligjor i Kanye West sapo ndryshoi

Plot me proteina e vitamina, ja pse skumbri është peshku më i shëndetshëm në botë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për zgjedhjet lokale 2025
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 week ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati