Lajmet

Përfitimet nga një regjim i shëndetshëm ushqimor

Published

on

Humbja e peshës nuk është e lehtë për shumë njerëz. Stresi, dieta, stërvitja dhe kushtet e lidhura me shëndetin mund të ndikojnë në peshën tuaj dhe aftësitë për të humbur kilet e tepërta.

Mbi dy të tretat e të rriturve australianë kanë obezitet ose janë mbipeshë, sipas Institutit Australian të Shëndetit dhe Mirëqenies – dhe ky numër po rritet.

Lajm i mirë është se ka shumë përfitime shëndetësore për humbjen e peshës, duke përfshirë një rrezik të pakët ndaj sëmundjeve, dhe cilësi më të mirë të jetës.

Ne ju sjellim tri përfitime shëndetësore që merrni nga humbja e peshës:

Cilësi më të mirë jetese

Duke pasur mbipeshë mund të ndikojë negativisht në vetëbesim dhe fizikisht, duke mbajtur peshë të tepërt shton presion shtesë në organet e trupit – zemra jonë duhet të punojë më shumë për të pompuar gjakun dhe oksigjenin rreth trupit tonë, mushkëritë tona duhet të punojnë më shumë për të marrë frymë, dhe kur të hamë, sistemi ynë i tretjes duhet të punojë më shumë për të tretur ushqimet.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve që lidhen me peshën

Pesha e tepërt e trupit është faktori kryesor i rrezikut për sëmundjen kardiovaskulare, diabetin e tipit 2, disa gjendje të lidhura me muskujt, sipas Institutit Australian të Shëndetit dhe Mirëqenies. Megjithatë, faktorët e jetesës si një dietë e shëndetshme (heqja e ushqimeve të përpunuara dhe të larta të yndyrës), stërvitja dhe humbja e peshës mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut në mënyrë të jashtëzakonshme.

Në fakt, studimet tregojnë se miratimi i një jetese të shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin ose vonimin e fillimit të diabetit të tipit 2, dhe në disa njerëz, ndryshimet e stilit të jetesës kanë ndryshuar simptomat dhe i kanë përmirësuar.

Rritja e faktorit të lumturisë

Studimet tregojnë se mbipesha mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësim, dhe anasjelltas duke qenë një peshë e shëndetshme mund të rritet vetëbesimin. Por ka edhe një faktor tjetër që mund të ndikojë edhe tek faktori ynë i lumturisë. Hormonet tona. Duke qenë mbipeshë mund të keni një çekuilibër hormonal.

Mbajtja e hormoneve tona në ekuilibër është e rëndësishme sepse ato rregullojnë një sërë funksionesh, nga oreksi ynë në ciklin tonë menstrual.

Lajmet

Messi: Botërori është gjithmonë i veçantë, shpresoj të jem aty

Published

on

Lionel Messi së fundmi ka pranuar në një intervistë për ESPN se ekziston mundësia të mos luajë në Kupën e Botës 2026, edhe pse dëshira e tij është ende e fortë për të qenë pjesë e turneut.

Ylli argjentinas tha se gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike.

“Shpresoj të jem aty. Gjithmonë kam thënë se do të më pëlqente. Në rastin më të keq do të jem duke e parë nga tribuna, por për mua Botërori është gjithmonë i veçantë,” u shpreh Messi.

Kapiteni që udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror në Katar, theksoi se ekipi aktual ka mentalitet fitues.

“Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një skuadër me mentalitet të fortë. Që kur Scaloni mori drejtimin, dëshira për të fituar është vetëm rritur,” tha ai.

Messi do të jetë 39 vjeç në verën e turneut të ardhshëm dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Ai gjithashtu foli për Pep Guardiolën, shanset e Argjentinës dhe finalen e MLS me Inter Miami, por lajmi më i madh mbetet pasiguria e tij për Botërorin 2026./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

Published

on

Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti një seancë dëgjimore me temën “Pika e nxehtë: rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ku profesor Daniel Serwer vlerësoi se mungesa e ndryshimit politik demokratik vije pasi stabiliteti aktual mbahet përmes korrupsionit, tensioneve etnike dhe autokracisë.

Në një analizë të publikuar në peacefare.net, profesori amerikan Serwer shtoi se përpjekjet e viteve të fundit për ta orientuar Serbinë drejt Perëndimit kanë dështuar. Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka asnjë interes të frenojë korrupsionin, të distancohet nga Moska dhe Pekini, apo të garantojë më shumë liri mediatike dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë.

Gjatë seancës, dëshmitarët dhe anëtarët e Kongresit amerikan u pajtuan se Serbia mbetet një prej faktorëve më të mëdhenj destabilizues në Ballkan, për shkak të korrupsionit të përhapur, qeverisjes gjithnjë e më autokratike, lidhjeve të ngushta ushtarake e tregtare me Kinën si dhe marrëdhënieve të forta politike e ekonomike me Rusinë.

Gjithashtu Serwer shtoi se vendi ka nevojë për më shumë sovranitet, jo më pak. Ai paralajmëroi se statusi i paqartë i Kosovës krijon hapësirë për ndikim rus dhe kinez.

“Mbështetja e pakushtëzuar për Kosovën duhet të jetë prioritet, sidomos përballë presionit serb”, deklaron ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i ekipit kombëtar, Franco Foda, ndodhen në Washington D.C., pranë Shtëpisë së Bardhë, për shortin e Kupës së Botës 2026.

Ky është një moment historik, pasi Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori.

“Fotografia pranë Shtëpisë së Bardhë simbolizon edhe mbështetjen historike të SHBA-së për popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, thotë Agim Ademi në një postim në rrjetin social Facebook.

Ekipi kosovar përballet me dy sfida të rëndësishme në “play-off” për të bërë të mundur ëndrrën e kualifikimit, ndërsa presidenti dhe përzgjedhësi Foda shprehin besim të palëkundur tek lojtarët dhe përkushtimi i tyre./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Protesta në përkrahje të çlirimtarëve më 13 dhjetor në Shkup, konfirmohet nga OVL-UÇK

Published

on

By

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Në një konferencë për media, Syla tha se protesta do të fillojë nga ora 13:00, ndërsa theksoi se kjo do të jetë protesta e pestë me radhë e organizuar në mbështetje të të paraburgosurve në Hagë./UBTNews

 

 

Continue Reading

Të kërkuara