Lajmet

Përfitimet e konsumimit të një luge vaj ulliri në mëngjes

Ai i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës.

Published

on

Një lugë vaj ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien. Ai i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës.

Por krahas kësaj, vlerat që çliron vaji i ullirit në çdo gatim janë përjashtimisht mirëbërëse për organizmin. Sipas të studimeve konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron përfitime të qenësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës.

Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri

Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol. Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur. Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E. Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.

Por çfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë?

Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin.

Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme.

Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së, shkruan AgroWeb.

Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një ndikim më të lartë sidomos tek tumoret e gjirit. Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal. Një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri. Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit të ullirit është më i larti në botë.

Organizëm i fuqishëm dhe energjik

Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes të ushqyerit dhe radikaleve të lira. Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta të problemeve në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë. Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë.

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleik dhe xitirosol. Ai ndikon në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, që është inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit. Ndaj dhe nisja e ditës me konsumimin e një luge me vaj ulliri është veprimi më ideal për të fuqizuar organizmin dhe për t’i dhënë atij energji përgjatë gjithë ditës.

Sigurohuni të konsumoni vaj ekstra të virgjër vaj ulliri dhe kujdesuni të siguroni jetëgjatësinë e tij.

Vendi

Flick ndryshon planin për gjashtë futbollistë të Barcelonës: E ardhmja e tyre mbetet e pasigurt

Published

on

By

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vendosur të ndryshojë dinamikën e punës për gjashtë futbollistë të rinj, të cilët ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre në klub gjatë fazës përfundimtare të afatit kalimtar.

Bëhet fjalë për Marc Casado, Jofre Torrents, Hector Fort, Tommy Marques, Guille Fernandez dhe Toni Fernandez. Ky vendim i Flickut vjen pas lëndimit të Roony Bardghjit dhe në një kohë kur katalanasit po punojnë për të finalizuar disa largime nga skuadra.

Të gjithë këta lojtarë ishin pjesë e ekipit të parë gjatë fazës përgatitore që nga fillimi i stërvitjeve, mirëpo situata e tyre tashmë ka marrë tjetër rrjedhë për shkak të pasigurisë rreth të ardhmes së tyre.

Më i avancuari në këtë listë është Jofre Torrents, transferimi i të cilit drejt Ajaxit është praktikisht i mbyllur. Marrëveshja mes dy klubeve po finalizohet prej disa ditësh dhe po priten vetëm hapat e fundit formalë përpara zyrtarizimit.

Nga ana tjetër, Marc Casado po stërvitet i diferencuar nga grupi ndërsa shqyrton opsionet e tij. Mesfushori ka marrë oferta nga Arabia Saudite dhe është në kontakt me disa klube evropiane, pa marrë ende një vendim përfundimtar. Situatë të ngjashme po kalon edhe mbrojtësi i krahut, Hector Fort, i cili po kërkon një ekip të ri midis ofertave të arritura nga disa klube angleze. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Gjeneral Jashari priti në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim zyrtar Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn.

Gjatë takimit, Gjeneral Jashari e falënderoi mysafirin për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke vënë në pah rëndësinë e madhe të këtij partneriteti strategjik në zhvillimin profesional dhe operacional të FSK-së.

Palët diskutuan për arritjet e deritanishme, projektet e përbashkëta dhe mundësitë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit të afërt me partnerët ndërkombëtarë.

Në kuadër të kësaj vizite, Gjeneral Major Osborn vizitoi edhe Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK-së, ku u njoftua nga afër me kapacitetet operationale, trajnimet dhe aktivitetet e kësaj njësie elitare.

Në përmbyllje të takimit, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e thellë për Gardën Kombëtare të Ajovës për mbështetjen e pakursyer, duke vlerësuar lart partneritetin e ndërtuar ndër vite në shërbim të forcimit të paqes dhe sigurisë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit sot në orën 11:00

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, për thirrjen e menjëhershme të vazhdimit të seancës konstituive sot, më 12 gusht 2026.

Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afateve ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese, mirëpo kjo nuk e shuan detyrimin për përmbushjen e këtij procesi pa vonesa të mëtejshme. Partia kërkon që deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga besimi i qytetarëve.

Pavarësisht nëse kryesuesi do ta thërrasë zyrtarisht seancën apo jo, deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit sot në orën 11:00, kohë kur plotësohet afati 48-orësh sipas rregullores. Me këtë rast, PDK u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve që t’i bashkohen seancës për të dëshmuar gatishmërinë politike për përmbushjen e obligimeve kushtetuese.

Kjo kërkesë vjen pasi vazhdimi i fundit i seancës konstituive, i mbajtur të shtunën, u ndërpre dhe u shty me kërkesë të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, pas tensioneve në sallë ku deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të tij. /E.A/

foto: Koha.net

Continue Reading

Lajmet

Spektakli qiellor i 12 gushtit: Si do të përjetohet eklipsi i Diellit në Evropë dhe Kosovë

Published

on

By

Miliona evropianë do të kenë mundësinë të ndjekin të mërkurën mbrëma eklipsin e parë të plotë diellor në Evropën kontinentale pas dy dekadash. Fenomeni astronomik do të jetë plotësisht i dukshëm në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore do të përjetojë një eklips të pjesshëm.

Sipas platformës astronomike TimeandDate, qytetarët në Kosovë do të mund të vëzhgojnë fazën e pjesshme të këtij fenomeni, i cili do të nisë në orën 19:29. Kulmi do të arrihet në orën 19:38, moment kur Hëna do të mbulojë pjesën më të madhe të dukshme të Diellit. Vetëm tre minuta më vonë, në orën 19:41, Dielli do të perëndojë, ndërsa e gjithë faza e pjesshme do të përfundojë përfundimisht në orën 21:07. Sipas raportimeve të The Guardian, kulmi i eklipsit në Spanjë pritet mes orës 20:26 dhe 20:33, ndërsa në Londër do të regjistrohet në orën 19:13.

Për shkak se ky fenomen do të ndodhë shumë pranë horizontit, ekspertët sugjerojnë që vëzhgimi të bëhet nga pika të larta dhe zona pa pengesa, me pamje të hapur drejt perëndimit dhe veriperëndimit. Njëkohësisht, ata paralajmërojnë se shikimi i Diellit me sy të lirë është i dëmshëm. Në mungesë të syzeve mbrojtëse speciale, qytetarët mund të përdorin një kullesë kuzhine si projektor alternativ, duke reflektuar dritën dhe hijen e eklipsit mbi një sipërfaqe të letrës. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara