Lajmet

Përfaqësuesi i Koresë së Veriut në OKB mohon dërgimin e trupave në Rusi

Published

on

Koreja e Veriut ka mohuar akuzat e Koresë së Jugut për dërgimin e trupave në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës. Një përfaqësues i Phenianit në OKB e quajti këtë si “thashetheme të pabaza” dhe theksoi se ato synojnë të njollosin imazhin e Koresë së Veriut dhe të minojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Koreja e Jugut kishte raportuar se Pheniani kishte dërguar 1.500 pjesëtarë të forcave speciale për trajnime në Rusi, të cilët do të ishin të gatshëm për t’u angazhuar në vijat e frontit në Ukrainë. Ndërkohë, ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, shprehu shqetësim nëse këto pretendime do të ishin të vërteta, duke theksuar se kjo do të përshkallëzonte situatën.

Përveç kësaj, Seuli po shqyrton mundësinë për të dërguar një ekip në Ukrainë për të monitoruar situatën dhe për të analizuar strategjitë e Koresë së Veriut në fushëbetejë./UBTNews/

Lajmet

Nën ndikim të alkoolit një person sulmon zyrtarët policorë në Prishtinë

Published

on

By

Një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë, i njëjti është sjellë për intervistim në stacionin policor. Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Osmani pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas

Published

on

By

Pas marrjes së detyrës së komandantit të KFOR-it, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim gjeneralmajor Ozkan Ulutaş.

Me këtë rast, Osmani e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it dhe për rikthimin e tij në Kosovë duke shprehur besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, transmeton KosovaPress.

Në këtë frymë, ajo ritheksoi mirënjohjen e saj për angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë ushtarakëve që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, Osmani potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet vendore të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për vrasje në tentativë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për rastin Vrasje në Tentativë, të ndodhur me datë 23.04.2025 në rrugën Rexhep Krasniqi.

Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

BDI reagon për incidentin e armatosur në Kumanovë

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër pas një sulmi të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës për këshillin komunal të Likovës, i cili ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar nga persona të maskuar. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në një deklaratë publike, BDI e ka cilësuar sulmin si një “akt barbar dhune” dhe ka bërë thirrje për reagim urgjent nga institucionet shtetërore, shkruan alsat.mk.

Dënojmë ashpër këtë akt të rëndë dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm, me transparencë dhe vendosmëri, për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtij atentati,” thuhet në reagimin zyrtar të partisë.

BDI ka apeluar gjithashtu për qetësi dhe maturi nga ana e mbështetësve të saj, duke kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë qetësinë.

I bëjmë thirrje të gjithë simpatizantëve tanë dhe qytetarëve në përgjithësi që të tregojnë pjekurinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë.

Në shenjë solidariteti me kandidatin e plagosur dhe për të reflektuar seriozitetin e ngjarjes, BDI ka vendosur të pezullojë aktivitetet e saj për ditën e sotme, duke i lënë hapësirë autoriteteve që të veprojnë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara