Mobile

Përdorimi i TikTok nga fëmijët, pesë gjëra që duhet t’i dinë prindërit

TikTok është një prej këtyre aplikacioneve.

Publikuar

Nëse ju pyesim tani sesa aplikacione janë në telefonin e fëmijës suaj, a mund të na përgjigjeni saktësisht? Madje a keni dijeni? Sipas Backlinko, numri i përgjithshëm i shkarkimeve të TikTok ka arritur në 3 miliardë, duke u bërë aplikacioni më i shkarkuar i 2021. Si një prind të qëndrosh i informuar për sasinë e informacionit, medias, trendëve dhe zhurmës online që specifikisht ka në shënjestër fëmijën tuaj, mund të duket dërrmuese dhe deri diku e pamundur.

Për fat të mirë ekzistojnë aplikacione për kontroll prindëror dhe kufizime të moshës në përdorimin e aplikacioneve të panumërta nga fëmijët. Nganjëherë aplikacione që duket të padëmshme siç janë Instagram dhe Snapchat mund të shkaktojnë probleme për fëmijët.

TikTok është një prej këtyre aplikacioneve. Është një rrjet social me videon në zemër të tij dhe përdoruesit mund të regjistrojnë vetveten duke kënduar këngë popullor, të shtojnë efekte dhe t’i ndajnë ato me përdorues të tjerë.

Në 2022 pritet që TikTok të tejkalojë 1.5 miliard përdorues aktivë duke kaluar Facebook, Instagram, Snapchat apo YouTube. TikTok në të vërtetë është versioni i dytë i aplikacionit. Origjinali kishte një emër Musical.ly dhe u ble nga kompania Kineze Bytedance në 2017-ën duke kaluar nëpër një ribrandim të plotë.

Musical.ly pati problemet e veta gjatë historisë 3-vjeçare të tij. Ndërsa aplikacioni TikTok vlerësohet si i përdorshëm për moshat 16+, Musical.ly konsiderohej i përdorshëm edhe për 12+.

Me aplikacionin që u bë mjaft popullor vitet e fundit, prindërit sot janë më të shqetësuar se kurrë të dinë më tepër rreth tij.

Pesë gjëra që prindërit duhet t’i dinë për TikTok

  1. A është Tiktok i sigurt për fëmijët?

Më përpara të gjitha llogaritë TikTok ishin publike pavarësisht moshës së përdoruesit duke e lënë fëmijën të hapur ndaj mesazheve direkt apo ndërveprimit nga të huajt. Me përditësimin e ri të 2021, llogaritë e përdoruesve 13-15 vjeç me t’u hapur janë automatikisht private. Gjithashtu videot e krijuara prej përdoruesve nën 16-vjeç nuk shkarkohen vetëm nëse përdoruesit ndryshojnë konfigurimet.

Sipas TikTok, vetëm një ndjekës që i është dhënë akses nga përdoruesi mund të shohë videot e tyre.

Njëlloj si me platformat e tjera të medias sociale, përmbajtja është e përzier. Megjithatë kryesisht bazohen në muzikë dhe video, me skena kërcimi apo veshje si përmbajtjet e vetme për të mëdhenjtë.

Por aplikacioni inkurajon disa tema të cilat janë për mosha më të mëdha sesa vlerësimi 16+ sugjeron. Me një kërkim të shpejtë hashtagu, fëmija juaj ka akses në përmbajtje për të mëdhenjtë.

  1. Cili është limiti i moshës së TikTok?

Një përdorues minimalisht duhet të jetë 13 vjeç. Por duhet theksuar se TikTok nuk përdor asnjë mjet verifikimi kur një përdorues i ri regjistrohet. Kjo do të thotë se fëmija juaj mund të regjistrohet me një llogari të re pa dijeninë tuaj dhe të ketë akses në përmbajtje të papërshtashme për ta dhe pa asnjë kufizim.

  1. Çfarë janë kontrollet prindërore të TikTok?

Me një funksionalitet të quajtur “Family Pairing”, prindërit mund të lidhin llogarinë e fëmijës së tyre me të llogarinë e tyre dhe të kontrollojnë mesazhet direkt, kohën e përdorimit, të aktivizojnë ose çaktivizojnë kufizimin e përmbajtjes nga telefoni.

Prindërit gjithashtu marrin njoftim nëse konfigurimet janë ndryshuar nga telefoni i fëmijës së tyre. Një prej funksioneve më të admiruara të aplikacioni është opsioni “Digital Wellbeing.” Duke aktivizohet, ky opsion kufizon kohën e përdorimit të aplikacionit.

Kështu prindërit vendosin kufizime mbi llogarinë e fëmijës. Gjithashtu bllokon videot e raportuara si të papërshtatshme. Diçka që duhet mbajtur mend është se jo të gjitha materialet janë raportuar siç duhet dhe ndonjë gjë mund të shpëtojë.

  1. A ndikon TikTok në shëndetin mendor të fëmijës?

Ndërsa TikTok është i mrekullueshëm për socializim dhe mund të shërbejë si hapësirë kreative për fëmijën tuaj, mund të ketë edhe efekte të dëmshme. Si çdo platformë tjetër e medias sociale, postimi i videove dhe fotove e lë fëmijën tuaj të hapur ndaj reagimeve dhe komenteve negative apo fyese.

Një gjë e tillë mund të rezultojë me impakt negativ tek fëmija, besimi dhe imazhi i trupit të tij. Në disa raste mund të çojë në depresion, ankth, e madje çrregullime të ushqyerjes si anoreksi dhe bulimi. Ndërsa këto janë raste ekstreme, përdorues të rinj apo influencë janë shprehur vazhdimisht të shqetësuar nga komentet negative që marrin dhe sesi ndikon në jetën e tyre të përditshme.

  1. A grumbullon TikTok të dhëna?

Pavarësisht se kjo nuk është diçka e re dhe të gjitha aplikacionet e medias sociale ndjekin një praktikë të tillë, vlen të rikujtohet vazhdimisht. Në faqen e privatësisë së TikTok thuhet: “Ne ndajmë të dhëna me ofrues shërbimesh nga palë të treta tek të cilët mbështetim për tju ofruar juve platformën. Këto ofrues janë kompanitë e shërbimeve cloud apo ofrues të shërbimeve IT. Ne gjithashtu ndajmë informacionin tuaj me partnerët e biznesit, reklamuesit, analistët dhe motorë kërkimi.”

Një gjë që ata nuk e përmendin është se edhe kur aplikacioni nuk po përdoret, grumbullon të dhëna. Nëse fëmija juaj kopjon dhe ngjit informacione sensitive si fjalëkalime apo biseda private, TikTok e ruan këtë informacion.

Për përdoruesit e iPhone, përditësimi në versionin e fundit të iOS duhet ta adresojë këtë shqetësim./PCWorld Albanian

Mobile

​SHBA padit Apple

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur një padi kundër Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të telefonave të zgjuar dhe shtypjen e konkurrencës.

Padia pretendon se kompania përdori fuqinë e saj për të kufizuar konkurrentët, si dhe opsionet në dispozicion të konsumatorëve.

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

Kjo është hera e tretë që kompania paditet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë që nga viti 2009.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Fortnite do të kthehet në iPhone në BE

Epic Games e tërhoqi lojën e suksesshme Fortnite nga App Store pasi nuk u pajtua me politikat e Apple.

Publikuar

nga

Videoloja e famshme Fortnite do të rikthehet në iPhone pas një mungese katërvjeçare. Sipas një ligji të ri të Bashkimit Evropian (BE), i krijuar për të rritur konkurrencën, zhvilluesit Epic Games do t’i mundësohet të drejtojë dyqanin e vet të aplikacioneve në pajisjet Apple.

Aktualisht, kushdo që ka iPhone mund të shkarkojë aplikacione vetëm nga App Store i Apple. Por Apple duhet t’ua mundësojë klientëve të saj të qasen në dyqanet alternative të aplikacioneve në pajisjet iOS të blera në BE nga muaji mars.

Apple u angazhua vazhdimisht që përmes rregullave të saj të mbrojë sigurinë e përdoruesve.

Epic Games e tërhoqi lojën e suksesshme Fortnite nga App Store pasi nuk u pajtua me politikat e Apple. Nuk ka qenë i disponueshëm në App Store që nga viti 2020, megjithëse është e mundur të luhet përmes ueb-it./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Apple kalon Samsungun si shitësi kryesor i telefonave inteligjentë

iPhone zuri vendin e parë në vitin 2023 me 234.6 milionë njësi të shitura.

Publikuar

nga

Apple ka kaluar Samsungun si shitësi më i madh në botë i smartfonëve, duke i dhënë fund mandatit 12-vjeçar të firmës koreane të teknologjisë si lider në industri.

iPhone zuri vendin e parë në vitin 2023 me 234.6 milionë njësi të shitura, sipas shifrave të Korporatës Ndërkombëtare të të Dhënave (IDC), duke tejkaluar 226.6 milionë njësitë e Samsung.

Në njoftim thuhet se kjo është për shkak të tendencave dhe popullaritetit në rritje të pajisjeve të nivelit të lartë, të cilat tani përbëjnë më shumë se 20% të tregut.

“Hera e fundit që një kompani jo Samsung qëndroi në krye të tregut të smartfonëve ishte në vitin 2010, dhe tani në vitin 2023 Apple”, thuhet mes tjerash në njoftim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​4.3 miliardë njerëz përdorin telefona mobilë në botë

4.6 miliardë njerëz në mbarë botën përdorin internetin dhe 4 miliardë kanë qasje në shërbime përmes telefonave inteligjentë.

Publikuar

nga

Shoqata GSM publikoi raportin e saj të Lidhjes së Internetit Mobil për vitin 2023, në të cilin deklaron se 55 për qind e popullsisë së botës, ose rreth 4.3 miliardë njerëz, përdorin telefona mobilë sot.

Sipas të dhënave të publikuara në raport, 4.6 miliardë njerëz në mbarë botën përdorin internetin dhe 4 miliardë kanë qasje në shërbime përmes telefonave inteligjentë.

Raporti i GSMA zbuloi një pabarazi midis rajoneve dhe qasjes së tyre në internetin celular. Rreth 69 për qind e përdoruesve të telefonave të mençur që jetojnë në Amerikën e Veriut, Azinë Lindore dhe rajonin e Paqësorit përdorin pajisje 4G, ndërsa shumica e përdoruesve në Afrikën Sub-Sahariane ende mbështeten në lidhjet 3G, ngjashëm me Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ku një në tre përdorues kanë ende internet 3G.

Rritja e përdorimit të internetit në celular nuk është befasi, por rreth 3.4 miliardë njerëz ende nuk kanë qasje në internet. GSMA pretendon se përqindja globale e njerëzve që jetojnë në zona me një rrjet celular dhe nuk e përdorin atë është 38 për qind. Hendeku i lidhjes është i mrekullueshëm në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore me 59 dhe 52 për qind të popullsisë që nuk janë të lidhur në internet.

Një tjetër informacion i rëndësishëm në raport është se 600 milionë njerëz, ose rreth 8 për qind e popullsisë së botës, ende përdorin internetin përmes të ashtuquajturave celular “feature phone”, pra një lloj celulari që ka ruajtur formën e gjeneratave të mëparshme, duke përfshirë ekranet e vegjël dhe butonat fizikë.

Barriera të tjera për zgjerimin e mëtejshëm të përdoruesve celularë janë aftësitë digjitale, shkrim-leximi, shqetësimet e sigurisë dhe disponueshmëria e përmbajtjes përkatëse. E gjithë kjo i pengon përdoruesit e telefonave të zgjuar të përdorin plotësisht pajisjet e tyre për të hyrë në internet.

Drejtori i Përgjithshëm i GSMA Mats Granryd thotë se mungesa e lidhjes po u mohon miliarda njerëzve qasjen në shërbimet jetike dhe mundësitë e të ardhurave, duke prekur në mënyrë disproporcionale përdoruesit më të varfër, më pak të arsimuar, ruralë dhe femra.

Këto grupe do të preken më tej nga kriza e kostos së jetesës dhe rritja e emergjencave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, dhe Granryd bëri thirrje për “përshpejtimin e përfshirjes digjitale dhe thyerjen e barrierave për të ndaluar zgjerimin e ndarjes digjitale”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara