Published
4 years agoon
By
Betim GashiShampo është nga ato produkte pa të cilat nuk mund të bëni. Kjo përbërje sintetike është përdorur masivisht nga njerëzit në vitet 1930 kur zëvëndësoi sapunin. Ndër vite funksioni i saj ka mbetur i njëjti, por formulat kimike janë shtuar e pasuruar. Kështu mund të gjeni shampo për flokë të thatë, me yndyrë, të drejtë, me kaçurela, për burra apo për gra.
Po kështu brenda tyre ndryshojnë edhe përbërësit dhe kimikatet me të cilat përgatiten. Sipas ekspertëve disa prej tyre kanë efekte negative në shëndet e sidomos në flokët tuaj. Në këtë artikull do ju redisim të gjithë përbërësit që duhet të evitoni në shampon që përdorni.
Sulfatet
Sulfatet janë një prej pastruesve kryesorë që të gjithë shampot përmbajnë. Ato largojnë yndyrën e tepërt nga skalpi, pluhurin dhe çdo papastërti. Shpesh mund t’i gjeni të shënuara me emrat SLS (sodium lauryl sulfate), SLES (sodium laureth sulfate) apo ammonium lauryl sulfate. Të gjitha kanë efekte negative në shëndetin tuaj, flokë e lëkurë. Mund të shkaktojnë reaksione alergjike në skalp dhe shpërsim të flokëve. Gjithashtu mund të ndikojnë edhe tek nivelet e hormoneve në trupin tuaj.
Parabenet
Për të rritur jetëgjatësinë e një produkti shpesh prodhuesit shtojnë parabene. Kjo substancë ndalon zhvillimin e baktereve brenda një produkte, pra edhe tek shampo juaj. Parabenet imitojnë rolin e hormonit të estrogjenit i cili është një hormone femëror përgjegjës për riprodhimin. Mbipërdorimi i tij në trup mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit tek gratë.
Poliethilene (PEG)
Në paketimet e shampove mund ta gjeni me emrin polyethylene glycols ose shkurt PEG. Përdoret në shampoo si një agjent që ndihmon flokun të jetë më i dendur dhe më i plotë. Megjithëse nuk ka ende kërkime të mjaftueshme mbi efektet negative të kësaj përbërje kimike në organizëm, sipas ekspertëve ajo shkatërron skalpin e kokës.
Falatet
Një substancë e cila shkakton pubertet më të hershëm tek adoleshëntët dhe mund të shkaktojë probleme me riprodhimin. E gjeni të shënuar me emrin phthalates dhe është një kimikat i dëmshëm për ju dhe ambientin.
Formaldehyde
Shampot që përmbajnë keratinë apo trajtime të tjersha ushqyese për flokët kini parasysh të mos përmbajnë formaldehyde. Kjo substancë është e dëmshme dhe thithet shumë shpejt nga lëkura duke ju shkaktuar një sërë problemesh me të.
Triclosan
Është një antibacterial i fushiqishëm i pranishëm tek sapunët deri në vitet e fundit. Ky kimikat mendohet se mblidhet në trup tek depozitat e dhjamit duke u kthyer në një substancë toksike. Njihet si një disbalancues i hormoneve dhe shkakton probleme afatgjata.
Alkooli
Shumica e produkteve të flokëve përmbajnë alkool i cili i bën flokët dhe skalpin tuaj të thatë. Alkooli përdoret për të trashur shampon, por mund të shkaktojë efekte negative në lëkurë dhe impalanca në hormone.
Parfume
Të gjithë shampot mbajnë erë të mirë dhe më siguroi ju zgjidhni me aromatiket, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë shkaktojnë këto substance në trupin tuaj. Parfumi është substancë sintetike e cila gjen vend në shumicën e produkteve të flokëve. Në shumicën e rasteve këto aroma janë sintetike, të prodhuara në laborator dhe për rrjedhojë janë toksike për organizmin.
A janë shampot toksike?
Shumica e produkteve janë të mbushura me toksina dhe kimikate. Këto përbërës ndihmojnë në shkëlqimin, zbutjen dhe aromën e flokëve për të dhënë në fund rezultatin e duhur në fund. Gjithësesi të gjithë këto efekte pozitive kanë edhe anën e tyre negative afatgjatë. Duke nisur që nga disbalanca e hormoneve, tek kanceri i lëkurës, probleme me mushkëritë e shumë të tjera. Kështu që para se të blini një shampoo sigurohuni që është organike, e shëndetshme dhe pa silikon, parabene apo të gjithë përbërësit që përmendëm më lart./AgroWeb
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
1 day agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Kriteret dhe përbërja e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Supremja konfirmon se pensionet nuk mund të suspendohen nga akte nënligjore
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar
Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre
Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet
Ambasadori britanik vlerëson rolin e Gjykatës Supreme në garantimin e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore
Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”
Gjykata pranon dëshminë e dhënë më herët të Antonijeviqit në rastin Banjska, aprovohet dëshmitar i ri i mbrojtjes
Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
