Kulturë

‘Për të bërë paqe, duhet që edhe të mishërosh kompromisin’

“As zinxhirët e diktaturës as vargonjtë e shtypjes nuk mund të mbajnë poshtë për një kohë të gjatë, forcat e lirisë”.

Published

on

Gratë lidere kanë dëshmuar veten e tyre në të gjitha sferat e jetës, përfshirë këtu edhe politikën, shkruan KultPlus.

Më poshtë gjeni të listuara dhjetë thënie të fuqishme nga gra politikane:

“Për mua, një demokraci më e mirë është një demokraci ku gratë jo vetëm kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin, por edhe të zgjidhen”

Michelle Bachelet, ish- kryetare e UN Women, ish-presidente dhe Ministre e Mbrojtjes e Kilit, për New York Times

“As zinxhirët e diktaturës as vargonjtë e shtypjes nuk mund të mbajnë poshtë për një kohë të gjatë, forcat e lirisë”

Angela Merkel, ish-kancelare e Gjermanisë, gjatë një shkëmbimi dollish me Presidentin Obama

“Nëse e ke mendjen vetëm të të pëlqejnë, atëherë do të jesh e përgatitur të bësh kompromis me gjithçka dhe në çdo kohë, dhe nuk do të arrish asgjë”

Margaret Thatcher, e para Kryeministre femër e Britanisë, në një intervistë për Press Association

“Për të bërë paqe, duhet të jesh udhëheqës i pakompromis. Për të bërë paqe, duhet që edhe të mishërosh kompromisin”

Benazir Bhutto, e para grua e zgjedhur që udhëhoqi një komb mysliman si Kryeministre e Pakistanit, në librin “Reflektime të punës drejt paqes”

“Nuk është pushteti që korrupton, por frika. Frika e humbjes së pushtetit korrupton ata që e kanë dhe frika e kamzhikut të pushtetit korrupton ata që i nënshtrohen atij”

Aung San Suu Kyi, udhëheqe birmaniane pro demokracisë, në librin e saj “Liria nga frika”

“Cilindo titull apo post që jemi të privilegjuar të mbajmë, në fakt është ajo që bëjmë, ajo çka na bën këta që jemi… Secili prej nesh duhet të vendosë se çfarë lloj njerëzish duam të jemi – çfarë lloj trashëgimie duam të përcjellim”

Mbretëresha Rania Al Abdullah e Jordanisë në “Konferencën e Grave”

“Arsimi është transformues. Ai ndryshon jetë. Prandaj njerëzit punojnë kaq shumë për t’u arsimuar, dhe prandaj arsimi ka qenë gjithmonë çelësi i Endrrës Amerikane, forca që fshin ndarjet arbitrare të racës dhe klasës dhe kulturës dhe çliron potencialib që Zoti i ka dhënë çdo njeriu”

Condoleezza Rice, Ish-Sekretare Shteti në Ceremoninë e Diplomimit në Boston College

“Lumturia nuk është objektiv, ajo është një nënprodukt. Paradoksalisht, një mënyrë e sigurtë për të mos qenë të lumtur, është që të krijojmë një mënyrë jetese ku kënaqim plotësisht dhe ekskluzivisht vetëm veten tonë”

Eleanor Roosevelt, ish-Zonjë e Parë në librin e saj “Mëson duke jetuar”

“Një prej mësimeve me të cilët jam rritur është që gjithmonë të jesh e vërtetë me veten dhe të mos lejosh askënd që të të shpërqëndrojë nga objektivat e tua. Dhe kështu që, kur dëgjoj sulme negative apo të rreme, me të vërtetë që nuk investoj aspak energji në ta, sepse unë vetë e di se kush jam”

Michelle Obama, ish-Zonjë e Parë, në një intervistë për Marie Claire

“Përmasa e ëndrrave të tua duhet të kalojë gjithmonë kapacitetin tënd aktual për t’i arritur ato. Nëse ëndrrat nuk të trembin, atëherë nuk janë të mëdha sa duhet”

Ellen Johnson Sirleaf, ish-Presidente e Liberisë, në ceremoninë e diplomimit në Harvard./KultPlus.com

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara