Lajmet

Për të 11-tën herë dorëzohen në Kushtetuese dosje për kompensim të dëmeve të luftës

Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta, ka deklaruar se shpreson që Gjykata Kushtetuese të korrigjoj lëshimin e bërë nga Gjykata Supreme.

Published

on

Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar të martën në Gjykatën Kushtetuese për herë të 11-të dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta, ka deklaruar se shpreson që Gjykata Kushtetuese të korrigjoj lëshimin e bërë nga Gjykata Supreme.

“Ja sot për të 11-ën herë i dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dosjen nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës. Na jemi këtu të njëjtin vend për të 11-ën herë sot për njëjtin qëllim dhe pranë Gjykatës Kushtetuese, ne për të referuar dhe folur për drejtësinë e viktimave të luftës dhe jo për ta përcjell mesazhin tek publiku pasi që e drejta për të drejtën e njeriut dhe pronën private është kategori kushtetuese e drejta për qasjen e drejtësinë vendore, është kategori kushtetuese obligimi për implementimin e detyrimit pozitiv sikurse detyrimit negativë është kategori kushtetuese dhe në fund harmonizimi vendimeve gjyqësore dhe vendimeve mu të kësaj gjykate Kushtetuese është kategori kushtetuese ndaj sa është rënde mos lejimi i qasjes së viktimave në drejtësi që 16 vite nga Pavarësia”, ka thënë Bejta.

Sipas Bejtës, Gjykatat vendore po i udhëzojnë palët që të shkojnë në Gjykatat në Beograd, teksa kritikon edhe gjyqtarët e Kushtetueses të cilët “kanë punuar në sistemin e kaluar dhe të ndjekur për kriminalitet”.

“Gjykatat tona nuk  i shqyrtojnë paditë dhe i udhëzojnë  palët që të shkojnë në gjykata të Beogradit të cilat nuk janë kompetente, të paktën bile nga 20 korriku 2010 kur gjendja ka konstatuar se të dy shtetet e Republikës së Serbisë dhe Kosovës se entitete janë të pavarura njëra nga tjetra, Serbia nuk e ka imunitetin të i shqyrtojë tani vlen të apostrofohen edhe disa çështje tjera pikërisht gjykata kushtetuese në cilësinë e gardianit të drejtësisë ka filluar  ta zbeh autoritetin e  vetë për faktin se në gjirin e saj kushtetues kem gjyqtarë pa kredibilitet moral mos të them gjyqtar të cilët kanë punuar në sistemin e kaluar të drejtësisë pra në sistemin monist plus asaj kemi gjyqtarë të ndjekur për kriminalitet madje edhe nga Interpoli dhe këto ka gjet shtretër këtu në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Bejta.

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara