Shëndeti
Për stresin dhe zemrën – Shtatë ushqime ideale të pasura me magnez
Magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.
Published
1 year agoon
By
UBT newsMagnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin.
Bashkë me kalçiumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.
Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës.
Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën e AgroWeb.org me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.
Tërshëra
Përfitimet e tërshërës janë të panumërta.
Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B.
Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.
Spinaqi
Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit.
Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar.
Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Farat e kungullit
Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.
Farat e linit
Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre.
Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit.
Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B.
Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit.
Avokado
Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët.
Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit.
Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.
Fasulet e zeza
Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina.
Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit./AgroWeb.org
Shëndeti
Si të mbroheni nga shpërthimi i gripit sezonal dimëror?
Published
11 hours agoon
December 26, 2024Me ardhjen e dimrit dhe temperaturat e ulëta, shpërthimi i gripit ka shkaktuar shqetësime të mëdha gjithandej. Gripi është infeksion i frymëmarrjes që shpërndahet lehtë, duke u transmetuar nga individët e prekur përmes ndotjes së ajrit.
Pavarësisht se gripi është sëmundje e lehtë për shumicën e njerëzve, për personat e moshuar, ata që kanë sëmundje kronike dhe fëmijët, mund të sjellë pasoja të rënda. Ekspertët rekomandojnë një sërë masash parandaluese për të luftuar përhapjen e gripit.
Vaksinimi sezonal mbetet mënyra më efektive për të parandaluar infeksionin e zvogëluar pasojat serioze që shkakton. ajo është e rekomanduar për të gjithë, veçanërisht për grupet e rrezikuara siç janë ata mbi 65 vjeç, fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Përveç vaksinës, është thelbësore të mbahen higjiena e duarve, larja me sapun, përdorimi i dezinfektantëve të duarve në mungesë të ujit dhe sapunit. Përdorimi i maskave në hapësira të mbyllura e me grumbullime të mëdha është i rëndësishëm për të ulur rrezikun e transmetimit.
Spitalet janë në gatishmëri për të trajtuar rastet më të rënda dhe për të siguruar trajtim të menjëhershëm për ata që kanë simptoma të gripit të rëndë, si ethe të larta, dhimbje muskujsh dhe probleme me frymëmarrjen. Kjo periudhë dimri është një mundësi për të rivlerësuar rëndësinë e masave parandaluese dhe për të siguruar mbrojtjen kolektive kundër përhapjes së virusit. /UBT News/
Shëndeti
7 shenjat që tregojnë se mund të vuani nga çrregullimi ADHD
Published
12 hours agoon
December 26, 2024Nëse nuk e dini saktë se për çfarë bëhet fjalë, besojmë se e keni dëgjuar apo keni lexuar kuptimin e këtij çrregullimi.
ADHD është një çrregullim i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe sipas profesionistëve, është gjendje e zakonshme e shëndetit mendor që prek fëmijët, por ky çrregullim prek edhe personat në moshë madhore.
Nëse dyshoni se mund të vuani nga kjo, ja disa shenja të specifikuara sipas “Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore”.
Sjelljet impulsive – Impulsiviteti është tipar tregues i ADHD-së dhe përfshihen nga blerjet e panevojshme, deri te vendimet që lidhen me papërgjegjshmërinë financiare, si marrja e borxheve apo harxhimi i kursimeve.
Probleme me prioritizimin dhe organizimin e gjërave – Të qenit të organizuar nga mëngjesi në darkë mund të jetë qasje e vështirë për këdo, por për personat me ADHD bëhet edhe më sfiduese. Një detaj tjetër që ndikon është edhe funksioni i dobësuar i pjesës së trurit që kontrollon sjelljen, emocionet, vëmendjen dhe organizimin.
Vështirësi në menaxhimin e kohës – Tjetër simptomë është vështirësia në menaxhimin e kohës. Jo vetëm mbërritja me vonesë në takim a vend të caktuar, por mungesa e përmbushjes së afateve për detyra të caktuara, dëmton marrëdhëniet personale, ato profesionale etj.
Probleme me përqendrimin – Një nga simptomat më të njohura të ADHD-së, falë funksionit të zvogëluar të korteksit paraballor. Çdo gjë mund të tërheqë fokusin e këtyre personave, nga zhurmat, njerëzit që flasin etj.
Fokusimi i lartë në detyra – Disa përjetojnë fokusim të lartë, kjo ndodh kur personi është i emocionuar a entuziast për punën e tij.
Ndiheni të shqetësuar – Të qenit i/e shqetësuar është gjendja që shumica e njerëzve e lidhin me ADHD-në, sidomos te fëmijët. Lëvizja e duarve, këmbëve, lëvizja e karriges ku këta persona ulen janë një tjetër shenjë për këtë çrregullim.
Vështirësi për të kontrolluar emocionet – Ndjeshmëria emocionale dhe problemet me kontrollin e emocioneve janë shenja më të dukshme të ADHD-së. Frika se mos kritikohen apo refuzohen nga të tjerët, i shtyn drejt kësaj qasjeje. /UBT News/
Shëndeti
Hudhra – shumëfish më efikase sesa antibiotikët
Published
12 hours agoon
December 26, 2024Shtimi i hudhrës në shujta, sallata dhe gjëra tjera ushqimore e bën çdo gjë më të shijshme. Por, pavarësisht shijes së mahnitshme (ndonëse një pjesë e madhe nuk janë adhurues të erës), hudhra është një prej ushqimeve më të shëndetshme në planet.
Në fakt, hudhra njihet si antibiotiku më i fuqishëm natyral që është krijuar nga vet Natyra, dhe e përmirëson shëndetin në shumë mënyra.
‘Journal of Antimicrobial Chemotherapy’ ka publikuar një studim të kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, ku është përqendruar në një prej baktereve më të zakonshme, që quhet campylobakteri.
Ky bakter është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që shpijnë në diarre, grip de dhimbje barku.
Hulumtimet kanë treguar se hudhra është 100 herë më e aftë ta shkatërrojë atë bakter sesa antibiotikët e zakonshëm. Veç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se hudhra vepron shumë më shpejt se ilaçet.
Përveç vetive antibiotike që ka, hudhra ofron përfitime shëndetësore tjera, si:
– E forcon sistemin e imunitetit
– E pastron gjakun nga toksina
– E zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
– E zvogëlon rrezikun e kancerit
– Ndihmon të rikuperoheni më shpejt nga gripi
– E trajton në mënyrë natyrale shtypjen e gjakut.
Shëndeti
Çfarë tregon tensioni i lartë te personat nën 40-vjeç?
Published
2 days agoon
December 24, 2024Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut para moshës 40 vjeçare, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia.
Studimi i parë, është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. bShkencëtarët analizuan të dhënat e 4,800 personave e zbuluan se tensioni i lartë trefishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë në 20 vitet e ardhshme.
Studimi i dytë ekzaminoi të dhënat e 2.5 milionë njerëzve në Korenë e Jugut, ekzaminimi i të dhënave u krye përgjatë 10 viteve, shkencëtarët arritën në një konkluzion të ngjashëm.
Gratë e prekura nga tensioni para të dyzetave ishin 76% më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, për burrat rreziku ishte 85% më i lartë.
Shkencëtarët thanë se rritja e tensionit para kësaj moshe nxit atakun në zemër, tensioni i lartë i gjakut aktivizon mekanizmat e dëmshëm për zemrën e krahas tensionit, sëmundjet e zemrës nxiten edhe nga disa faktorë rreziku.
Këtu përfshihet: Mbipesha, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit dhe duhanpirja.
Të gjitha këto ngurtësojnë enët e gjakut e nxisin bllokimin duke i çelur rrugën atakut dhe sëmundjeve tjera kardiovaskulare, rekomandohet një kujdes i vazhdueshëm në kontrollin e tensionit, ndjekjen e këshillave të mjekut dhe regjim ushqimor.
Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut?
Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg, shifra e parë tregon tensionin sistolik ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.
Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kjo tregon kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje.
Zemra mbushet me gjak, ushqehet me oksigjen e nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg ose më pak, tensioni i gjakut konsiderohet i ulët. Nëse matësi tregon vlerat mes 90/60 dhe 120/80, tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal, nëse tregon vlerat 120/80 dhe 140/90, tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.
Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90, tensioni është i lartë e klasifikohet si hipertension. Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 duhet duhet të shkoni te mjeku. /UBT News/
Regjistrimi i diasporës, KQZ ende pa vendim për shtyrjen e afatit
LVV-ja nuk do të ankohet për vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe
Kryqëzimi në Novi Sad u bllokua për dy orë, studentët: “Shihemi të hënën”
Mbi 10.000 imigrantë u mbytën këtë vit në tentim për të shkuar në Spanjë
Shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi, ky është vendimi i Kushtetueses
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Taylor Swift lë pas muzikën? Do të ndjek ëndrrën e saj në Hollivud!
Dështon mbledhja e KQZ-së, shkak mungesa e kuorumit
Mbyllja e objektit ilegal në veri, Sveçla: Do të hetohet deri në fund
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman