Lajmet

Për pesë muaj në Prishtinë kanë vdekur 35 persona të infektuar me COVID-19

Published

on

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se po vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja dhe me fatalitet të infektuar me COVID-19.

Nga 20 marsi e deri më sot në Prishtinë janë shënuar 3 mijë e 724 raste me COVID-19 prej të cilave 1 mijë e 480 raste të tjera janë ende aktive.

Ahmeti ka treguar se bazuar në të dhënat e IKShPK-së 2 mijë e 209 pacientë janë shëruar dhe 35 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.

“Po vazhdon trendi i rritjes së rasteve e reja me #covid19 dhe fataliteteve si pasojë dhe kjo është thirrje për më shumë kujdes e disciplinë mes nesh! Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 3724 raste me #covid19 prej të cilave 1480 raste janë ende aktive. Kemi 2209 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 35 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Ahmeti.

Ai tutje ka bërë thirrje për respektim të masave mbrojtëse.

“Mbajtja e maskës, dezinfektimi i duarve dhe respektimi i distancës fizike mbeten tri rregullat kryesore dhe masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rendimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë, pa përjashtim, e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë! #prishtina?”, ka shkruar Ahmeti.

Lajmet

Çitaku akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës: PDK vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndërprerjes për herë të 40-të të seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryesuesin Avni Dehari për shkelje të Kushtetutës.

Fatkeqësisht edhe sot, me vetëdije të plotë, po e shkelin Kushtetutën”, tha ajo para mediave. Çitaku theksoi se PDK është gjithmonë e gatshme për zgjidhje dhe i bëri thirrje LVV-së që të reflektojë dhe të kthehet në sallë për ta vazhduar punën.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Nesër do të jem në takim te presidentja

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e nesërme me parti politike, të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani.

Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy- tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë.

Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Kadrijaj: Qasja e Albin Kurtit po e thellon krizën politike

Published

on

By

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se qasja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është duke e thelluar krizën politike dhe nuk do ta çojë vendin drejt zgjidhjes.

Para nisjes së seancës së 40-të konstituive të Kuvendit, ajo theksoi se partia e saj ka qenë e gatshme të ndihmojë në zhbllokimin e situatës.

Nuk do përfundojë fare me këtë qasje që ka z. Kurti. Ne e kemi pasur një takim dhe kemi qëndruar në takim dy orë. I kemi ofruar si parti alternativat tona për zhbllokim të situatës, duke ofruar votat pa asgjë, vetëm që të zhbllokohet kjo situatë dhe të vazhdojmë”, tha Kadrijaj.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Shkojmë kudo që marrim ftesë

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai drejton do të marrë pjesë në çdo takim ku ftohet.

Ne shkojmë kudo ku marrim ftesë. Është pozitive që Presidentja po i mbledh liderët, dhe po ashtu është e rëndësishme që të kemi një qëndrim të përbashkët për çështjet me interes shtetëror,” u shpreh Abdixhiku.

Continue Reading

Të kërkuara