Lajmet

Për OVL-në e UÇK-së s’ka Qeveri ideale

Published

on

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku tha se nuk presin ndryshime nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi kjo organizatë nuk është e kënaqur me punën e asnjë partie politike.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Klinaku duke folur për kërkesën e tyre që Ligji për Gjykatën Speciale të dërgohet në atë Kushtetuese, përmendi se vetëm deputetja Duda Bajle vazhdon ta përkrah këtë iniciativë, ndërsa deputetët e tjerë të Kuvendit kanë tërhequr nënshkrimet e tyre.

“Sa i përket kësaj ka dështuar, t’ju them sinqerisht neve na kanë premtuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, kemi takuar disa grupe parlamentare, kemi takuar Grupin Parlamentar të AAK-së, Nismës, dhe të PDK-së, kemi takuar edhe nga Grupi 6+, siç është për shembull Duda Bajle. Na kanë premtuar që do t’i japin nënshkrimet për ta dërguar si çështje në Gjykatë Kushtetuese, në fund u tërhoqën. Me thënë të drejtën vetëm Duda Bajle ende nuk është tërhequr nga kjo çështje. Na ka ndihmuar shumë deputeti Gazmend Syla, por edhe ai ka thënë që nuk ka nënshkrime nga partia e tij, për shkak se thuhet me sugjerimin e shokëve që janë në burg, që të mos dërgohet si çështje. Interpretimin që e ka bërë Dhoma e Gjykatës Kushtetuese, atje siç thirret në Hagë, mendoj që nuk ka pasur të drejtë ta interpretoj pasi është çështje e Gjykatës Kushtetuese këtu. Vazhdimin e mandatit mund ta bëjë vetëm Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

Tutje, Klinaku shpreson që të krijohet një gjykatë e veçantë në Kosovë për gjykimin e krimeve të Serbisë.

“Në radhë të parë është dashur që ta kemi parasysh që këto zhvillime kanë ndodhur pas arrestimit të krerëve të UÇK-së, sidomos pas arrestimit të president Thaçit që është dashur të jap dorëheqje, kështu zhvillimet politike në Kosovë nuk kanë qenë aq të mira dhe situata ka qenë e brishtë për shkak se subjektet politike kur është çështja e presidentit ata nuk e kanë tejkaluar si problem. Meqenëse nuk është funksional as Kuvendi i Kosovës si duhet, por as qeveria. Ne në zgjedhje shkojmë, por ky Kuvend është dashur që ta kryejë obligimin që e ka marr nga ana jonë, pasi ne i kemi pasur dy kërkesa prej tyre dhe ata nuk i kanë kryer. Një prej tyre ka qenë që Ligjin për Gjykatën Speciale ta ndryshojnë, në mënyrë që të gjykohen në Kosovë. Nga kjo legjislaturë nuk kemi pritur asgjë. Presim qoftë se legjislatura tjetër do të bëjë diçka në atë drejtim. Ne na ka penguar që në Kosovë s’po ndjeken krimet e luftës që Serbia ka bërë krime, masakër dhe gjenocid dhe nuk është duke i ndjekur askush, dhe presim që legjislatura tjetër ta bëjë apo ta ndryshojë Ligjin dhe të krijohet një gjykatë ekstra dhe të gjykohen të gjitha krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë”, tha ai.

Më tej, Klinaku tha se për OVL-UÇK-në nuk ka qeveri ideale, por thotë se është e rëndësishme që cilado parti politike të fitojë në zgjedhje të fokusohet tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjve.

“Për OVL-UÇK-në me të thënë të drejtën qeveri ideale s’ka, ne kemi shumë shokë të luftës por nuk do të thotë kjo që mund të jenë më të mirët në qeverisje, por qeveri ideale nuk ka sepse i kemi provuar të gjithë. Në të gjitha qeveritë e kaluara dikush na ka përkrah, dikush nuk na ka përkrah fare, por qeveri ideale për qytetarët se në këtë rast edhe ne jemi qytetarë, do të duhej të ishte që ata të merren më shumë për zhvillimin ekonomik dhe për punësimin e të rinjve. Kjo do të ishte qeveria ideale edhe për qytetarët edhe për ne si veteranë”, përfundoi ai.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara