Lajmet

Për nëntë muaj 22 mijë dhurues të gjakut, grumbullohen 600 plazma për shërimin e Covid-19

Kështu bëri të ditur drejtoresha e Qendrës për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë.

Published

on

Në Qendrën për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë për nëntë muaj 22 mijë persona kanë dhuruar gjak, kështu bëri të ditur drejtoresha e këtij institucioni, Bukurie Zhubi.

Ajo më tej ka shtuar një tremujor të rëndë me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen Covid-19.

“Jemi në një situatë kur sëmundja Covid-19 është në vazhdim e sipër. Kemi pasur një 3 mujorësh të rëndë me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen Covid. Normalisht që kjo gjendje ka pasur ndikim në dhurimin e gjakut mirëpo duke iu falënderuar dashamirësve të dhurimit të gjakut, dhurimi i gjakut ka vazhduar dhe kemi arritur deri në këtë nëntë mujorin e parë diku rreth 22 mijë doza të dhurimit të gjakut”.

Sipas saj, grumbullimi i plazmave kovalesente për shërimin e Covid-19, ka filluar që nga janari dhe deri më tani kanë arritur në 600 doza.

“Grumbullimi i plazmave kovalesente ka filluar që nga janari i këtij viti dhe ka qenë i ngadalshëm sepse ka kërkuar kushte speciale për rekrutimin e dhuruesve të gjakut të cilët kanë dhuruar gjak kovalesente dhe testime të veçanta për atak. Kurse prej asaj kohe deri më tani janë grumbulluar 600 doza të plazmave kovalesente”.

“Plazmat të cilat i kemi grumbulluar deri ne muajin qershor na kanë shërbyer për shërimin e pacientëve në këtë valën e katërt të Covid-19, ku janë trajtuar pacientët me forma të rënda të sëmundjes dhe si terapi shoqëruese kanë marrë edh plazmën kovalesente”.

Përderisa Nazmi Seferi, tha se që tetë vjet dhuron gjak, dhe apeloi që qytetarët e tjerë që të shpëtojnë jetë duke u bërë dhurues.

“E rëndësishme është me dhuru gjak sepse shpëton jetë të njeriut. Dhe ai që mundet të vijë me dhuru gjak. Që 8 vjet jam dhurues i gjakut. Le të vijnë me dhuru gjak se shpëton jetën e njeriut”.

Edhe Egzon Arifi, tha se çdo gjashtë muaj dhuron gjak, ngase thotë se përveç që u ndihmon atyre që kanë nevojë, dhurimi i gjakut ndikon edhe në shëndetin e tij, raporton EO.

“E rëndësishme është për shëndet si për veti ashtu edhe për të tjerët kush kanë nevojë. Unë jam dhurues i zakonshëm i gjakut, vijë çdo gjashtë muaj. Kush ka mundësi të japë gjak sepse është mirë sepse iu ndihmon të gjithëve”.

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara