Lajmet

Për herë të parë shimpanzetë u panë të sulmojnë dhe vrasin gorillat

Published

on

Sulmet vdekjeprurëse të shimpanzeve ndaj gorillave në natyrë janë vërejtur për herë të parë, ka thënë një ekip studiuesish.

Ekspertët që vëzhgonin dhjetëra shimpanze në Parkun Kombëtar “Loango” në Gabon prisnin që ata të ishin të relaksuar përreth gorillave.

Por, ndërsa të dy speciet ishin zakonisht lozonjar, studiuesit u habitën kur panë sulme të dhunshme të herëpashershme.

“Në fillim, ne vetëm vumë re bërtitje të shimpanzeve dhe menduam se po vëzhgonim një takim tipik midis individëve të komuniteteve fqinje të shimpanzesë”, tha Lara M. Southern, autore kryesore e studimit, shkruan CNN.

“Por më pas, ne dëgjuam rrahje gjoksi, një shfaqje karakteristike për gorillat, dhe kuptuam që shimpanzetë kishin hasur në një grup prej pesë gorillash,” shtoi ajo, duke iu referuar sulmit të parë që ekipi pa më 2019.

Dy takimet që ata regjistruan, e cila zgjati 52 dhe 79 minuta, panë shimpanzetë të formonin koalicione dhe të fillonin sulmet ndaj gorillave. Gorillat femra mbronin veten dhe të vegjlit e tyre. Ato arritën të iknin, por dy më të vegjël u ndanë nga nënat e tyre dhe u vranë, thonë studiuesit.

Sulmet u panë si shumë të çuditshme, marrë parasysh se konsiderohej që ndërveprimi mes gorillave dhe shimpanzeve ishin zakonisht të relaksuara. Autorët e studimit mendojnë se ajo që çon në sulmet e tilla është ndarja e ushqimit me kafshët e tjera.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara