Sport

​Për herë të parë në Kosovë po mbahet Turneu Ballkanik i Olimpiadës Speciale në futboll

Published

on

Për herë të parë në Kosovë po mbahet Turneu Ballkanik i Olimpiadës Speciale në Futbollin e Unifikuar, aktivitet ky i cili ka për qëllim shpalosjen e aftësive të atletëve me nevoja të veçanta si dhe gjithëpërfshirjen në sport pa dallim prejardhjen, gjininë apo nacionalitetin.

Në këtë turne po marrin pjesë Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria.

Igballe Potera, Presidente e Olimpiadës Speciale të Kosovës, theksoi se ky turne dëshmon se sporti është aktivitet unifikues i cili nuk njeh kufijtë e as nacionalitete.

Është hera e parë që Kosova po organizon një turnir të tillë në nivel ballkanik të sportit të unifikuar në futboll dhe besoj që së bashku do t’ia dalim. Sporti është një prej aktiviteteve që më së miri ndikon edhe në edukimin fizik por ndikon edhe në edukime të tjera për të cilat sporti nuk njeh kufi dhe sporti nuk njeh nacionalizëm. Prandaj uroj që kjo ditë e sotme të jetë vazhdimësi edhe e takimeve të tjera edhe në vendet tjera ballkanike”, theksoi Potera.

Ndërsa, drejtoresha Nacionale e Olimpiadës Speciale të Kosovës, Drita Dushi theksoi se qëllimi kryesor i këtij turneu është dërgimi i mesazhit të tolerancës dhe bashkëpunimit dhe paqes ndërmjet njerëzve.

Është një turnir i cili i dedikohet futbollit unifikues i cili luhet ndërmjet ekipeve gjithëpërfshirëse ku kemi atletë special apo sportistë me nevoja të veçanta intelektuale dhe partnerë. Qëllimi i këtij turneu nuk është vetëm të tregojmë aftësitë që kanë atletët special dhe ekipet gjithë përfshirëse të futbollit por mbi të gjitha duam ta dërgojmë mesazhin e tolerancës, paqes dhe bashkëpunimit që e synojmë edhe si program por edhe si vend që kemi me shtetet fqinje dhe dëshmia më e madhe është vetë prezenca e ekipeve”, theksoi Dushi.

Ajo bëri të ditur se organizimi i këtij turneu është mundësuar nga bashkëpunimi me Ministrinë e Sportit si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Për ekipet fituese, Dusho tha se do të ketë shpërblime të ndryshme si dhe medalje.

Sport

Tronditet pozita e Infantinos, shumica e federatave kundër mandatit të katërt

Published

on

By

Pozita e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është tronditur ndjeshëm, vetëm pak javë pasi ai konsiderohej favorit absolut për të fituar një mandat të katërt në drejtimin e organizatës.

Sipas BBC Sport, aktualisht vetëm 73 nga 210 federatat anëtare të FIFA-s janë në mbështetje të Infantinos, ndërsa 124 janë kundër tij. 13 federata të tjera ende nuk kanë përcaktuar qëndrimin e tyre.

Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë në muajt e ardhshëm, përpara zgjedhjeve.

Situata për Infantinon është përkeqësuar pas kundërshtimeve të forta ndaj planit të tij, tashmë të braktisur, për t’u shitur investitorëve privatë një pjesë e të drejtave komerciale të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera të FIFA-s.

UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), të cilat së bashku përfaqësojnë 136 federata, kanë kritikuar ashpër FIFA-n dhe Infantinon, duke i akuzuar për shkelje të besimit dhe “mashtrim” lidhur me mënyrën se si është menaxhuar plani.

Kështu, ajo që deri vonë dukej si një garë e sigurt për Infantinon, tashmë është shndërruar në një betejë të pasigurt për mbijetesën e tij në krye të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Sigal Prishtina mirëpret David Krizanic: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve”

Published

on

By

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e David Krizanic.

Klubi prishtinas e ka prezantuar lojtarin e ri përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e mirëpritur me mesazhin: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve, David Krizanic.”

Me këtë përforcim, Sigal Prishtina vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri, me synimin për të mbrojtur trofetë dhe për të mbetur në majën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Drita përforcohet me Eduard Rrocën

Published

on

By

Eduard Rroca është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka zyrtarizuar të martën transferimin e sulmuesit 33-vjeçar, i cili rikthehet në futbollin kosovar pas një eksperience të gjatë jashtë vendit.

Rroca së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Ankara, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për disa klube të tjera në Turqi, si dhe në Shqipëri.

Me ardhjen e Rrocës, Drita synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv dhe të forcojë skuadrën për sezonin e ri.

Klubi gjilanas po ashtu ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pankinë. Të hënën, Drita riktheu Ardian Nuhiun në postin e trajnerit, me të cilin synon të vazhdojë objektivat e saj për edicionin e ri.

D.L

Continue Reading

Sport

Gazetari turk ndalohet nga policia pas raportimit për transferimin e Musialas te Galatasaray

Published

on

By

Gazetari turk Burhan Can Terzi është ndaluar nga policia pasi raportoi se Galatasaray ishte pranë transferimit të yllit të Bayern Munichut, Jamal Musiala.

Sipas mediave turke, Terzi u ndalua me urdhër të kryeprokurorit publik të Bakırköyt, nën dyshimin për “përhapje publike të informacionit mashtrues”.

Ky raportohet të jetë rasti i parë i një gazetari sportiv me profil të lartë në Turqi që ndalohet nën akuza të tilla.

Terzi u lirua disa orë pas ndalimit dhe ndaj tij nuk u vendosën masa kufizuese.

Gazetari kishte raportuar më 26 korrik se Galatasaray ishte shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e Musialas. Megjithatë, klubi turk reagoi duke e mohuar kategorikisht këtë pretendim.

Pavarësisht lirimit të tij, ndalimi i Terzit ka shkaktuar vëmendje të madhe në Turqi, veçanërisht për shkak se bëhet fjalë për një raportim sportiv që lidhej me një prej futbollistëve më të njohur të Bayern Munichut.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara