Lajmet

Për gjashtë muaj Kuvendi shpenzoi rreth 3 milionë euro

“Rreth 3 milionë euro ka qenë buxheti i shpenzuar për 6 mujorin e parë të këtij viti”.

Published

on

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere u shqyrtua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin  e viti 2021 për Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha se raporti përmban shpenzimet për periudhën janar-qershor ku kemi realizuar 100 për qind shpenzimet.

“Rreth 3 milionë euro ka qenë buxheti i shpenzuar për 6 mujorin e parë të këtij viti”.

Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, ka thënë se pajtohet me raportin që ka paraqitur sekretari dhe nuk ka diçka për të shtuar.

Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka kërkuar detaje për një avans rreth 5000 euro, ndërsa Krasniqi ka treguar se ato kanë ndarë për udhëtime jashtë vendit të disa deputetëve që akoma nuk janë mbyllur.

Është përkrahur miratimi i raportit të shpenzimeve gjashtë mujore të Kuvendit të Kosovës.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet asnjë nga pikat e më poshtme nuk i ka marr votat e mjaftueshme për të proceduar tutje.

3.     Votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020;

4.     Votimi I Raportit vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin  Civil të Kosovës për vitin 2020;

5.     Votimi i Raporti Vjetor Financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit  për vitin 2020;

6.     Votimi I Raportit Vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale;

7.     Votimi I Raporti Vjetor Financiar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

Continue Reading

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara