Kronikë e zezë

Për dy javë 2 mijë inspektime, 130 gjoba për shkelje të masave anti-COVID

Tërshnjaku po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë për parregullsitë.

Published

on

Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku, u lavdërua se numri i të infektuarve në vendin tonë është më i vogël, krahasuar me vendet e rajonit dhe kjo sipas tij, është edhe si rezultat i angazhimit të inspektorëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Në emisionin ‘Edicioni Special’ në Klan Kosova, ai tha se edhe gjatë festave të fundvitit ishte intensifikimi shumë i lartë i inspektimeve, ku nga 2 mijë kontrolle, iu shqiptuan gjoba 300 subjekteve të gastronomisë, e që kjo, sipas tij, po bëhet për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Duhet të falënderohen inspektorët dhe policia. Për dy javë janë bërë dymijë inspektime, nga 130 inspektorë të angazhuar vetëm për masa antiCOVID”, tha ai.

Tërshnjaku po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë për parregullsitë që i shohin lidhur me mosrespektim të masave dhe se në afat prej 15 minutash do t’i dërgojnë ekipet së bashku me policinë për ta parë gjendjen faktike.

Ai tregoi edhe që intervenuan në një rast parandalimi të tubimit, pas raportimit të qytetarëve.

“Në Graçanicë ka pasur informata se ka pasur një tubim dhe kemi shkuar në afat shumë të shkurtër dhe nuk është lejuar mbajtja e tubimit, i cili kishte të bënte për hir të festës së Vitit të Ri Ortodoks”, u shpreh Tërshnjaku.

Ndërsa, lidhur me akuzat e një pjese të gastronomëve se inspektorati shqipton dënime vetëm ndaj bizneseve të zgjedhura, Tërshnjaku tha se këto nuk qëndrojnë dhe se çdo ditë bëhen planet e përditshme, ku asnjë inspektor nuk e ka terrenin e njëjtë dhe se nuk shkon në rrugë të njëjtë në natën e njëjtë.

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara