Kulturë

“People’s Choice”, triumfojnë Dwayne Johnson dhe Scarlett Johansson

Ceremonia u mbajt fizikisht, me pjesëmarrjen e audiencës.

Published

on

Aktorët Dwayne Johnson, Simu Liu dhe Scarlett Johansson u nderuan mbrëmjen e së martës në ceremoninë e çmimeve “People’s Choice”, që u mbajt në Santa Monica të Kalifornisë.

Këtë herë, ceremonia u mbajt fizikisht, me pjesëmarrjen e audiencës, ndonëse me maksa, ndryshe nga viti i shkuar, ku fansat e ndoqën “live” nga shtëpitë apo nga ekranet gjigante të vendosura në rrugë.

Për aktorin më të paguar të Hollivudit, ky është çmimi i dytë si zgjedhje e publikut. Këtë vit, ai rrëmbeu dy çmime, si ylli mashkull i filmave dhe çmimi i kampionit.

Aktori britanik Tom Hiddleston fitoi çmimin e yllit televiziv për rolin në serialin “Loki”, ndërsa Scarlett Johansson rrëmbeu çmimin si ylli femëror i filmave, për rolin e saj në filmin “Black Widow”.

Këtë vit, çmimi i ikonës së modës shkoi për Kim Kardashian.

Vlerësime u ndanë edhe për kategorinë e muzikës, ku Blake Shelton fitoi çmimin si artisti më i mirë “country”, ndërsa Christina Aguilera siguroi çmimin “Ikona e muzikës”.

Continue Reading

Lifestyle

Fundjavë e nxehtë, qëndroni të hidratuar

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i kthjellë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat do të jenë 22 deri në 33 gradë celsius.

Edhe dita e diel do të jetë një mot pothuajse njësoj, me temperatura minimale 24 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Gjashtë vite të fejuar dhe një vajzë së bashku, Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmojnë ndarjen

Published

on

Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre, pas gjashtë vitesh të fejuar dhe një vajze të vogël së bashku. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane, të cilat publikuan një deklaratë të përbashkët nga përfaqësuesit e çiftit.

Në deklaratë thuhet se Perry dhe Bloom kanë vendosur të “ndryshojnë natyrën e marrëdhënies së tyre” për të fokusuar energjitë tek bashkëprindërimi i vajzës së tyre katërvjeçare, Daisy Dove.

“Ata do të vazhdojnë të shfaqen bashkë si familje, pasi prioriteti i tyre i përbashkët ka qenë dhe do të mbetet rritja e vajzës me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

Katy Perry, 40 vjeçe, dhe Orlando Bloom, 48, janë lidhur për herë të parë në vitin 2016. Çifti u nda për një periudhë të shkurtër në 2017, por u ribashkuan dhe u fejuan në Shën Valentinin e vitit 2019.

Një vit më pas, Perry zbuloi shtatzëninë në videoklipin e këngës së saj “Never Worn White”. Vajza e tyre lindi në vitin 2020 dhe lajmi u bë i ditur nga UNICEF, ku të dy janë ambasadorë të vullnetit të mirë.

Pavarësisht ndarjes, burime pranë çiftit theksojnë se Perry dhe Bloom janë të përkushtuar ndaj një marrëdhënieje të shëndetshme bashkëprindërimi dhe nuk përjashtohet që të shihen së bashku në publik, për hir të vajzës së tyre.

Continue Reading

Magazinë

Skena më e famshme në “Pretty Woman” ka një gabim që askush nuk e ka vënë re

Published

on

Kush nuk e ka parë, ose të paktën ka dëgjuar për filmin “Pretty Woman”? I konsideruar si një nga filmat më romantikë në historinë e kinemasë, ai tregon një histori dashurie të luajtur nga yjet Julia Roberts dhe Richard Gere.

Me miliona shikime dhe një kolonë zanorë të famshme në mbarë botën, “Pretty Woman” është një prej perlave më të njohura të kinematografisë.

Por, si shumë filma të tjerë të famshëm, edhe ky ka një gabim që vetëm pak shikues e kanë vënë re.

Pavarësisht se është i shikuar, pak kush ka vënë re këtë gabim të vogël. Në minutën e 32-të, në skenën e mëngjesit, mund ta dallojmë qartë.

Në fillim, Vivian (Julia Roberts) po ha një kroasant ndërsa flet me Lewis. Por, në skenën tjetër ajo nuk ka më kroasant, por petull të kafshuar, dhe kafshimi nuk përputhet me atë që shohim më parë. Këto janë detaje të vogla që mund të shpërqendrojnë shikuesin nga ngjarja kryesore.

Megjithatë, filmit nuk i humb aspak magjia, ai u publikua para 35 vitesh e konsiderohet një nga klasikët më të dashur të kinemasë romantike në botë.

Me aktorët Julia Roberts dhe Richard Gere, tregon historinë e një prostitute që merret si shoqëruese nga një biznesmen gjatë një udhëtimi në Los Angeles. Fillimisht, marrëdhënia e tyre është vetëm profesionale, por më pas ata bien në dashuri, duke krijuar një prej tregimeve më të bukura romantike ndonjëherë.

Megjithatë, përtej suksesit të madh, ka pasur debate për mesazhin që filmi përcjell, sidomos për mënyrën se si e paraqet prostitucionin si diçka “banale”. Vetë Julia Roberts ka deklaruar së fundmi se nuk e përkrah si qasje dhe se filmi minimizon realitetin e ashpër të kësaj jete.

Kohët e fundit u përhap një lajm se po përgatitej një vazhdim 35 vjet pas filmit origjinal. Kjo shkaktoi entuziazëm tek fansat, madje u publikua edhe një poster i “filmit të ri”. Por, fatkeqësisht ishte një mashtrim. Posteri që po qarkullon u krijua me inteligjencë artificiale për t’i dhënë besueshmëri lajmit të rremë.

Continue Reading

Magazinë

Pse Amal Clooney ua “merr” telefonat mysafirëve në shtëpinë e saj?

Published

on

Amal Clooney është gruaja e njërit prej yjeve më të mëdhenj të aktrimit të ditëve të sotme, për të mbrojtur privatësinë e familjes së saj, ajo përdor metoda të pazakonta dhe zbuloi se “ua heq telefonat” mysafirëve në shtëpinë e saj.

Amal foli së fundmi për revistën Glamour rreth partneritetit të saj me bashkëshortin George Clooney, jetës private familjare dhe vendosjes së kufijve.

Avokatja, e cila ka binjakët tetëvjeçarë Ella dhe Alexander me fituesin e çmimit Oscar, zbuloi se kur mysafirët vizitojnë shtëpinë e saj, ajo ua merr telefonat për të krijuar një hapësirë ​​të sigurt për momente private.

“Krijimi i momenteve dhe hapësirave private po bëhet gjithnjë e më i vështirë, por kjo është edhe arsyeja pse ne argëtohemi kaq shumë në shtëpi”, tha ajo në një intervistë dhe pranoi: “Tani kam një shportë telefonash që e përdor për të marrë telefonat e të gjithëve”.

Përveç kësaj, ajo vëren: “Është e rëndësishme të gjesh ekuilibër ku ke kohë me familjen e miqtë, ku njerëzit ndiejnë se mund të kesh një shkëmbim të sigurt idesh. Dhe do të thoja se të bëhesh prind do të thotë që disa nga këto ndërhyrje të shqetësojnë më shumë. Kjo është arsyeja pse bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar çdo ndikim tek fëmijët tanë. Ne nuk i ekspozojmë fëmijët tanë, nuk kemi publikuar kurrë një foto të tyre apo diçka të tillë.”

Pasi u martuan në Itali në vitin 2014, George dhe Amal mirëpritën binjakët Alexander dhe Ella në qershor 2017. Clooney-t janë të kujdesshëm në zgjedhjen e projekteve të tyre të punës për t’u siguruar që fëmijët e tyre të jenë përparësi.

 

Continue Reading

Të kërkuara