Teknologji

Pentagoni i jep kontrollin e 175 milionë IP-ve një startupi

Published

on

Një zyrtar i Pentagonit tha se lëvizje ishte një përpjekje për të studiuar dhe parandaluar përdorimin e paautorizuar të adresave IP të ushtrisë.

Ushtria Amerikane është kthyer tek një strategji e pazakontë për të kontrolluar për dobësi sigurie në rrjetet e saj.

Washington Post raportoi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes si një startupi quajtur Global Resource System kontrollin e 175 milionë adresave IPv4.

Një zyrtar i Pentagonit tha se lëvizje ishte një përpjekje për të studiuar dhe parandaluar përdorimin e paautorizuar të adresave IP të ushtrisë.

Departamenti tha se asgjë nuk ka ndryshuar me adresat IP dhe mbeten në pronësi të tij. Nuk është e qartë çfarë zyrtarët kanë synuar sidomos me një kompani misterioze themeluar në Shtator të 2020.

Megjithatë raportohet se ushtria do të përdorë informacionet për të parandaluar qasjen armiqësore të qeverive të huaja ose kriminelëve kibernetike ndaj adresave IP. Ky testim mund të jetë bërë në kuadër të sulmit SolarWinds që ndodhi vitin e kaluar dhe ku u kompromentuan sisteme qeveritare. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Defekti teknik detyron Toyota-n të tërheq mbi 1 milion vetura nga tregu

Published

on

Kompania japoneze Toyota ka shpallur një tërheqje masive që prek më shumë se një milion automjete në mbarë botën, për shkak të një defekti në sistemin e kamerës së pasme.

Sipas njoftimit, kamera e pasme mund të mos shfaqet siç duhet në ekran nëse shoferi kryen veprime të caktuara pas ndezjes së automjetit.

Në disa raste, imazhi ngrin ose të mos shfaqet fare. Hetimet për problemin nisën në prill 2024, pasi Toyota mori raportime nga Japonia.

Gjatë testimeve, u konstatua se shkaku ishte një gabim në softuer, çka çoi kompaninë të lëshojë tërheqjen në fund të muajit të kaluar.

Ky problem mund të bëjë që automjetet të mos përmbushin standardet e sigurisë, ndaj Toyota ka vendosur të ndërhyjë menjëherë.

Tërheqja përfshin shumicën e modeleve Toyota dhe Lexus, dhe madje edhe Subaru Solterra, i zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Shtyrje tjetër për Google në Korenë e Jugut, ende pa leje për eksportin e të dhënave të hartës

Published

on

Ministria e Tokës, Infrastrukturës dhe Transportit e Koresë së Jugut njoftoi të martën se ka shtyrë sërish vendimin për kërkesën e Google për leje eksportimi të të dhënave të hartave, duke theksuar se do të marrë një vendim përfundimtar vetëm pasi kompania të dorëzojë dokumentacion shtesë.

Sipas deklaratës zyrtare, Instituti Kombëtar i Informacionit Gjeografik do t’i japë Google një afat prej 60 ditësh pune, deri më 5 shkurt 2026, për të paraqitur materialet e kërkuara, raporton Telegrafi.

Koreja e Jugut kishte refuzuar kërkesat e ngjashme nga Google në 2007, duke përmendur shqetësime të lidhura me sigurinë kombëtare.

Në shtator, Google deklaroi se ishte e gatshme të plotësonte kërkesat e autoriteteve koreane për mbrojtjen e informacionit, duke siguruar që koordinatat e zonave brenda territorit të vendit të mos jenë të qasshme për përdoruesit, si brenda ashtu edhe jashtë Koresë së Jugut.

Kompania kishte pranuar gjithashtu të turbullonte imazhet e objekteve të ndjeshme për sigurinë.

Ministria koreane sqaroi se Google ende nuk ka dorëzuar një version të përditësuar të kërkesës që pasqyron këto ndryshime, duke theksuar se mospërputhjet midis deklaratave publike të kompanisë dhe dokumenteve të dorëzuara po e vështirësojnë procesin e shqyrtimit.

Google kërkon miratim për të eksportuar të dhëna hartash me shkallë 1:5,000 — ekuivalente me 50 metra për centimetër — të njëjta me ato që përdorin platformat vendase si Kakao Corp (035720.KS) dhe Naver (035420.KS).

Aktualisht, kompania operon me të dhëna në shkallë 1:25,000, që i konsideron të pamjaftueshme për navigim të saktë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Apple po përgatit harta satelitore për iPhone dhe Apple Watch

Published

on

Apple po punon për zgjerimin e veçorive të saj satelitore për përdoruesit e iPhone dhe Apple Watch, megjithatë disa prej tyre janë ende larg zbatimit.

Sipas raportit të fundit të Mark Gurman nga Bloomberg, Cupertino ka një listë të gjatë përmirësimesh për lidhjen satelitore, por do të mbështeten në rrjetin e Globalstar, i cili do të duhet të kryejë përmirësime kyçe në vitet e ardhshme për të përmbushur kërkesat e Apple.

Përditësimi më i madh pritet të jetë veçoria e hartave satelitore, e cila do t’u lejojë përdoruesve të iPhone dhe Apple Watch të përdorin Apple Maps dhe të lundrojnë në zona pa mbulim celulare.

Apple po ndërton një ndërfaqe programimi aplikacionesh për aplikacionet e palëve të treta, që mundëson integrimin e lidhjes satelitore brenda aplikacioneve të tyre.

Kompania synon të bëjë procesin më të efektshëm duke eliminuar nevojën për të drejtuar pajisjet drejt qiellit për t’u lidhur me satelitët.

iPhone-t e ardhshëm do të jenë në gjendje të lidhen me satelitët brenda xhepave të përdoruesve. Një shtytje për serinë iPhone 18 vitin e ardhshëm do jetë mbështetja për Rrjetet Jo-Tokësore 5G, që u lejon operatorëve të përdorin satelitët për një mbulim më të gjerë të rrjetit.

Apple po përgatitet të sjellë përmirësime në mesazhe, duke mundësuar dërgimin dhe marrjen e fotografive përmes lidhjes satelitore.

Kompania filloi përparimin drejt lidhjes satelitore me serinë iPhone 14, por raporti i ri tregon se disa drejtues nga Cupertino janë të pasigurt për një avancim më të gjerë drejt rrjetëzimit satelitor, një fushë që tradicionalisht kontrollohet nga operatorët. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google zëvendëson Assistant me Gemini në Google TV Streamer

Published

on

Google njoftoi se ka nisur zyrtarisht lansimin e Gemini në Google TV Streamer, duke e zëvendësuar Google Assistant.

Sipas gjigantit të teknologjisë, ky ndryshim do t’u mundësojë përdoruesve të komunikojnë më natyrshëm me televizorin e tyre përmes zërit, duke kërkuar përmbajtje ose informacione në mënyrë më të avancuar.

P.sh, tani mund të bëni pyetje si: “Më pëlqejnë dramat, por gruas sime i pëlqejnë komeditë. Çfarë filmi mund të shohim së bashku?”

Përdoruesit mund të kërkojnë përmbajtje specifike si: “Çfarë ndodhi në fund të Outlander sezonin e kaluar?” ose “Cila është drama e re spitalore për të cilën po flasin të gjithë?”

Google thekson se Gemini për TV nuk kufizohet vetëm në argëtim. Përdoruesit mund t’i kërkojnë ndihmë për tema të ndryshme, njësoj si në telefonat e tyre.

Për shembull, mund të thoni: “Shpjego pse shpërthejnë vullkanet për fëmijën tim të klasës së tretë.”

Gemini mund të ndihmojë në mësime, si receta gatimi a projekte DIY, duke i udhëhequr përdoruesit me video përkatëse në YouTube.

Për të përdorur Gemini, shtypni butonin e mikrofonit në telekomandën e Google TV Streamer. Përditësimi do të shpërndahet gjatë javëve të ardhshme dhe do të jetë i disponueshëm për përdoruesit mbi 18 vjeç.

Ky hap vjen pas njoftimit të shtatorit, kur Google prezantoi Gemini në disa modele televizorësh TCL, dhe paralajmëroi mbërritjen e tij në Hisense U7, U8, UX 2025 si dhe TCL QM7K, QM8K dhe X11K 2025.

Gemini është i disponueshëm edhe në pajisjen Walmart Onn 4K Pro. Ky zhvillim është pjesë e strategjisë afatgjatë të Google për të zëvendësuar Google Assistant me Gemini në të gjitha platformat dhe pajisjet e saj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara