Kulturë

Penelope Cruz i dedikon çmimin Santa Barbara grave në Ukrainë

Cruz ka shpërthyer në lot teksa ia ka dedikuar çmimin grave që po vuajnë pasojat e luftës në Ukrainë.

Published

on

Penelope Cruz ka shpërthyer në lot teksa ia ka dedikuar çmimin në Santa Barbara Festival të gjithë atyre që po vuajnë pasojat e luftës në Ukrainë.

“Personazhi im Jane, kishte frikë. Ajo kishte frikë se mos humbte fëmijën, mos humbte ata që donte më shumë. Dhe sa gra në botë, në këtë momente që flasim po përjetojnë tragjedi e po jetojnë në horror të tilla. Kështu që zemra dhe mendimet e mia janë me të gjitha ato gra në Ukrainë. Me të gjithë ata fëmijë apo burra që po vuajnë në këtë situatë të tmerrshme. Faleminderit shumë!”, u shpreh Cruz.

Si një pjesë e mirë e figurave publike, edhe aktorja i është bashkuar dhimbjes së madhe të Ukrainës.
Cruz dhe bashkëshorti i saj, aktori Javier Bardem, tani për tani po i mbajnë jashtë rrjeteve sociale fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar Leo dhe vajzën tetë-vjeçare Luna.
Cruz tha gjatë një interviste me “CBS Sunday Morning” se: “Ka diçka që nuk ka kuptim dhe po prek veçanërisht brezat e rinj”.
“Ndihem shumë keq për ata që janë adoleshente tani,” tha ajo. “Është thuajse [sikur] bota po bën një lloj eksperimenti mbi to. ‘Oh, le të shohim se çfarë ndodh nëse ekspozoni një 12-vjeçar kaq shumë ndaj teknologjisë’.”
Aktorja e “Parallel Mother” thotë se ajo përdor vetë rrjetet sociale “në një mënyrë shumë të kujdesshme” dhe tha se kur bëhet fjalë për të rinjtë sipas saj ata nuk kanë siguri.
“Nuk ka mbrojtje për ta, për trurin që është ende në zhvillim dhe se si kjo ndikon në mënyrën se si ata shohin gjërat.Se si gjithçka lidhet me bullizmin, kaq shumë gjëra që nuk janë fëmijëria që ne kemi pasur.”
“Nuk ka media sociale deri në të paktën 16 vjeç,” tha ajo.

Continue Reading

Kulturë

Petrit Halilaj fiton çmimin prestigjioz Nasher 2027 për skulpturë

Published

on

Artisti shqiptar Petrit Halilaj është shpallur fitues i Çmimit Nasher 2027 në Dallas, duke u njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme në fushën e skulpturës.

Vlerësimi i rëndësishëm i Qendrës për Skulpturë Nasher iu dorëzua më 2 tetor 2025 dhe shoqërohet me një çmim prej 100,000 dollarësh, që Halilaj ka vendosur ta dhurojë për Fondacionin e tij jofitimprurës, Hajde!, të bashkëthemeluar me kuratoren Hana Halilaj.

Halilaj rikujton fillimet e tij të vështira: në moshën 12-vjeçare, gjatë luftës së Kosovës në 1999, familja e tij u detyrua të largohej nga fshati i djegur dhe të shkonte në një kamp refugjatësh në Shqipëri.

Një psikolog në kamp i sugjeroi të merrej me vizatim si mënyrë shprehjeje krijuese, çka më vonë do ta udhëhiqte drejt një karriere ndërkombëtare në artin bashkëkohor.

Gazeta New York Times raporton se çmimi i Halilajt vjen pas një serie ekspozitash të shquara, përfshirë porosinë e vitit të kaluar në çatinë e Muzeut Metropolitan të Artit dhe ekspozitën personale në Hamburger Bahnhof në Berlin, e cila u hap në shtator.

Halilaj ka deklaruar se donacioni do të shkojë për Fondacionin Hajde!, që ka për qëllim rindërtimin e Shtëpisë së Kulturës së Kosovës, e shkatërruar gjatë luftës.

“Jam i fokusuar tek rihapja e saj, dhe ky çmim do të sigurojë përparimin e projektit,” tha artisti, duke parashikuar rikthimin e qendrës brenda dy viteve, pothuajse tre dekada pas shkatërrimit.

Carlos Basualdo, drejtori i Qendrës së Skulpturës Nasher, e vlerësoi punën e Halilajt:

“Veprat e tij janë jehonore sot për përkushtimin ndaj humanitetit të përvojës së jetuar dhe për mënyrën se si krijon hapësira takimi që tejkalojnë kufijtë artistikë, kulturorë dhe gjeografikë.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

“Art” rrugëtoi edhe në Tetovë, kjo ishte atmosfera e premierës

Published

on

Mbrëmjen e 2 tetorit, Teatri i Tetovës mirëpriti shfaqjen teatrale “Art”, një nga veprat më të njohura dhe të vlerësuara të teatrit bashkëkohor.

Premiera filloi në ora 19:00 duke ofruar një përvojë teatrale të pasur me humor, emocione dhe reflektime mbi miqësinë, perceptimin e artit dhe marrëdhëniet njerëzore.

“Art” vepër me me autore Yasemina Reza dhe regjisor, Bashkim Ramadani, kurse Kreshnike Osmani është asistente e regjisë dhe dramaturge Zoga Çeta Çitaku.

 Kjo shfaqje me aktorët: Ard Islami, Ylber Bardhi e Butrint Lumi paraqet miqësinë që përplaset kur arti sfidon çdo perceptim, dhe a mund të mbijetosh në një botë ku vlerat janë të ndryshme.

Përndryshe, adhuruesit e teatrit u argëtuan me shfaqjen në skenën e Teatrit të Tetovës. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Orkestra shqiptare ngjitet për herë të parë në skenën prestigjioze të Bolonjës

Published

on

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjitet për herë të parë në skenën prestigjioze të Teatro Auditorium Manzoni në Bolonjë, Itali, si pjesë e Festivalit Respighi Bologna 2025, një nga festivalet më të rëndësishme muzikore në Evropë.

Ky festival është i pari rezident i kushtuar Ottorino Respighi-t, një prej kompozitorëve më të shquar italianë të shekullit të 20-të.

Debutimi i orkestrës shqiptare më 13 tetor 2025 do ta vendosë atë në qendër të vëmendjes së një audience ndërkombëtare.

Orkestrën do ta dirigjojë spanjolli Sergio Alapont, ndërsa violinisti i talentuar Giuseppe Gibboni do të performojë si solist.

Në program janë përfshirë:

Nikolaj Rimskij-Korsakov – Ouverture, op. 28

Niccolò Paganini – Koncerti për violinë nr. 2 në si minor, op. 7 (solist Giuseppe Gibboni)

Sergej Rachmaninov / Ottorino Respighi – Cinq Études-tableaux, P 160

Igor Stravinskij – Suite nga L’Uccello di fuoco (The Firebird)

Përpara debutimit në Itali, orkestra do të prezantojë të njëjtin program për publikun shqiptar më 9 tetor 2025 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, duke shënuar një ngjarje të jashtëzakonshme për skenën muzikore shqiptare.

Violinisti Giuseppe Gibboni do të performojë menjëherë pas dy shfaqjeve të tij me Orkestrën Filarmonike të Teatrit “La Scala” të Milanos.

Në këtë projekt do të përfshihen edhe instrumentistë të rinj të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, duke dhënë një kontribut të veçantë në performancën e orkestrës.

Si festival rezident, Festival Respighi është i fokusuar në jetën dhe veprën e kompozitorit italian, duke e zhvilluar brenda vendit të tij të lindjes dhe në kontekstin e kulturës që e frymëzoi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Sonte mbrëmje klasike me “Orchestra of Campania” në Mitrovicë

Published

on

Sonte, në Muzeun e Mitrovicës, nga ora 19:00, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një performancë të veçantë me “Orchestra of Campania”, nën drejtimin e dirigjentit të njohur italian, Leonardo Quadrini.

Koncerti, i organizuar nga Akademia Ndërkombëtare e Pianos në Ballkan, do të sjellë në skenë soprano Federica D’Antonino, mezzo-soprano Orsolla Russo, tenor Giuseppe Maiorano dhe bass Giuseppe Montanaro, të cilët do të interpretojnë veprat e kompozitorit austriak Sigismond Thalberg, një nga pianistët më virtuozë të shekullit të 19-të.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Mitrovica Piano Fest dhe përkrahet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, duke ofruar një mbrëmje muzikore të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara