Lajmet

Pëmirësoni kujtesën me këto ushqime!

Domatet e kërpurdhat janë disa prej tyre.

Published

on

Shumë njerëz ankohen se kanë një memorie të dobët dhe për këtë ekzistojnë arsye të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që t’ia lëmë fajin moshës.

Të mendosh se nuk mund të bësh asgjë për të përmirësuar situatën, është e gabuar!

Neuro-transitorët (qelizat e trurit) janë përgjegjësit për tejçimin e informacioneve në të gjithë trupin, si dhe për lëvizjet motorike të tij.

Nëse ju ndodh që të bllokoheni në mes të fjalisë, me siguri që njëra nga këto qeliza nuk ka funksionuar siç duhet.

Në të shumtën e rasteve kjo ndodh si pasojë e një ushqyerje jo të duhur. Siç rezulton në të shumtën e rasteve, duhet të kemi kujdes ato çfarë hamë.

Ushqimet që ndikojnë në memorie

Disa vlera ushqimore të veçanta ndihmojnë në një memorie më të fortë janë:

  • Magnezi i cili ushqen trurin dhe neuro-transitorët. Mund ta gjeni tek midhjet, arroret dhe bishtajoret.
  • Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në trup. Të pasura me të janë kivit, domatet, kumbullat, agrumet.
  • Vitamina E përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, ushqimet që e përmbajnë këtë janë farat e lule diellit, bajamet, vaji i ullirit, lajthia.
  • Zinku mbledh dhe largon substancat toksike nga truri duke i nxjerrë ato jashtë organizmit tonë. Këtë mineral mund ta marrim përmes kërpudhave, drithërave dhe gocave të detit.
  • Acidet yndyrore të omega 3 janë shumë të rëndësishme. Nëse në dietën tonë përfshijmë dhe ushqimet e detit, farat e linit, do të marrim një sasi të konsiderueshme.
Shafrani i Indisë

Ajo që vjen si një hyrje e re, në përmirësimin e e memories është Shafrani i Indisë.

Dhe pse famën si një super ushqim e mori prej vlerave anti-inflamatore.

Shafrani i Indisë ndihmon në reduktimin e pllakave bakteriale, shkaktarët kryesorë të Alzheimerit.

Mund ta përfshini fare lehtë në gatimet tuaja, pasi është një erëz me shumë përdorime. Madje mund dhe ta përdorni në lëngjet e frutave të shtrydhura në mëngjes./Agroweb.org

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara