Sport

Peja debuton në Ligën ENBL, Prishtina për herë të dytë, njihen me kundërshtarët e tyre

Published

on

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Sigal Prishtina do të marrin pjesë në Ligën ENBL. Ky është edicioni i pestë i kësaj lige, ku marrin pjesë 27 skuadra evropiane, derisa 16 më të mirat kalojnë në fazën e eliminimit direkt.

Peja debuton në këtë ligë, derisa për Prishtinën do të jetë hera e dytë që është pjesë e kësaj lige. Sot është hedhur shorti për edicionin e ri, ku skuadrat zhvillojnë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër si mysafirë.

Faza e Ligës e ENBL League fillon më 23 shtator 2025 dhe do të zgjas deri në prill 2026.

Kundërshtarët e KB Pejës në këtë garë janë:

Riga Zeli, Letoni

BC Iraklis, Greqi

Newcastle Eagles, Britani e Madhe

BC Spartak Sleven, Bullgari

BK Olomoucko, Çeki

Dziki Warszawa, Poloni

KK Dubrava, Kroaci

Kundërshtar i tetë do të vendoset nga ENBL ndërkohë

Kundërshtarët e KB Sigal Prishtinës janë:

BK Opava (Çeki)

Gimle Basket (Norvegji)

Brussels Basketball (Belgjikë)

Slovan Bratislava (Sllovaki)

Tindastoll Saudarkrokur (Islandë)

Keila Coolbet (Estoni)

Manchester Basketball (Britani e Madhe)

Dhe një skuadër kroate

Sport

Mbrëmje vendimtare në Ligën e Kampionëve, sot mbyllet faza e ligës

Published

on

By

Sonte zhvillohet xhiroja e fundit e fazës së ligës në UEFA Champions League për sezonin 2025/26, përkatësisht xhiro e tetë, ku të gjitha ndeshjet luhen njëkohësisht dhe përcaktojnë fatin përfundimtar të skuadrave në këtë fazë të re të garës.

36 ekipe janë pjesë e një renditjeje të vetme, pa grupe tradicionale. Secila skuadër ka zhvilluar nga shtatë ndeshje dhe takimet e sotme janë vendimtare për pozicionimin final në tabelë. Tetë skuadrat e para sigurojnë kualifikim direkt në fazën e 1/8 së finales, ndërsa ekipet e renditura nga pozita e nëntë deri në të 24-tën kalojnë në play-offet e fazës nokaut.

Programi i sotëm përfshin disa përballje të mëdha dhe shumë të pritura, si Ajax–Olympiacos, Arsenal–Kairat, Barcelona–Copenhagen, Benfica–Real Madrid, Manchester City–Galatasaray, PSV Eindhoven–Bayern Munich, Liverpool–Qarabağ, Eintracht Frankfurt–Tottenham, Dortmund-Inter, Manchester City – Galatasaray, Napoli – Chelsea, PSG – Newcastle, Paris Saint-Germain–Newcastle United, krahas ndeshjeve të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare.

Pas përfundimit të kësaj xhiroje, sot në mbrëmje zyrtarizohet renditja finale e fazës së ligës, ndërsa më 30 janar UEFA do të hedhë shortin për play-offet e fazës nokaut, ku do të përballen skuadrat e renditura nga vendi i nëntë deri në të 24-tin.

Continue Reading

Sport

​Nga Kosova në elitën e basketbollit amerikan, Edona Thaçi shkruan histori në WNBA

Published

on

By

Ish-basketbollistja e përfaqësueses së Kosovës, Edona Thaçi, ka shënuar një arritje të rëndësishme profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë pjesë e USA Network për mbulimin e WNBA. Me këtë angazhim, ajo hyn në histori si shqiptarja e parë që punon si komentatore në ligën elitare të basketbollit për femra.

Ky sukses vjen pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues profesional. Për Edonën, arritja nuk përfaqëson vetëm një hap të madh në karrierë, por edhe një shpërblim për punën e vazhdueshme, përkushtimin dhe sakrificat që e kanë shoqëruar gjatë viteve, si në parket ashtu edhe në botën e medias sportive.

Në mesazhin e saj drejtuar të rinjve, ajo thekson rëndësinë e besimit në vetvete, durimit dhe këmbënguljes, duke shpresuar që historia e saj të shërbejë si frymëzim veçanërisht për vajzat shqiptare që synojnë basketbollin ose gazetarinë sportive.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar me urime për këtë arritje historike, duke i dëshiruar Edona Thaçit suksese të mëtejme në vazhdimin e karrierës së saj profesionale në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

​Milani drejt epokës së re

Published

on

By

Procesi i ndryshimit të strukturës financiare dhe të pronësisë te AC Milan ka hyrë në fazën vendimtare, me negociatat mes RedBird dhe Comvest që pritet të mbyllen brenda një afati shumë të shkurtër kohor.

Sipas mediave italiane, marrëveshja që fillimisht parashihej për fundin e shkurtit ose fillimin e marsit, tani mund të finalizohet që në ditët e para të muajit të ardhshëm, duke shënuar përfundimisht fundin e epokës Elliott në klub.

Në planin e parë qëndron shlyerja e borxhit ekzistues ndaj fondit Elliott, hap që do të çojë edhe në largimin e përfaqësuesve të ish-pronësisë nga bordi drejtues i klubit. Paralelisht, pritet të konsolidohet struktura aktuale drejtuese, me presidentin Paolo Scaroni dhe drejtorin ekzekutiv Giorgio Furlani që do të garantojnë vazhdimësinë operative të klubit, të paktën deri në fund të sezonit aktual dhe potencialisht edhe më gjatë.

Në nivel strategjik, ky zhvillim i hap rrugë RedBird-it që të avancojë pa pengesa projektet afatgjata të Gerry Cardinale, të cilat deri tani kanë qenë të kushtëzuara nga marrëdhënia financiare me Elliott. Me dokumentacionin thuajse të përfunduar dhe Comvest gati të hyjë si partner financiar, Milani po përshpejton drejt një faze të re, duke lënë pas një kapitull të rëndësishëm të historisë së tij të fundit.

Continue Reading

Sport

Nga renditja te përballjet direkte, gjithçka rreth shortit të Ligës së Kampionëve

Published

on

By

Fundi i fazës së ligës në Ligën e Kampionëve po afron dhe vëmendja tashmë është te shorti i play-off-eve, i cili do të mbahet të premten, më 30 janar 2026, në orën 12:00. Vetëm tetë skuadrat e para në renditje sigurojnë kualifikim direkt në raundin e 16-tave, ndërsa ekipet nga vendi i nëntë deri në të 24-tin do të përballen në fazën shtesë eliminatore me ndeshje vajtje-ardhje.

Sipas formatit të ri të UEFA-s, ekipet renditen në çifte dhe përballen në bazë të pozicionit përfundimtar në fazën e ligës, ku skuadrat më lart në renditje shortohen ndaj atyre më poshtë. Nuk ka kufizime për përballje mes ekipeve të së njëjtës federatë apo për duele që janë zhvilluar më herët në fazën e ligës, çka hap mundësinë edhe për derbi të mëdhenj evropianë.

Ndeshjet e para të play-off-eve do të luhen më 17/18 shkurt, ndërsa takimet vendimtare më 24/25 shkurt 2026. Fituesit do të avancojnë në raundin e 16-tave, shorti i të cilit do të hidhet më 27 shkurt, ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve për këtë edicion është planifikuar të zhvillohet më 30 maj 2026 në Budapest.

Continue Reading

Të kërkuara