Lajmet

Peci: Sistemi i drejtësisë, ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se sistemi i drejtësisë po ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike, referuar kështu objektit në Ulpianë.

Peci ka thënë se nesër bëhet një vit nga bllokimi i ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë.

Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?, ka shkruar Peci në Facebook.

Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka patur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit. Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast”, shkruan tutje ai.

Lajmet

​Aktgjykimi i Kushtetueses për Kuvendin, reagimi i kreut të KDI-së

Published

on

Kreu i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) Ismet Kryeziu ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e saj të plotë, sipas të cilit përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe.

Kryeziu në një postim në Facebook shkruan se dështimi për konstituimin e legjislativit të nëntë nuk ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mos votimit të shumicës së deputetëve.

Përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe, e jo komunitetit serb, dhe për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar, ka shkruar ai.

Kryeziu tha se Gjykata Kushtetuese po ashtu bëri të ditur se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një ose disa anëtarë të Kryesisë për arsye që nuk varen nga vullneti i shumicës, por për shkak të pengimit nga deputetë apo grupe të caktuara politike, përfshirë ato të komuniteteve pakicë, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë. Për sa kohë që Kryesia ka kuorum për vendimmarrje, përfundon Kryeziu.

Gjykata Kushtetuese  ka publikuar ditën e djeshme aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 (Zgjedhja dhe mandati) dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 (Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​FMN kërkon nga Evropa të ndalojë retorikën dhe të rivendosë konkurrueshmërinë

Published

on

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva tha se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë retorikën dhe më në fund të veprojë për të rivendosur konkurrueshmërinë e tij.

“Blloku e di çfarë duhet bërë”, deklaroi Georgieva duke iu referuar raportit të publikuar një vit më parë nga ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i cili hartoi një sërë propozimesh për të ringjallur ekonominë evropiane.

”Projekti evropian duhet të finalizohet”, tha shefja e FMN-së, përpara takimeve vjetore të Fondit dhe Bankës Botërore në Uashington.

Ajo e sheh këtë si të vetmen mënyrë për t’u kthyer në nivelin e dinamizmit të sektorit privat në Shtetet e Bashkuara, raporton ATSH.

Ndër zgjidhjet që Evropa duhet të marrë në konsideratë, ajo përmendi krijimin e një përgjegjësi të tregut të vetëm brenda Komisionit, i cili do të ketë autoritet të vërtetë për të kryer reformat e nevojshme, në vend të ndarjes së përgjegjësive midis disa komisionarëve evropianë.

Sipas kreut të FMN-së, prioritetet janë t’i jepet fund rezistencës ekzistuese mes shteteve në tregun e punës, tregtia e mallrave dhe shërbimeve, energjia dhe financa. Kjo duhet të përfshijë ndërtimin e një sistemi të vetëm financiar evropian si dhe një bashkim energjie, deklaroi Georgieva, duke përsëritur rekomandimet e paraqitura tashmë në takimet e mëparshme të FMN-së.

Megjithatë, Georgieva u tregua më pozitive në lidhje me Gjermaninë, duke gjykuar se planet e financimit të shpallura në muajt e fundit, veçanërisht për infrastrukturën, tregojnë se mund të bëhen korrigjime.

“Këto investime do të forcojnë stimujt për investimet private, të cilat do të jenë veçanërisht të dobishme, ndërsa Gjermania përpiqet të rifillojë një cikël në favor të sektorit të saj privat”, tha ajo./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kapen mbi 22 mijë euro dhe 6 dokumente fals në Rinas

Published

on

Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar mbi 22 mijë euro, 2600 denarë maqedonas dhe gjashtë dokumente fals, si dhe ka proceduar gjashtë të dyshuar.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën dy raste të mos deklarimit të të hollave në kufi dhe katër raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e pa ligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:

-për shtetasin nga Maqedonia Veriore A. J. (33), i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë maqedonas të padeklaruara;

-shtetasin nga Maqedonia Veriore, B. I. (43), i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11.005 euro të padeklaruara;

-shtetasin A. R. (30), banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën një kartë identiteti dhe një leje drejtimi polake, të dyshuara false;

-shtetasin K. S. (20), banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën një kartë identiteti dhe një pasaportë polake, të dyshuara false;

-shtetasin A. K. (36), banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet një leje drejtimi braziliane e dyshuar false;

-shtetasen braziliane L. M. (33), e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet një leje drejtimi italiane e dyshuar false.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shpallet sot aktgjykimi në rastin “Kobra”

Published

on

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve për vrasjen e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City”, ku seanca gjyqësorë pritet të nisë nga ora 13:00.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren.

Në aktakuzën e Prokurorisë, “Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara