Lajmet

Peci ndërpren kontratën e qerasë me AAK-në, thotë se u kërcënua nga zyrtarët e partisë

Ministri Peci ka folur edhe për deklaratat e zyrtarëve të AAK-së, teksa i quan kërcënim të hapur.

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, thotë për Ekonomia Online, se gjatë së hënës ka autorizuar sekretarin e Ministrisë për ndërprerjen përfundimtare të qerasë ku ndodhen zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një intervistë, ministri Peci ka folur edhe për deklaratat e zyrtarëve të AAK-së, teksa i quan kërcënim të hapur. Ai gjithashtu ka njoftuar se kontrata me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është shkëputur përfundimisht, për shkak të mungesës së mirënjohjes dhe korrektësisë në komunikim.

“Me revidimin e kontratës ka qenë edhe mundësi që të rikthejmë rreth 600 metra katrorë dhe me qenë se kemi qenë shumë korret dhe gjeneroz, dhe me qenë se ata kanë pasuar me jomirënjohje dhe jokorrektësi në komunikim me Ministrin e Bujqësisë, sot ne mëngjes Ministria ka marr vendim që përfundimisht të shkëputet tërësisht kontratën me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, tha Peci.

Peci shprehet i bindur se në një periudhë të shkurtër i gjithë objekti ku gjendet AAK-ja do të jetë në dispozicion të dikasterit që ai e drejton.

“Varësisht prej dispozitave edhe siç është e paraparë në një periudhë tranzitore, për një periudhë të shkurtër kohore i gjithë objekti do të jetë në shfrytëzim për Ministrinë e Bujqësisë, për titullarin e institucionit. Edhe mua me vjen keq realisht prej periudhës së pasluftës objekti i Ministrisë së Bujqësisë nuk është shfrytëzuar nga titullari i institucionit dhe në anën tjetër ne përballemi me një qira shumë të lartë aktualisht në objektin që e ushtrojmë veprimtarinë tonë”, thotë ai.

Ndërsa deklaratën e ish-zëdhënësit të AAK-së, Lulzim Blaka “Mirë se vjen o trim Të presim siç është zakoni”, Peci i sheh kërcënim të hapur. Thotë se komunikim i tillë bëhet vetëm në Dukagjin.

“E para unë kam thënë që shihemi të hënën për shkak se kishte kaluar afati kohor dhe thjeshtë ka qenë edhe vendimi i imi dhe sugjerim i imi për pjesën e ekzekutivit për të shkëputur këtë kontratë. Ai është një komunikimi i një tradite në Dukagjin, mendoj që është kërcenim i hapur. Por sido që të jetë për të gjithë ata që përçojnë mesazhe të tilla dhe që mendoj që kuptimin e kanë forcën ose guximin të ballafaqimit vandal, unë kam guximin intelektual edhe guximin me ndjek interesin publik të qytetarëve dhe të institucioneve”, u shpreh ai.

E aksionet për lirimin e objekteve që janë nën menaxhim të këtij dikasteri, thotë se kanë vetëm një qëllim. Sistemimin e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë për shkak të mungesës së hapësirave në objektin aktual.

“E para që duhet të them është që Ministria e Bujqësisë ka vështirësi seriozë me hapësirat për zyrtarët që i posedon e një numër i tyre tashmë është secilën herë duke u rritur për shkak të arritjes së objektivave që i synojmë ne në sektorin e Bujqësisë. E dyta e i kam dëgjuar deklaratat e zyrtarëve të AAK-së edhe në mundemi me fakte me i demantuar për shkak se kontrata paraprake ka qenë hapësira me të cilën ata e kanë shfrytëzuar afër 1 mijë metër katror. Ndërsa është revidu kontrata duke i liruar dikun rreth 411 metra katror, por edhe 200 të tjera do të thotë bëhet fjalë për pjesën e podrumit që ka qenë e shfrytëzueshme prej tyre por nuk ka qenë pjesë e kontratës”, u shpreh Peci.

Lajmet

UBT prezanton ekspozitë pop-up të studentëve të Artit dhe Medias Digjitale

Published

on

By

UBT, në bashkëpunim me 7Arte, organizoi një ekspozitë pop-up me punime të studentëve të programit Art dhe Media Digjitale, në hapësirat e 7Arte Academy.

Në të njëjtën kohë, studentët prezantuan punimet e tyre edhe në Qendrën e Kulturës, duke krijuar një përvojë artistike të shpërndarë në dy hapësira publike. Kjo iniciativë synoi të ofronte një platformë për shfaqjen e talentit të rinj dhe qasjet krijuese të studentëve, duke lidhur praktikën akademike me realitetin artistik dhe digjital.

Ekspozita solli praktika bashkëkohore që eksplorojnë kulturën vizuale, proceset digjitale dhe eksperimentimin artistik, duke reflektuar qasje kritike dhe krijuese të studentëve të UBT-së. Vizitorët patën mundësinë të njihen me punime inovative dhe projekte që sfidojnë formën tradicionale të artit, duke i dhënë hapësirës një dimension të ri artistik dhe bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

MAShTI merr vendim për rishikim të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9

Published

on

By

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për të rishikuar kurrikulat lëndore/programeve mësimore për arsimin fillor (1-5) dhe të mesëm të ulët (6-9). Raporti final dhe rekomandimet duhet të dorëzohen më së largu deri më 30 prill të këtij viti.

Po fillojmë procesin e rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillor (klasat 1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6–9). Me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, synojmë ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre”, ka shkruar ministrja në detyrë e MASHT-it, Arbërie Nagavci në një postim në “Facebook”.

Ajo ka thënë se rishikimi i kurrikulave dhe programeve mësimore po bëhet me qëllim për të rritur cilësinë e tyre dhe harmonizuar me dokumente strategjike.  Ajo ka thënë se ky proces do të ndihmojë edhe lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe të peshës së çantës.

Ky proces do të mundësojë edhe zhvillimin dhe ofrimin e teksteve shkollore cilësore, burimeve të tjera mësimore që mbështesin procesin e të nxënit, lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe peshës së çantës.  Mbesim të përkushtuar në avancimin e cilësisë së arsimit përmes politikave të qëndrueshme, zhvillimit të kurrikulave bashkëkohore dhe ofrimit të teksteve shkollore cilësore, me qëllim krijimin e një sistemi arsimor që i përgjigjet nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe zhvillimit afatgjatë të shoqërisë sonë”, ka shkruar Nagavci.

Continue Reading

Lajmet

​“Dallaveret me vota”, Prokuroria e Gjakovës me aksion në Malishevë

Published

on

By

Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Gjakovës, ka nisur mëngjesin e së mërkurës në Malishevë, për shkak të dyshimeve për manipulime me vota. Aksioni po kryhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi ka bërë të ditur se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kujtojmë se para disa ditësh në Prizren u arrestuan 109 persona të dyshuar për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërsa 23 prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada Amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësimin në Bordin e Paqes

Published

on

By

Kosova ka marrë një urim të veçantë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, pas pranimit në Bordin e Paqes.

Në postimin e shpërndarë, Ambasada shkroi thjesht: “Urime Kosovë”, por mesazhi shkon përtej fjalëve.

Përmes emoji-ve, ajo përforcon miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

Continue Reading

Të kërkuara