Lajmet

Peci jep arsyet për rritjen e çmimeve

Peci tha se krejt kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve globale dhe efektit të pandemisë.

Published

on

Lëvizja FOL të mërkurën ka vazhduar me serinë e debateve FOL Hapur, ku i ftuari i radhës ishte ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Peci gjatë këtij diskutimi tha se kjo ministri ka funksionuar për tetë vjet pa politika dhe strategji dhe me 40 milionë euro borxhe. Ai ka premtuar se buxheti për vitin tjetër do të rritet për 11 milionë euro.

“Ministria e Bujqësisë për 8 vite ka funksionuar pa politika dhe strategji, ku nuk janë implementuar ligje dhe punë në kuadër të punëve brenda ministrisë. Ka pasur edhe shumë borxhe me 40 milionë euro. Gjithashtu ka pasur arrestime lidhur me keqpërdorimet e shumta. Në kuadër të punëve tona jemi duke punuar në avancimin e pyjeve. 21 milionë euro shtesë deri në fundit do shpërndahen dhe pa borxhe për herë të parë. Në vitin e ardhshëm buxheti do të rritet nga 60 milionë që është tani, në 71 milionë euro”, tha ministri.

Sa i përket rritjes së çmimeve, ministri Peci tha se krejt kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve globale dhe efektit të pandemisë.

“Rritja e çmimeve të produkteve është si rezultat i ndryshimeve globale dhe efekti i pandemisë. Efekti i vaksinës dhe lirimi i masave nuk ka mund me ndjek nevojën e konsumit, dhe pashmangshëm kemi mund me i ikë rritjes së çmimeve dhe nivelit të inflacionit e sasia e importit ka ndikuar në rritjen e inflacionit”, deklaroi ai.

Tutje ai theksoi se gjatë këtij viti do jetë për fermerët subvencionet do të jenë 53 milionë euro.

“Në do bëjmë shpalljen e re për kategorinë e subvencioneve dhe këtë vit përkrahja për fermerët është vetëm nga subvencionet është 53 milionë euro. Ne kemi një plan të precizuar sa i përket punës. Sidomos Ligji për pyjet dhe menaxhimi i tyre i është bartur komunave dhe nga vlerësimet e ekspertëve bie që nuk ka reflektuar pozitivisht dhe kemi një degradim të prerjeve të tyre”, tha ai.

Ministri foli edhe për Projektligjin e sigurisë së ushqimit, duke theksuar që synimi kryesor është për rritjen e kontrolleve dhe siguria e qytetarëve.

“Projektligji për sigurisë së ushqimit përveç sigurisë së saj ka rëndësi  edhe të importeve nga jashtë dhe ku synimi jonë është rritja e kontrolleve, dhe një mori gjërash që qytetarët të ndihen të sigurt”, deklaroi ai.

Ai u pyet se a do ndërmarrin masa tutje sa i përket kritereve të përkrahjes së bujqve, duke përmend këtu edhe pamundësinë që të jenë pjesë e fondeve të IPA-s si pasojë që shuma milionëshe janë keqpërdorur për 10 vjet.

“Avancimi i teknologjisë së informacionit është shumë e rëndësishme për fermerët, dhe ndër kriteret kryesore është pikërisht përkrahja e bujqve. Për shkak të mënyrës se si janë shpërndarë subvencionet për 10 vite dhe që ka pasur keqpërdorime të fondeve ne nuk kemi arritur të plotësojmë kriteret e IPA-s, krejt kjo për shkak të keqpërdorimeve që kanë ndodhur”, tha ai.

Ai ka theksuar se janë 14 inspektorë që janë në arrest shtëpiak sa i përket keqpërdorimit të fondeve dhe subvencioneve.

Vendi

UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës

Published

on

By

Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).

Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.

Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).

Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.

Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.

Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.

 

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.D., ish-pjesëtar i MPB-së së Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Kaçanikut gjatë marsit të vitit 1999.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari në bashkëkryerje me forcat serbe mori pjesë në dëbimin e dhunshëm të banorëve të fshatit Ivajë dhe djegien e shtëpive të tyre. Ai gjithashtu akuzohet për torturimin brutal dhe trajtimin çnjerëzor të 13 civilëve shqiptarë brenda stacionit policor në Kaçanik.

Ndërsa autoritetet në Serbi e kanë cilësuar arrestimin si “politik”, drejtësia në Kosovë ka intensifikuar kohët e fundit ndjekjen e krimeve të luftës, ku vetëm gjatë muajit mars u dënuan dy ish-pjesëtarë të tjerë të forcave serbe me 15 dhe 7 vite burgim. Prej përfundimit të luftës, ku u vranë mbi 13 mijë civilë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Continue Reading

Rajoni

Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pretendimet për rritje të korrupsionit në Shqipëri janë të pabaza dhe nuk përkojnë me realitetin.

Gjatë një aktiviteti për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, kreu i qeverisë theksoi se vendi i ka shpallur luftë korrupsionit si asnjëherë më parë, falë reformave që kanë garantuar pavarësinë e drejtësisë.

Sipas Ramës, raportet e ndryshme ndërkombëtare që bazohen në anketime shpesh kanë boshllëqe, ndërsa i vetmi dokument që bën një analizë rigoroze është ai i Komisionit Evropian. “S’mund të ketë korrupsion në rritje kur ka shumë më shumë përfitues nga garat publike.

“Këto janë fakte,” u shpreh kryeministri, duke shtuar se forca qeverisëse ka udhëhequr procesin që i ka çliruar duart institucioneve ligjzbatuese.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Të kërkuara