UBT po udhëheqë në fushën e arsimit të lartë me programe të avancuara studimi, duke ofruar mundësi unike për studentët që duan të ndërtojnë një karrierë profesionale në shëndet dhe sport. Një prej këtyre programeve është Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik, i cili synon të formojë profesionistë të kualifikuar për të promovuar mirëqenien, për të parandalur sëmundjet dhe për të ndihmuar në rehabilitimin fizik e psikosocial të individëve.
Ky program u jep studentëve njohuri të thelluara mbi fiziologjinë e ushtrimeve, biomekanikën, ushqyerjen sportive dhe rehabilitimin pas lëndimeve, duke i aftësuar ata të dizajnojnë dhe të zbatojnë programe të personalizuara për individë dhe grupe të ndryshme.
Laboratorë modernë dhe pajisje të avancuara
Përmes laboratorëve të specializuar dhe pajisjeve moderne për testime fizike e matje të performancës, studentët e këtij programi zhvillojnë aftësi praktike të nivelit më të lartë. Kjo i përgatit ata për punësim në qendra sportive, klinika shëndetësore e rehabilituese, institucione arsimore, organizata publike e private, si dhe ekipe profesionale brenda dhe jashtë vendit.
Objektivat kryesore të programit përfshijnë:
- Edukim të avancuar mbi përfitimet e sportit dhe aktivitetit fizik për shëndetin.
- Zhvillimin e qasjeve të bazuara në prova për menaxhimin e sëmundjeve kronike dhe promovimin e mirëqenies mendore e fizike.
- Përgatitjen e studentëve për të krijuar programe të personalizuara shëndetësore.
- Nxitjen e kohezionit social përmes sportit dhe aktivitetit fizik.
- Promovimin e kërkimeve shkencore dhe inovacionit në fushën e sportit dhe shëndetit publik.
Struktura e studimeve
Programi Master është i ndërtuar mbi një qasje multidisiplinare, duke kombinuar njohuri nga shkencat sportive, mjekësore dhe sociale. Në vitin e parë, studentët ndjekin lëndë bazë mbi shkencat sportive dhe lidhjen e tyre me shëndetin mendor dhe fizik. Në vitin e dytë, programi ndahet në pesë fusha kryesore:
- Lifestyle training – Aktiviteti fizik si mënyrë jetese
- Ages of life – Jetëgjatësia dhe aktivitetet fizike për grupmosha të ndryshme
- Disease and disability – Aktiviteti fizik për sëmundjet kronike dhe personat me nevoja të veçanta
- Social mediation – Roli i sportit në shoqëri dhe ndërtimin e kohezionit social
- Research – Kërkime shkencore dhe inovacion në fushën e sportit dhe shëndetit
Gjithashtu, gjatë vitit të dytë studentët zhvillojnë praktikë profesionale në institucione të ndryshme, duke u lidhur drejtpërdrejt me tregun e punës. Në fund të programit, ata përzgjedhin një temë të hulumtimit për punimin e diplomës master, e cila lidhet me fushën e specializimit të tyre.
Rezultatet e pritshme të të diplomuarve
Të diplomuarit nga ky program do të jenë të aftë të:
- Analizojnë profilin shëndetësor të popullatave dhe të zbatojnë programe të përshtatura për grupe të ndryshme.
- Hartojnë dhe monitorojnë programe trajnimi dhe rehabilitimi të personalizuara.
- Zbatojnë metoda shkencore dhe analiza statistikore për të mbështetur vendimmarrjen në shëndet publik dhe sport.
- Përdorin teknika të avancuara për të përmirësuar performancën fizike dhe mirëqenien mendore.
Ky program Master është një mundësi unike për të gjithë ata që duan të kombinojnë pasione sportive, shkencë dhe shëndet publik, duke krijuar një ndikim pozitiv si në jetën individuale, ashtu edhe në atë komunitare.
APLIKO TANI ONLINE!