Lajmet

PDK shkarkoi nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi siç thonë nga kjo parti, “ajo tradhtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”.


“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe qasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Lajmet

Haradinaj: AAK-ja mbështet konstituimin e Kuvendit, qeverinë të krijojë opozita

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij do ta mbështesë në parim kandidaturën për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ndërsa AAK-ja angazhohet për krijimin e një qeverie nga opozita. Këtë deklaratë ai e bëri pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Konstituimi i Kuvendit është një interes i përbashkët për të gjithë. Do të konsultohemi edhe me PDK-në dhe LDK-në. AAK-ja angazhohet që, në rast se partia e parë nuk e krijon qeverinë, opozita të marrë iniciativën për ta bërë këtë”, deklaroi Haradinaj.

Sa i përket marrëdhënieve me Nismën Socialdemokrate, Haradinaj e cilësoi veprimin e kësaj partie si “të turpshëm”.

Ai shtoi: “Nuk kemi komunikim që nga intervista e fundit e famshme e zotit Limaj. Veprimi i Nismës dhe i Limajt është veprim mjaft i turpshëm”.

Continue Reading

Lajmet

Një ditë para seancës konstituive, Vetëvendosje ende pa emër për kryeparlamentar

Published

on

By

Vetëm një ditë para seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, pozitë që i takon sipas rezultatit zgjedhor.

Seanca pritet të mbahet nesër, e martë, më 15 prill në ora 10:00, ndërsa rendi i ditës përmban katër pika kryesore.

Fillimisht, do të formohet Komisioni i Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të sapozgjedhur. Më pas do të bëhet betimi i deputetëve të rinj.

Punimet e seancës, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, do të drejtohen nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari nga Vetëvendosje, i asistuar nga deputetja më e re në moshë, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është paraparë si pika e tretë e rendit të ditës, ndërsa më pas do të bëhet edhe zgjedhja e nënkryetarëve, të cilët së bashku me kryetarin do të përbëjnë Kryesinë e Kuvendit.

Ish-shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se partisë së saj i mungojnë dy vota për të arritur shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh. Ajo ka thënë se përfshirë tri votat e Nismës Socialdemokrate, Vetëvendosje do të ishte afër shumicës, dhe se Fatmir Limaj ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, por marrëveshja nuk është finalizuar ende.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.3% të votave dhe ka siguruar 48 ulëse në Kuvend. Kjo nuk është e mjaftueshme për të formuar vetë qeverinë, ndaj janë të nevojshme koalicione. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë dhe ka ftuar në konsultime edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka refuzuar ftesën.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve, PDK ka siguruar 24 deputetë, LDK 20, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka 8 ulëse në Kuvend.

Continue Reading

Lajmet

Berisha: Aleanca ka qëndrim të qartë për qeverinë e opozitës

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, pas regjistrimit të tij si deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se ende nuk ka një qëndrim të prerë për zhvillimet e ardhshme, por shtoi se Kuvendi duhet të konstituohet.

“Nuk e di, duhet të takohemi me deputetët dhe të diskutojmë. Sa i përket qeverisë, nuk më duket e mundur për momentin, por Kuvendi do të duhej të konstituohej,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se AAK ka qëndrime të qarta në lidhje me krijimin e një qeverie të udhëhequr nga opozita, duke përmendur edhe bashkëpunimin e mundshëm me Nismën.

“Nuk kam biseduar me Nismën, sepse bisedimet po i udhëheq dikush tjetër. Kam besuar se koalicioni me Nismën do të ishte i frytshëm, dhe në ato që kemi folur – për të ndërtuar një qeveri opozitare që e kthen vendin për së mbari. Kam besuar fuqishëm. Ndoshta është thyer besa, por të shohim” tha ai.

Continue Reading

Lajmet

PDK nuk merr pjesë në votim, Lushtaku: Vetëm qeveri me Bedri Hamzën sjell stabilitet

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, tha se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për Kuvendin, përderisa nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për vendin, duke theksuar mbështetjen për kandidaturën e Bedri Hamzës si kryeministër.

“Sigurisht që qëndrimet e mia janë edhe ato të PDK-së, ne nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën. Edhe sigurisht që zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i qeverisë së Kosovës edhe mendoj që do të krijohet edhe stabiliteti edhe qëndrueshmëria në vend” tha Lushtaku.

Ai shtoi se janë bërë thirrje të vazhdueshme ndaj partive tjera politike për të qëndruar në përputhje me premtimet publike sa i përket refuzimit të një mandati të tretë për kryeministrin aktual.

“Nuk ka asnjë dakordim konkret por besoj që mbetet në qëndrueshmërinë dhe premtimet publike që kanë bërë. Besoj që e ka bërë të qartë PDK se ne kemi pozitën që na ka besuar edhe qytetari i vendit në mundësinë e dytë në formimin e qeverisë, besoj që ne qëndrojmë në premtimet tona” u shpreh Lushtaku.

Continue Reading

Të kërkuara