Lajmet

PDK nuk do ta votojë buxhetin, Lushtaku: Është një planifikim i keq

Published

on

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ka thënë se buxhetit të propozuar nga qeveria “nuk do t’ia sheh hajrin as populli as Kosova”.

Ai ka thënë se ky është një planifikim i keq të cilin, sipas tij PDK-ja nuk do ta votoj.

“Sot para se të flas për planifikim buxhetor dua të ju them juve që po ju kalojnë katër vite, as edhe një projekt madhor i rëndësishme nuk mbahet mend për këtë kohë që ju udhëhiqeni e që së paku qytetaret të ndiheshin krenar. Humbja më e madhe po u bëhet bizneseve, financave, diplomacisë por më së shumit po i bëhet Kosovës. Ky është një planifikim buxhetor i cili nuk ndikon as gjë, një planifikim i cili ky shtet dhe ky popull nuk i sheh kurrfarë hajri. E kemi parë që çdo planifikim i kësaj qeveri ka qenë i dobët. Buxheti i shtetit nuk është hajgare, nëse nuk hartohet siç duhet do ta përkeqësoj gjendje deri në ekstre ashtu siç pritet edhe të ndodh. Tash e katër vite kemi buxhet të mbijetesës dhe aspak zhvillimor. Në këtë projektligj parashihet se do të ketë rritje të buxhetit të shtetit, por duhet të theksojmë që çdo vit ka pasur rritje ekonomike këto 10 vitet e fundit. Qytetarit i jepet lëmosh për të”, tha Lushtaku.

Ai tha se 32 për qind e buxhetit do të shpenzohet për shkatërrim të bizneseve prodhuese.

“Vetëm 7.33 për qind janë projeket të reja që parasheh qeveria. Qeveria nuk ka vizion zhvillimor. Ne nuk do të votojmë këtë projektligj të Kosovës. Ky buxhet dhe planifikim i keq nuk do të zgjasë shumë, vetëm disa muaj, sepse pas 9 shkurti do të vije një qeveri e re”, ka thënë ai.

Lajmet

Dështojnë bisedimet për buxhetin: Kryeministri i Belgjikës De Wever ofron dorëheqjen

Published

on

By

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka ofruar dorëheqjen Mbretit Philippe pas dështimit të negociatave për buxhetin brenda koalicionit të tij pesëpartiak.

Nacionalisti konservator flamand, i cili mori detyrën në shkurt të vitit 2025 për të trajtuar borxhin e lartë të vendit, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e partnerëve të qeverisë për buxhetin e vitit 2027.

Pallati Mbretëror konfirmoi dorëheqjen, ndërsa Mbreti Philippe e ka shtyrë vendimin për pranimin e saj duke shprehur keqardhje për mungesën e marrëveshjes. Monarku belgjik do të nisë konsultimet me krerët e grupeve parlamentare të martën, përpara se ta presë sërish De Weverin në takimin e së premtes. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje, gjykata e lë në arrest shtëpiak

Published

on

By

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Me urdhër të prokurorit kujdestar ai u ndalua për 48 orë, ndërsa Prokuroria paraqiti kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vend të paraburgimit i ka caktuar Berishës masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Këtë masë do ta monitorojë Stacioni Policor në Vushtrri.

Sipas Gjykatës, arresti shtëpiak është i mjaftueshëm për të parandaluar përsëritjen e veprës dhe për të mbrojtur të dëmtuarën. Masa do të zbatohet në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, meqë palët nuk jetojnë më bashkë, duke shmangur kështu kontaktin mes tyre./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tahiri paralajmëron debat parlamentar për krizën energjetike në Kosovë

Published

on

By

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në sektorin e energjisë, duke bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një debat parlamentar lidhur me dështimet në këtë sektor.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri theksoi se situata aktuale është mjaft shqetësuese, pasi Kosova po blen energji me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që blloku B1 ndodhet jashtë funksionit. Ai nënvizoi se trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit strategjik dhe energjetik të vendit.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka caktuar që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të enjte, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se pret që të gjithë dëshmitarët e ftuar të përgjigjen para Komisionit Hetimor të formuar pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

Haxhiu i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që pa vonesa të nisë hetimet penale për veprimet apo mosveprimet e secilit zyrtar të përfshirë në këtë rast. Ajo sqaroi se Komisioni Hetimor shërben si mekanizëm shtesë që do të përpilojë një dokument përfundimtar për t’ia deleguar organit të ndjekjes.

Ndërsa vlerësoi pezullimin e kryeprokurores, prokurores së rastit dhe 11 zyrtarëve policorë, Haxhiu shprehu shqetësimin për mungesën e masave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komuna e Pejës ndaj zyrtarëve përgjegjës, duke theksuar se ky rast duhet të shërbejë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara