Lajmet

PDK: LVV nuk dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, vazhdon ta përdorë politikisht

Published

on

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda ka reaguar ndaj konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale për rastin Dehari, duke thënë se është pikërisht partia në pushtet ajo që po e pengon zbardhjen e këtij rasti tragjik.


Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda ka reaguar ndaj konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale për rastin Dehari, duke thënë se është pikërisht partia në pushtet ajo që po e pengon zbardhjen e këtij rasti tragjik.

Në një konferencë për media, Gruda tha se pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tri vjet në pushtet, gjatë të cilëve nuk është bërë asgjë për të zbardhur rastin e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, përkundrazi Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.

“Sot janë bërë më shumë se tri vjet që LVV-ja është në pushtet dhe nuk ka bërë asnjë hap për të zbardhur të vërtetën e rastit tragjik të Astrit Deharit përkundër premtimit të vazhdueshëm sa ishin në opozitë për zbardhjen e tij të plotë. Përveç se nuk ka zbardhur rastin Dehari, Lëvizja Vetëvendosje për më shumë se tri vjet në pushtet janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit e janë kthyer serish, është djegur Instituti i Mjekësisë Ligjore dy herë rresht në të cilin instituti mbahen mostrat e Astrit Deharit dhe për më tepër ka penguar themelimin e komisionit hetimor parlamentar të kërkuar nga PDK-ja në dhjetor të vitit të kaluar përmes të cilit do të hetoheshin zhdukja dhe kthimi i mostrave të Astrit Deharit dhe po ashtu do të hetohej djegia e Instituti të Mjekësisë Ligjore, ku këto mostra mbahen…”, tha ai.

Gruda në emër të PDK-së ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të tregojë se kush i zhduku dhe i ktheu mostrat e Astrit Deharit, dhe pse u dogj Instituti Mjekësor Ligjor, në të cilin mbaheshin këto mostra.

Si është e mundur që zjarri në IML të djegë kamerat e sigurisë dhe për katër ditë sa në IML nuk ka kamera të sigurisë të kthehen mostrat e Astrit Deharit?… Pse LVV e pengon në Kuvend themelimin e komisioni hetimor për hetimin e rastit të zhdukjes së motrave të Astrit Deharit dhe djegies së IML-së? Këto janë pyetje janë problemi kryesor i këtij pushteti. Mungesa e përgjigjes në këtë këto pyetje, ngrit dyshime të PDK-së mbi përfshirjen e njerëzve të kësaj qeverie në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe në djegien e IML-së. Kjo është bërë me qëllim të që rasti i Deharit të mos zbardhet. LVV nuk do që rasti Deharit të zbardhet, sepse vetëm i pa zbardhur mund të vazhdojë ta përdorë politikisht”, ka thënë Gruda.

Ai i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të heqë dorë nga propaganda politike në rastin tragjik Dehari dhe të mbajë premtimin dhënë qytetarëve të Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.

Gruda ka thënë se PDK siguron qytetarët e Kosovës se rasti Dehari nuk do të mbetet i pazbardhur dhe se çdo njeri që është i përfshirë nga pushteti aktual do të mbajë përgjegjësi para organeve të drejtësisë së Kosovës. Ndryshe, sot LVV në një aksion simbolik para Prokurorisë Speciale ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

Sami Kurteshi, aktualisht anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga partia në pushtet, tha se “është e qartë që është zvarritje e qëllimshme e rastit dhe se Dehari është arrestuar pa faj dhe është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.” /UBTNews/

Lajmet

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Lajmet

Super fundjavë futbolli në Evropë

Published

on

By

Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.

Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.

Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.

Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.

Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.

Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.

Continue Reading

Lajmet

Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.

Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.

Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

 

Continue Reading

Të kërkuara