Lajmet

​PDK kritikon Qeverinë për mosangazhim në luftën kundër korrupsionit

Deliu-Kodra thotë se tash e tri vjet nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për mos angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, derisa foli për Raportin e Kongresit.

Gatë debatit parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, Deliu-Kodra tha se Raporti i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione, derisa potencoi se 300 milionë euro është vlera e projekteve që i ka bllokuar BE-ja, për shkak të sanksioneve.

Ajo shtoi se pavarësisht që partia Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri saj, Albin Kurti kanë premtuar se do të kenë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas saj tash e tri vjet nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Ky raport i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione. 300 milionë euro është vlera e projektit të cilat i ka bllokuar Bashkimi Evropian për shkak të sanksioneve të cilat rëndojnë Kosovën si pasojë e kësaj qeverie…Kushdo qe e ka lexuar këtë raport 133 faqesh e sheh, 21 herë përmendet fjala shqetësim, tre herë togfjalëshi shqetësim serioz, ndër të tjera përmendet edhe për korrupsionin, 32 here togfjalëshi fazë fillestare, 49 here progres i kufizuar, 3 herë përmendet pak progres, 30 herë nuk ka progres, 59 here pak progres dhe vetëm 8 herë togfjalëshi progres i mirë. Pra, në 184 cilësime, 176 janë me progres jo të mirë dhe vetëm 8 prej tyre me progres të mirë…Ndërsa, si mos më keq është thënë që është gjendja në luftën ndaj korrupsionit ku konstatohet se Kosova është në fazë fillestare nëse është bërë progres i limituar dhe është më i ulëti që Komisioni Evropian e ka për Kosovën…Në raportin e këtij viti fjala korrupsion është përmendur gjithsej 99 herë, më keq se kaq nuk ka qenë as në raportin e vitit 2020, ku është përmendur 88 herë…Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Kurti siç e thoshin e kanë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar po del që pikërisht në këtë fushë tash e tri vjet nuk është bërë po thuajse fare progres”, tha Kodra.

Përveç Raportit të Progresit, deputetja Deliu-Kodra foli edhe për gjenden e varfërisë në Kosovë, për çka tha se një qytetar në Kosovë jeton mesatarisht me 1.5 euro në ditë, për çka potencon se këshilltari i një ministre merr pagë afro 8 mijë euro. Ajo theksi faktin se sipas të dhënave të BQK-së, afro 700 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka.

“Rreth 28 për qind e popullsisë sot jetojnë në pragun e varfërisë me 45 euro në muaj, ose me 1.5 euro në ditë. Paramendoni ky realitet i qytetarëve të Kosovës sot po ndodh në një moment kur një këshilltar i një ministre të kësaj qeverie paguhet me 7500 euro në muaj…Normat e interesit të kredive janë rritur në 6.3 për qind në vitin 2022 nga 5.8 sa ishin në vitin 2021. Nga të dhënat e fundit që janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, tregojnë se 653 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka”, tha Deliu-Kodra.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara