Lajmet

PDK e fton në interpelancë Kurtin lidhur me rastin e djeshëm

Deliu-Kodra ka thënë se e ndjera ka vdekur mbrëmë në duar të shtetit.

Published

on

Krim makabër e dështim të shtetit po e konsideron Partia Demokratike e Kosovës, vrasjen e djeshme të 35 vjeçares në oborr të Gjinekologjisë. Kjo parti opozitare e ka ftuar në interpelancë kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat përkatës, meqë sipas tyre, kanë dështuar për të ofruar siguri juridike për qytetarët e Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se e ndjera ka vdekur mbrëmë në duar të shtetit dhe shteti duhet të jap përgjegjësi.

“Edhe më tronditëse bëhet gjendja kur brenda pak ditësh i kemi dy viktima, të vrasjeve të tmerrshme dhe të rënda nga bashkëshortet e tyre. Këto duhet të jenë rastet e fundit dhe alarmi i fundit për shtetin tonë dhe për shoqërinë tonë. Si grupi më i madh parlamentar opozitar ne nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq dhe nuk kemi mundur të jemi indiferent karshi përballjes me një gjendje të rëndë të viktimave, pothuajse të përjavshme. Prandaj, PDK në mënyrë urgjente sot ka parashtruar mocionin për interpelancë me kryeministrin, për të vënë para përgjegjësisë institucionet qeveritare të cilat me vendimet dhe veprimet e tyre po dështojnë në mënyrë sistematike për të ofruar sigurinë juridike për qytetarët e Kosovës, për vajzat dhe gratë e këtij vendi. Pra po dështojnë për të ofruar mbrojtjen e jetës të shëndetit të trupit të vajzave dhe grave të Kosovës”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra.

Para gazetarëve, ajo gjatë se enjtes ka shtuar se në Kosovë çdo ditë po shënohen raste të dhunës dhe krimeve ndaj vajzave e grave.

Mbrëmë në oborrin e Gjinekologjisë është vrarë 35-vjeçarja, e cila po pritej që sot të sjellte në jetë fëmijën e saj. Ajo dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti me një plumb në kokë dhe dy në gjoks.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara