Lajmet

PDK dhe PSD i reagojnë Kurtit pas njoftimit se ai do ta marrë vaksinën antiCOVID

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë reaguar pas njoftimit se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta marrë vaksinën antiCOVID.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi shkroi në Facebook se kryeministri Kurti do të duhej të punonte për ta siguruar vaksinën antiCOVID, e jo ta merrte i pari vaksinën.

“Në shumë vende të botës, liderët politikë e kanë marrë të parët vaksinën për t’i dëshmuar shoqërisë se vaksina anti-covid nuk është e rrezikshme, duke u dhënë shembull qytetarëve të atij vendi. Rasti i Kosovës është e kundërta. Kryeministri sot nuk do të duhej të ishte i pari, por i fundit që do të vaksinohej. E para, Albini e ka kaluar Covidin një herë. E dyta, janë disa kategori që janë më të rrezikuar, siç janë mjekët, infermierët, policët dhe kategoritë tjera, duke përfshirë shumë qytetarë në moshë të shtyrë dhe të sëmurë.  Me një numër kaq të kufizuar të dozave, Albin Kurti do të duhej që ta priste rendin e tij sipas një kategorizimi të duhur në bazë të nevojave e jo të vrapojë që ta marrë i pari atë. Së pari, le ta kryej punën e tij si kryeministër e le t’i sigurojë dozat tjera. Këto vaksina janë lëmoshë për kategorinë më të rrezikuar e jo për politikanët, që edhe ashtu i kanë kushtet e shërbimet më të mira”, shkroi Kurti në Facebook.

E Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate thotë se Kurti po e shfrytëzon privilegjin e pushtetit.

“Albin Kurti nuk ka asnjë arsye që të vaksinohet. Ai e ka kryer virusin, ndërkohë që Kosova ka marrë një numër jashtëzakonisht të vogël të vaksinave anti-Covid. Liderë të ndryshëm botërorë janë vaksinuar, ndër të tjera për të bindur qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë. Por ky kontigjent i vaksinave nuk është për vaksinim masiv. Është për punëtorët e shëndetësisë, të cilët s’kanë nevojë ta shohin Albin Kurtin tek vaksinohet, për t’u bindur që ta marrin vaksinën. Albin Kurti po e shfrytëzon privilegjin e pushtetit. Po vaksinohet, ashtu siç në qeverinë e tij të parë, ai dhe i gjithë stafi i tij i bënë testet para të gjithë qytetarëve të tjerë. Albin Kurti do që të tregojë që jeta më e rëndësishme në këtë vend, është jeta e tij, edhe kur kjo nuk është në rrezik. Edhe kur duhet t’ia rrezikojë jetën ndonjë qytetari tjetër që nuk do të marrë vaksinën që po e hargjon sot Albin Kurti”, shkroi ai në Facebook.

Kryeministri Kurti pritet që sot në orën 16:30 ta marrë vaksinën AstraZeneca nga kontigjenti i vaksinave që kanë arritur mbrëmë, nga programi COVAX.

Ndërkohë që po bëhen përgatitje për procesin e vaksinimit, e që pritet të fillojë nesër në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave./UBTNews

lajme

U ndaluan punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot: Inspektorati i Punës konstaton parregullsi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot, pas konstatimit të parregullsive që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Vendimi u mor gjatë inspektimeve të rregullta në terren, ku inspektorët konstatuan se subjektet ndërtuese nuk i kishin plotësuar kushtet ligjore për mbrojtjen e punëtorëve. Ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e plotë të këtyre parregullsive dhe krijimin e një ambienti të sigurt pune.

Me këtë rast, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet legjislacionin në fuqi, duke paralajmëruar se garantimi i sigurisë dhe i shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i pakompromis. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer dy vepra të rënda penale kundër integritetit seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa viktima po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i Prokurorit të Shtetit, Departamenti për Të Mitur po e ngarkon të dyshuarin për veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve”.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, organet e rendit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale, kryesisht pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale. /E.A/

Continue Reading

lajme

Macron uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Franca mbështet perspektivën evropiane dhe dialogun e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit, duke riafirmuar përkushtimin e Parisit për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në letrën e tij, kreu i shtetit francez shprehu shpresën se ky mandat do të mundësojë avancimin e reformave kyçe që kontribuojnë drejtpërdrejt në perspektivën evropiane të Kosovës. Macron po ashtu solli në vëmendje partneritetin historik mes dy vendeve, si dhe takimin e realizuar më parë me kryeministrin Albin Kurti në Paris.

Urimi i presidentit francez nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin e fundit diplomatik, duke veçuar vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Prishtinë gjatë muajit korrik, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja bilaterale.

Në përmbyllje të letrës, Macron theksoi rëndësinë e veçantë që ka normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Francës për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Drita e Prishtina përballen sot në Gjilan për majën e tabelës

Published

on

By

Kampioni në fuqi, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, do të përballen sot në Gjilan në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiroja e dytë e Albi Mall Superligës. Sfidë kjo ku tri pikët mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në luftën për kreun e tabelës.

Ballafaqimi i dy gjigantëve të futbollit vendor do të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari artificial në Gjilan, ku ambalazhohet një përplasje e fortë taktike. Për skuadrën e Dritës, ky takim përfaqëson shansin ideal për të vazhduar ecurinë pozitive dhe për t’u barazuar me Prishtinën në pozitën e dytë me 26 pikë. Në krahun tjetër, bardhekaltërit nga kryeqyteti synojnë një fitore që do t’i ngjiste në kuotën e 29 pikëve, duke parakaluar lideren aktuale, Malishevën, që udhëheq me 27 pikë.

Format e të dyja ekipeve paralajmërojnë një duel mjaft interesant. Drita hyn në këtë përballje pas katër fitoreve radhazi në kampionat, përfshirë edhe një triumf bindës 0-3 të arritur pikërisht ndaj Prishtinës në kryeqytet. Ndërkaq, Prishtina – e cila e e nisi këtë edicion me shtatë fitore rresht – ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë dulet e fundit, duke kërkuar kësisoj këndelljen në një nga transfertat më të vështira të sezonit.

Peshën e takimit e rrit edhe bilanci i historikut mes tyre. Në dhjetë përballjet e fundit, Drita dominon me pesë fitore kundrejt dy të Prishtinës, ndërsa tri sfida janë mbyllur me barazim. Sidoqoftë, Prishtina mbetet skuadra më e dekoruar në vend me 11 tituj kampioni, nëntë Kupa dhe 11 Superkupa pas pavarësimit të futbollit kosovar. Nga ana tjetër, Drita ka konsoliduar suksesin në futbollin e pasluftës me pesë tituj kampioni, dy prej të cilëve radhazi në edicionet e fundit, duke i dhënë këtij derbi të gjitha përbërësit e një përplasjeje të madhe sportive. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara