Lajmet
PDK dërgon në kushtetuese 16 projektligje
Published
4 days agoon
By
UBTnewsPartia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese projektligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit.
Në një konferencë për media kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se kanë paralajmëruar që do t’i dërgojnë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo ka shtuar se në konsultim me ekspertët i kanë proceduar 16 prej tyre.
“PDK do t’i procedojë në Gjykatën Kushtetuese ligjet të cilat janë miratuar në seancën e 5 dhjetorit. Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm dhe e ka dhunuar jetën parlamentare në vendin tonë. Ato seanca kanë vendosur një rekord te zi parlamentar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ne kemi paralajmëruar që do t’i dërgojmë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, prej atyre të cilat janë miratuar mirëpo në konsultim me gjithë ekspertët tanë, sot i kemi proceduar 16 prej tyre“, tha ai.
Lajmet
Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin
Published
11 minutes agoon
December 17, 2024By
UBTnewsProkuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të dërgohet në paraburgim “sapo të arrestohet” si i dyshuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare.
Ajo tha në një njoftim se masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, Policia e Maqedonisë së Veriut tha se e bastisi shtëpitë e Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.
Në kuadër të hetimeve, dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, janë siguruar prova që ngjallin dyshime se dy të akuzuarit, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqatës në vlerë mbi 8 milionë euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”.
Përvetësimi i pasurisë së paligjshme nga një zyrtar gjatë detyrës është i dënueshëm me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
Përveç Grubit e Bajramit, në mesin e të dyshuarve bëhet fjalë edhe për ish-kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
“Kallëzimi penal u dorëzua në Prokurorinë Publike në Shkup… Njëri prej të cilëve është ish-kryeministër, njëri është ish-zëvendëskryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik, njëri është ish-sekretar i përgjithshëm, pjesa tjetër janë nëpunës shtetëror që punojnë te njëri nga personat juridik”, tha të hënën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë një konference për shtyp.
Grubi dhe Bajrami nuk janë gjetur në asnjërën prej shtëpive të bastisura.
Toshkovski i bëri thirrje Grubit që të kthehet në vend.
“Do të doja t’i besoja kur tha se është i pastër si loti, madje i bëj thirrje të kthehet në Maqedoni (e Veriut) nëse akoma nuk është kthyer dhe të ju mundësoj institucioneve ta zhvilloj procesin hetimor dhe ta vërtetojmë drejtësinë”, tha Toshkovski.
Paraprakisht, Grubi njoftoi se nuk ka ikur, por se ndodhet jashtë vendit “për një vizitë private”.
“Kam udhëtuar me dokumentet e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sapo t’i kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi, pranë familjes. Ju lutem mos shpifni dhe spekuloni“, shkroi Grubi në një postim në Facebook.
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, tha të hënën se Grubi në TV21, se ish-zëvendëskryeministri Grubi së bashku me një biznesmen janë larguar nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës, me një veturë me targa diplomatike, gjatë ditës së diel.
Grubi, më herët, pas futjes në listën e zezë amerikane, njoftoi tërheqjen e tij nga jeta politike dhe publike.
Më 11 dhjetor, Prokuroria e Shkupit gjithashtu njoftoi se ka nisur hetim kundër Grubit, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, me qëllim që, siç tha, të vërtetojë nëse kanë përgjegjësi penale, pasi Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i akuzoi ata se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).
Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion./REL/
Lajmet
Aktakuza e re ndaj Thaçit, sot mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes
Published
18 minutes agoon
December 17, 2024By
UBTNewsNë Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin e aktakuzës së re që është ngritur ndaj Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës.
Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, pasi dyshohet se ai bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, ndikuan në dëshmitarë.
Kujtojmë se tri herë të tjera Thaçi ishte ngritur dhe ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Lajmet
Ftesa që iu bë nga Prokuroria Speciale, ja se çka thotë Kurti
Published
29 minutes agoon
December 17, 2024By
UBTNewsKryeministri i vendit, Albin Kurti sërish ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën që i është bërë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.
“Do të shkoj në orën 19:30 në një koncert në Sallën e Kuqe”, ka thënë shkurt Kurti pas ngjarjes ku mori pjesë në promovimin e librit “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën 1945-1999”.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Albin Kurti është pritur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale por, zyra e kryeministrit e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se shefi i ekzekutivit, ndodhet në udhëtim jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.
Lajmet
Sot zhvillohet takimi i kryenegociatorëve në Bruskel
Published
32 minutes agoon
December 17, 2024By
UBTNewsSot pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh.
Bashkimi Evropian e kishte konfirmuar se më 17 dhjetor do të mbahet takimi mes zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper ka thënë se të dy palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim dhe se aty do të “shqyrtojnë një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Petar Petkoviq nga Qeveria e Serbisë u takuan herën e fundit në tetor.
As aty nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të dakorduar nga palët në vitin 2023.
Në Kosovë ka skepticizëm sa i përket progresit të mundshëm në këtë proces.
Trump: Erdogan tip shumë i zgjuar, qëndron pas rënies së Assad
Shefi i forcave mbrojtëse bërthamore vritet nga një shpërthim në Moskë
Bove “lajmërohet” për herë të parë pas sulmit në zemër
Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin
Aktakuza e re ndaj Thaçit, sot mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes
Ftesa që iu bë nga Prokuroria Speciale, ja se çka thotë Kurti
Sot zhvillohet takimi i kryenegociatorëve në Bruskel
Për ata që flejnë gjatë ditës, ka një lajm të mirë
Scholzi humbet votëbesimin, hapet rruga për zgjedhje të reja në Gjermani
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve