Lajmet

Paul Williams dëshmon edhe sot në Hagë

Published

on

12:12 – Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëshmia e Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje në vitin 1999. Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar pyetjet e trupit gjykues, ku Williams tregoi se pse ishte zgjedhur Hashim Thaçi kryesues i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Paul Williams, dëshmia e të cilit është në mbrojtje të ish-presidentit, Hashim Thaçi, tha se për të nuk ishte befasi që Ibrahim Rugova nuk ishte kryesues i delegacionit, meqë siç tha “nuk ishte negociator”. Ai tha se Thaçi dhe gjithë anëtarët tjerë nga Kosova kërkonin pavarësi.

Dëshmitari i mbrojtjes, Paul Williams tha se delegacioni i Kosovës në Rambuje përbëhej nga 16 anëtarë, por që edhe një herë deklaroi se nuk i kujtohet që Kadri Veseli të ketë qenë pjesë e delegacionit.

Gjatë pyetjeve të gjyqtarit Barthe, Williams tregoi se si u zgjedh Hashim Thaçi kryetar i delegacionit në Rambuje.

Barthe: A e dini se pse është zgjedhur zotëri Thaçi si kryetar, ju keni thënë përpara që nuk keni qenë i pranishëm në procedurën e zgjedhjes apo përzgjedhjes. Zotëri Thaçi në shkurt të vitit 1999 a ka qenë një personalitet i spikatur në Kosovë?

Williams: Pyetja juaj përbëhet prej dy pjesëve të ndryshme, ose ka dy pyetje në një pyetje, me aq sa di unë dhe në fakt më sugjerua nga kryegjykatësi që të them atë çfarë di, mbi bazën e njohurive të mia të shprehem, me aq sa di unë tre prej tyre ishin përzgjedhur me konsensus dhe kjo vjen nga proces-verbali i takimit të 7 shkurtit që më ka treguar Edita Tahiri. Gjithashtu më është dhënë dokumenti që më lejonte mua të futesha në kështjellë, proces-verbali i takimit ishte dokumenti që më bënte mua të mundur të futesha. Ibrahim Rugova ishte LDK-ja, ishte Rexhep Qosja ishte LBD-ja dhe Thaçi nga UÇK. Vendimi u morr 2-1, Qosja votoi për Thaçin, Thaçi votoi për vetën dhe kjo është mënyra pse u zgjodh zotëri Thaçi. Këto ishin votat dy pro Thaçit dhe një kundër tij”, u përgjigj Williams.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, Williams tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shihej si një dimension i rëndësishëm i përbërjes politike të Kosovës, teksa u pyet se “a ishte befasi që Ibrahim Rugova si president nuk ishte kryetar i delegacionit nga Kosova”.

Barthe: Ajo që mund të shihet si befasi ishte fakti që zotëri Rugova nuk u përzgjodh si kryetari, ndërkohë që zotëri Rugova ishte një figurë shumë e spikatur dhe ishte ende presidenti i zgjedhur i Kosovës apo jo?

Williams: Po, është e saktë, ai ishte ende president i zgjedhur i Kosovës dhe përgjigja për pyetjen tuaj nëse ishte befasi, mund të them që jo nuk ishte befasi. Presidenti Rugova që ishte personi i parë që unë kam ofruar shërbimet mia, që kam këshilluar përmes Bujar Bukoshit e respektonte shumë, e admironte shumë çdo bisedë që një ndërkombëtar bënte me Ibrahim Rugovën dhe gjithmonë ai përfundonte me dy fjali dhe ato dy fjali ishin ‘pavarësia dhe mos përdorimi i forcës’ dhe pastaj le të diskutojmë e tjerë e tjerë. Dhe gjatë gjithë kohës këtë e kishte kryefjalë kryesore, pavarësinë dhe mos përdorimin e forcës. Presidenti Rugova ka luajtur një rol të rëndësishëm në Rambuje për përfaqësimin e popullit të Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar do të kishte qenë shumë i shqetësuar në qoftë se komunitetit ndërkombëtar do i duhej të negocionte me të si negociatori kryesor. Sa i takon rolit të tij, roli i tij ishte shumë i rëndësishëm, idetë e tij pacifiste e gjithashtu edhe aspiratat e tij për pavarësi, por nuk ishte negociator, nuk negocionte”, deklaroi ai.

Në Speciale, Williams e tregoi edhe një rast që sipas tij “një fotograf gati prishi negociatat e Rambujesë”.

“Unë kam perceptimin e stresit dhe kërcënimit të mëngjesit të datës, kur isha ty. Francezët dërguan një protokoll tipik, një fotograf për të bërë fotografi tipike klasike të protokollit. Ky fotograf gati prishi negociatat e Rambujesë. Ai u fut në dhomën ku ishte delegacioni i Kosovës dhe bëri fotografi të Hashimit dheRugovës dhe të tjerëve. Hashimi u nervozua shumë, totalisht. Hashimi u bë shumë i nervozuar dhe i stresuar sepse fotografitë e tij në kështjellën ku bëheshin negociatat do të përdoreshin në një lloj mënyre nga Serbia”, u shpreh ai.

Për rolin e Adem Demaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Williams tha se “pas kohës në Rambuje ka bërë kërkime në google dhe sipas internetit ishte zëdhënësi për UÇK-në”.

Ai ka folur edhe për udhëtimin e Hashim Thaçit në Slloveni gjatë kohës sa delegacioni kosovar po qëndronte në kështjellë, për tu takuar me Adem Demaçin.

“Në mënyrë të tillë ishte që të nënshkruante marrëveshjen ishte e rëndësishme, ishte e domosdoshme do të thoja për të, pra për Thaçin që të kishte një bisedë, pra të shkonte të takonte Adem Demaçin dhe të bënte një bisedë për të. Mua nuk më është krijuar përshtypja konkretisht që atij i duhej që të merrte miratim, pra ose që të kishte një lloj konsultimi të mirë. Po mundohem që të jem sa më specifik, po mundohem që të jem i zgjedhur në fjalët që përdor, sepse për Thaçin ishte e nevojshme mbështetja dhe për këtë arsye u largua Hashim Thaçi nga kështjella”, tha ai.

Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje në vitin 1999, tha se i ka marrë shumë kohë që t’iu tregojë atyre se si mund të arrihej pavarësia pa qenë pjesë e marrëveshjes.

“Hashim Thaçi dhe të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët e tyre kosovar-shqiptar kërkonin pavarësi, pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke ju shpjeguar atyre mënyrën, rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavarësi nuk gjendej në marrëveshjen e Rambujesë. Kjo më ka kërkuar shumë energji, shumë biseda, shumë mendime, reflektime por ju kam thënë që në qoftë se vini dhe thoni unë jam nga Kosova, pavarësia është fjalia e radhës që dilte na goja e tyre. Hashim Thaçi ishte në këtë situatë pra ku si gjithë të tjerët”, shtoi ai.

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij, Williams tha se Hashim Thaçi “nuk ishte fshatar”.

“Ai ishte i larguar nga Kosova dhe po përpiqem të zgjedh fjalët me kujdes kur përshkruaj, nuk ishte fshatar, nuk ishte zonat e thella rurale apo malore, kishte studiuar në Zvicër, dinte se si të sillej me bashkësinë ndërkombëtare sepse kishte gjendje stresi, ankth”, u shpreh ai.

Paraprakisht, gjyqtari Barthe e ka pyetur dëshmitarin e mbrojtjes nëse Dino Asanaj ka qenë anëtar i UÇK-së, për çka tha se sipas ligjit ndalohet që shtetasi amerikan t’i bashkohet lëvizjeve të armatosura jo-shtetërore.

Ai tha se më pas Dino Asanaj është emëruar përfaqësues i qeverisë së përkohshme të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria e përkohshme ishte e gatshme që të kishte përfaqësim politik në Uashington DC në mënyrë që shtetet e panjohura ose qeveritë e panjohura të kishin njohje politike. Dhe për këtë arsye ata i kanë kërkuar Dinos me sa di unë përderisa ai ishte shqiptaro-amerikan në Amerikë dhe nuk kishte nevojë për viza dhe kishte ca lehtësira të tjera në qoftë se ai do të shërbente ose ishte i gatshëm që të shërbente si përfaqësues në Uashington dhe për komunitetin shqiptar atje”, shtoi ai.

Po ashtu, Williams u pyet nga gjyqtari Barthe nëse ishte në dijeni se Dino Asanaj kishte probleme si përfaqësues i qeverisë së përkohshme të Kosovës në ShBA.

“Po, tensionet mund të kenë qenë të lidhura me faktin që NATO-ja sapo kishte filluar fushatën ajrore, bombardimet, ato po kërkonin që të gjenin një bazë për administrimin ndërkombëtar të Kosovës përmes rezolutës së Kombeve të Bashkuara 2024 dhe mekanizmave të tjerë. Dhe kosovarët duket që ishin shumë aktivë, pra kishin caktuar tanimë një përfaqësues në Uashington DC. Kështu që pjesë e reagimit politik prej qeverisë amerikane ishte ‘prisni një çast, është ende herët, ende nuk i kemi sqaruar gjërat’.

Dëshmia e Paul Williams ka nisur dje dhe pritet që të përfundojë sot.

Gjatë ditës së djeshme, Williams ka thënë para trupit gjykues se Hashim Thaçi u raportonte komandantëve të zonës dhe se ai kontrollohej nga jashtë. Ai në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se gjatë qëndrimit në fshatin Rambuje të delegacionit nga Kosova, Hashim Thaçi kishte “trysni dhe presion ideologjik”.

Ky është dëshmitari i dytë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Mbrojtja e Thaçit tha se dëshmia e Williams do të tregojë që “Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”. 

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëshmia e Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje në vitin 1999.

Dëshmia e Paul Williams ka nisur dje dhe pritet që të përfundojë sot.

Gjatë ditës së djeshme, Williams ka thënë para trupit gjykues se Hashim Thaçi u raportonte komandantëve të zonës dhe se ai kontrollohej nga jashtë. Ai në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se gjatë qëndrimit në fshatin Rambuje të delegacionit nga Kosova, Hashim Thaçi kishte “trysni dhe presion ideologjik”.

Ky është dëshmitari i dytë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Mbrojtja e Thaçit tha se dëshmia e Williams do të tregojë që “Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”. /D.B/KP

Rajoni

Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Published

on

By

Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.

I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.

Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.

ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.

Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.

“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.

Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.

 

Continue Reading

Vendi

27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën

Published

on

By

Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.

Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.

Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.

Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.

Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara

Published

on

By

Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.

Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.

Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.

Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/

 

Continue Reading

Të kërkuara