Kulturë

Paul Simon është optimist se do t’iu kthehet performancave live

Published

on

Këngëtari legjendar, Paul Simon tha se është optimist se do t’i kthehet performancave live pasi humbi dëgjimin pothuajse plotësisht në veshin e majtë.

Në një intervistë për The Guardian, e cila u publikua të premten, kantautori tha se edhe pse humbja e dëgjimit i pengon për të performuar me një grup të plotë, ai tha se shpreson që “do të jetë në gjendje të bëjë një koncert të plotë”.

“Jam optimist”, tha Simon. “Gjashtë muaj më parë isha pesimist”.

Continue Reading

Magazinë

Pas suksesit në Eurovision, Shkodra Elektronike vjen me një EP

Published

on

Ky projekt vjen si një vazhdimësi e stilit të tyre unik.

Pas suksesit në Eurovision, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet.

Grupi njoftoi së fundmi publikimin e një albumi EP (album i shkurtër, që përmban zakonisht 3-6 këngë) me titull “Shndrit!” “Pse do të vazhdojmë me [shndrit]”- shkruajnë ata, duke lënë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i një faze të re kreative.

Ky projekt vjen si një vazhdimësi e stilit të tyre unik, ku muzika elektronike moderne bashkohet me motive tradicionale shqiptare.

Ngjyrat e ndezura, format abstrakte dhe frymëzimi etno-futurist në kopertinën e albumit premtojnë një qasje të guximshme dhe eksperimentale, karakteristike tashmë për identitetin artistik të Shkodrës Elektronike.

Albumi “Shndrit” do të publikohet më 23 maj. Ky projekt po pritet me kuriozitet nga fansat, të cilët pas bujës në Eurovision ku grupi u rendit në vend të tetë me votat e publikut, janë më të shumtë dhe më të angazhuar se kurrë më parë.

 

Continue Reading

Magazinë

Chris Brown lirohet me kusht nga gjykata, një muaj para nisjes së turneut botëror

Published

on

Këngëtari amerikan Chris Brown është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër të mërkurën, duke i hapur rrugë nisjes së turneut të tij botëror muajin e ardhshëm, pavarësisht një akuze të rëndë për sulm fizik. 

36-vjeçari përballet me një akuzë për dëmtim të rëndë trupor, pas një sulmi të supozuar ndaj producentit muzikor Abraham Diaw, me një shishe tekille, në një klub nate në Londër në vitin 2023.

Prokurorët e përshkruan incidentin si një “sulm të paprovokuar”.

Chris Brown nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Lartë të Southwark kur gjyqtari Tony Baumgartner vendosi ta lirojë me kusht dhe ende nuk është kërkuar që ai të deklarohet fajtor apo i pafajshëm për akuzën.

Ylli i muzikës R&B, i njohur për këngë si “Loyal”, “Run It” dhe “Under the Influence”, pritet të nisë turneun e tij “Breezy Bowl XX” më 8 qershor në Holandë.

Brown, u arrestua javën e kaluar në një hotel në Manchester, pasi u rikthye në Britani për herë të parë që nga incidenti i dy viteve më parë.

Më 17 maj, gjykata i refuzoi lirimin me kusht, por të mërkurën u lirua me disa kushte strikte: Duhej të paguante një garanci prej 4 milionë funtesh britanike, me edhe 1 milion funte të tjerë brenda shtatë ditëve. Gjykata ka urdhëruar që Brown të dorëzojë pasaportën e tij, përveç rasteve kur ai udhëton për turneun.

Continue Reading

Magazinë

Tom Cruise zemëron fansat me përgjigjen në lidhje me Ditën e Babait: Ai nuk ka dashur ta shohë vajzën e tij për më shumë se 11 vjet

Published

on

Aktori amerikan, Tom Cruise, ka zemëruar shumë fansa me përgjigjen e tij ndaj një pyetjeje që lidhet me Ditën e Babait, duke marrë parasysh faktin se ai ka refuzuar ta shohë vajzën e tij Suri Cruise, të cilën e kishte në martesë me Katie Holmes, për më shumë se 11 vjet.

Në premierën e “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, një gazetar e pyeti: “Dita e Babait po afron. Si do të dukej një Ditë ideale e Babait për ty?”.

Kjo pyetje e ngatërroi pak, kështu që tha: “E di…”, shikoi në distancë dhe shtoi: “Thjesht po argëtohem”.

Ai doli nga tema dhe filloi të fliste për filmat e tij: “Të realizosh filma, të kesh aventura të mrekullueshme dhe të kalosh kohë të mirë”. Fansat e dënuan atë në rrjetet sociale për këtë reagim. Përveç Surit, ai ka edhe dy fëmijë të tjerë – Connorin dhe Isabellën, me të cilët është në marrëdhënie të mira.

“Po sikur të mund të takoje vajzën tënde, të cilën e braktise më shumë se një dekadë më parë?”, “Humbja e tij”, “Burri është plotësisht i shkëputur nga realiteti”, janë disa nga reagimet.

Suri hoqi dorë nga mbiemri i babait të saj dy vjet më parë. Ajo dhe nëna e saj, ndryshe nga Tomi, nuk donin kurrë të ishin anëtarë të Kishës së Scientology, pas së cilës ai i ndërpreu të gjitha kontaktet me ta.

Continue Reading

Lifestyle

Ja dhjetë filmat që mund t’i (ri)shohësh në këtë ditë me shi

Published

on

Ditë me shi, kokoshka dhe kjo listë që duhet ta bësh ‘save’ për të gjetur filmin që të pëlqen. Ecim se kemi rrugë para!

“Fallen Angels” (1995)

Ky film ofron një aspekt poetik të jetës së vetmuar dhe të ndërlikuar në Hong Kong, përmes historive të ndërthurura të një vrasësi me pagesë dhe një vajze introverte. Filmi eksploron izolimin urban dhe dëshirën për lidhje emocionale.

“Perfect Days” (2023)

Një pastrues tualetesh në Tokio gjen bukuri në rutinën e përditshme e momentet e vogla të jetës. Filmi është reflektim i ngrohtë dhe meditues mbi thjeshtësinë dhe pranimin.

“Blue Velvet” (1986)

Një i ri zbulon një botë të errët nën sipërfaqen e qetë të qytetit të tij të vogël, duke u përfshirë në një histori të rrezikshme pasioni dhe dhune. Ky film nga David Lynch eksploron anën e fshehtë të dëshirës dhe perversitetit.

“Paris, Texas” (1984)

Një burrë i humbur rikthehet në jetë pas një periudhe të gjatë mungese dhe përpiqet të rindërtojë marrëdhënien me djalin e tij. Një rrugëtim prekës i vetëzbullimit dhe faljes nëpër rrugët e zbrazëta të Amerikës.

“Paths of Glory” (1957)

Gjatë Luftës së Parë Botërore, një oficer francez lufton kundër padrejtësisë kur tre ushtarë të pafajshëm përballen me pushkatim. Stanley Kubrick sjell një kritikë të ashpër ndaj absurditetit të luftës dhe autoritetit ushtarak.

“Aftersun” (2022)

Një vajzë kujton pushimet e fëmijërisë me babain e saj, kupton boshllëqet e misteret e marrëdhënies. Një film i ndjerë dhe melankolik për kujtimet, rritjen dhe dhimbjen e fëmijërisë së humbur.

“The Dreamers” (2003)

Tre të rinj në Parisin e trazuar të 1968 eksplorojnë seksualitetin, kinemanë dhe revolucionin përmes një lidhjeje të ndërlikuar emocionale dhe erotike. Një film provokues që ndërthur pasionin politik me dëshirat personale.

“Little Miss Sunshine” (2006)

Një familje udhëton me furgon për të ndihmuar vajzën e vogël të marrë pjesë në një konkurs bukurie. Një komedi e ëmbël e prekëse që flet për rëndësinë e mbështetjes familjare dhe pranimit të vetes.

“Beautiful Boy” (2018)

Një baba përpiqet të kuptojë e ndihmojë djalin adoleshent që lufton me varësinë nga droga. Një histori e dhimbshme dhe reale për dashurinë prindërore dhe betejat me varësinë.

“Lost in Translation” (2003)

Dy të huaj në Tokio krijojnë lidhje në një moment të zbrazëtie personale e kulturore. Filmi trajton ndjenjat e vetmisë, humbjes së identitetit e intimitetit të përkohshëm.

Continue Reading

Të kërkuara