Lajmet

​“Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve të paguajnë faturat në pikat e saj zyrtare

Published

on

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se në bazë të vendimit të miratuar nga Kuvendi Komunal faturimi dhe pagesa për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave duhet të kryhet drejtpërdrejt në pikat zyrtare të kompanisë.

Ky vendim sipas KRM “Pastrimi”, është në fuqi dhe mbetet plotësisht i zbatueshëm.

Dëshirojmë të theksojmë se pezullimi i ndryshimit të rregullores për mbeturinat, i miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk mund të bëhet me vendim personal të kryetarit të Komunës, Përparim Rama. Një rekomandim i Zyrës Ligjore të Komunës nuk ka kompetencë ekzekutive mbi vendimet e Kuvendit Komunal, prandaj çdo veprim në kundërshtim me këtë rregullore është i paligjshëm. Apelojmë te qytetarët të mos bien pre e keqinformimit dhe të kryejnë pagesat e tyre vetëm në “Pastrimi” sh.a.. Pagesa e faturave është thelbësore për përmirësimin e shërbimit, garantimin e pagave të punëtorëve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për të gjithë”, thuhet në njoftim.

KRM “Pastrimi”, kërkon nga qytetarët që mos të lejojnë që keqmenaxhimi dhe interesat financiare të cenojnë cilësinë e shërbimit publik.

Ditë më parë Komuna e Prishtinës ka shpall gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet. Sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama deri te kjo situatë ka ardhur pasi koalicioni PDK-Lëvizja Vetëvendosje përmes plotësim-ndryshimit të rregullores po tenton ta pengojë angazhimin e kompanive private në menaxhim të mbeturinave.

Bota

Hetimet e përplasjes së trenave, jep dorëheqjen zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile

Published

on

By

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile i Greqisë, Christos Trianthopoulos, ka dhënë dorëheqjen për akuzat për manipulim të provave në lidhje me përplasjen e trenave në vitin 2023, ku humbën jetën 57 persona.

Opozita akuzoi Tiantopoulosin se ishte në vendin e aksidentit pa autorizim, gjë që ai e mohoi.

Ai theksoi se ishte në vendin e aksidentit sepse ishte pjesë e planit të qeverisë për të “ndihmuar familjet e viktimave”.

Trianthoplos tha se ai dha dorëheqjen për të lehtësuar gjërat për ministrat e tjerë, duke deklaruar se ai ishte “akuzuar në mënyrë të padrejtë”.

Një përplasje mes dy trenave në Greqinë veriore ndodhi në vitin 2023, kur një tren pasagjerësh dhe mallrash përfunduan aksidentalisht në të njëjtën binar.

Vonesat në hetimin e aksidentit kanë rritur presionin e opozitës ndaj qeverisë përpara përvjetorit të dytë më 28 shkurt.

Aksidenti shkaktoi protesta masive publike dhe polemika politike.

Continue Reading

Lajmet

Kandidati serb për deputet thotë se humbi punën pasi doli kundër Listës Serbe

Published

on

Millosh Kovaçeviq, kandidat për deputet nga Iniciativa Qytetare për Drejtësi Popullore, pretendon se humbi vendin e punës në autoritetin e përkohshëm komunal të Skenderajt, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të qëndrimeve të tij kundër Listës Serbe. Ai thotë se një zyrtar lokal serb e kishte paralajmëruar për këtë vendim, duke e quajtur “tradhtar”.

Kovaçeviq, i cili kishte një kontratë të rinovueshme çdo gjashtë muaj, pohon se punëdhënësi e çregjistroi nga sistemi i pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore një muaj para skadimit të kontratës. Ai e sheh këtë si një hakmarrje politike, ndërsa autoritetet serbe mohojnë pretendimet e tij.

Ky nuk është rasti i parë i tillë. Në zgjedhjet e kaluara, u raportua se serbët që nuk mbështesin Listën Serbe janë përballur me presione dhe pasoja në vendet e tyre të punës. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, përveç Listës Serbe, do të garojnë edhe pesë parti të tjera nga komuniteti serb.

Continue Reading

Lajmet

“Trepça” rikthen nën menaxhim të gjitha pronat e saj

Published

on

By

Certifikatat e pronësisë u dorëzuan sot në duart e kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Faton Ahmeti.

Një sfidë shumëvjeçare më në fund mori zgjidhje! Për dekada, pronat e Trepçës kanë qenë të shpërndara nën 273 emërtime të ndryshme, duke e bërë të vështirë administrimin dhe zhvillimin e tyre pas luftës” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Ky rikthim rezultoi me bartjen nën pronësi të 2133 pronave, më saktë 12.6 kilometrash katrorë.

Për herë të parë pas luftës, po krijohet një regjistër i plotë dhe i detajuar për të gjitha pronat në Kosovë. Ky është një hap thelbësor për transparencën dhe menaxhimin strategjik të pasurisë së Trepçës.

Procesi do të vazhdojë edhe më tej për të përfshirë pronat e tjera që ende nuk janë regjistruar, duke siguruar një pasqyrë të qartë dhe të plotë të të gjitha aseteve të ndërmarrjes”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Bota

Kina emëron Lu Shaye si të dërguar në Evropë

Published

on

Kina ka emëruar diplomatin kontrovers Lu Shaye si përfaqësuesin e saj special për çështjet evropiane, një vendim që ka shkaktuar reagime të forta mes diplomatëve ndërkombëtarë. Lu, ish-ambasador në Francë, është i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme, përfshirë pretendimin se ish-shtetet sovjetike “nuk kanë status efektiv në të drejtën ndërkombëtare” dhe sugjerimin se banorët e Tajvanit do t’i nënshtroheshin “riedukimit” pas një bashkimi të mundshëm me Kinën.

Ky emërim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet Kinë-BE, në sfondin e tensioneve tregtare dhe tarifave të reja të vendosura nga SHBA. Pavarësisht polemikave, Ministria e Jashtme kineze deklaroi se Lu do të punojë për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me Evropën. Ai zëvendëson Wu Hongbo, i cili mbajti këtë pozicion që nga viti 2019.

 

Continue Reading

Të kërkuara